T’i çelim (hapim) fort sytë!

Opinione

T’i çelim (hapim) fort sytë!

Nga: Agron Shabani Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Autori Agron Shabani

Thuhet se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për shkak të refuzimit ose hezitimit të njohur për të pranuar (si macen në thes, apo si Thembër Akili)-"asociacionin ( zajednicën) ose "dodik republikën serbe" në Veriun e Kosovës, të firmosur me herët (me 2O13 etj...) nga Isa Mustafa, Hashim Thaçi, i ashtuquajturi "ekipi i elefantëve" në bisedimet e Vjenës etj.: Nga ana i liderëve ose politikanëve të ndryshëm botërorë ose ndërkombëtar, është injoruar në Samitin e fundit të Sigurisë në Munih (München) të Gjermanisë.

Nuk e dijë nëse mund të quhen injorim i Kryeministrit Kurti edhe takimi dhe bisedat e tij me Liderin (Kancelarin) e Gjermanisë, Olaf Scholz....!?

Gjermania është superfuqia e Evropës dhe BE-së, dhe njëra prej fuqive kryesore të globit.

Ndërkohë që edhe shtetit dhe kombi i madh gjerman, sikur janë lodhur ose dërmuar paksa nga roli dhe misioni i njohur i Herkulesit në UE-së dhe gjithandej. E sidomos nga barra ose pesha e rëndë e luftës në Ukrainë.

Kështu që në vend të një politike dhe diplomacie të kualifikuar, profesionale, inteligjente, kolokfiale, seminarike, tradicionale, klasike, komplementare, suplementare ose inteligjente të Perëndimit, sot fjalën kryesore e ka e ashtuquajtura diplomacia publike, agresive ose dinamike me tone dhe tensione të ngritura, turbulente, hektike, eklektike etj.

Leximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose inteligjenca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë me të qartë situatën

Sikur po jetojmë në kohën e sundimit të Ivan Groznit, Volokolamskit, "Dinastive" të Rjurkoviçëve, Ivanoviçëve, Romanovëve, Mihajllovëve, Car Dushanit, Obrenoviçëve, Kragjorgjeviçë dhe të tjerëve, e jo në shekullin 21 (XXI)! Apo.....?,

Siç dihet, edhe aneksimi ose bashkimi i përdhunshëm i Ukrainës me Rusinë me 1649, 1654 etj...ka ndodhur asokohe me ndihmën e disa mbretërve dhe mbretërashave të ndryshme të Evropës Qendrorë ose kontinentale. Edhe aneksimët e njohura të Krimesë nga ana e Rusisë cariste, imperiale ose kolonialiste me 171O, 1711, 1783, 2O14 etj., gjithashtu. Loja e njohur mesjetare po vazhdon.....!

Në anën tjetër ndërkaq, askush nuk iu ka faj shqiptarëve të Kosovës, të cilët nga identiteti, ekskluziviteti ose autenticiteti i tyre shqiptar, në emër të "pakos" së Ahtisarit, Primakovit, Çërnomirdinit, Vedrini, Hillit etj...u konvertuan në "popull të ri kosovarë" të "lindur nga lufta" etj....Mbase, në popull artificial ose johistorik (" the people without history") në një kohë të pakohë baraspeshash ose ekuilibrimesh të reja imperiale ose kolonialiste ("new imperial and colonial ecquality") në Evropë dhe gjithandej.

Kështu që në vend të popullit shtet formues (shqiptar ose ius sangunis)-Kosova dhe kosovarët, zgjodhën "modelin" ose rrugën e "shtetit popull formues" (ius solis ose ius polis)!

Aty thonë se njëherë e përgjithmonë u ndanë rrugët.

E kemi thënë ose cekur shpesh se fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, informimi, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai, gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij polare, instike, imagjinare ose fiktive, të mbushura ose stërngarkuara me "forcë" ose "energji" të madhe irracionale, egocentrike ose egonarciste.

Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose individ nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhen poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik!

Nuk janë populli, shteti, pushteti, liria (çlirimi), toka, uji, prona (pasuria) dhe statusi final i Kosovë, çështje jetike, strategjike ose gjeopolitike të politikanëve, politikave, koniukturave ose nomenklaturave të shitura, shantazhuara, korruptuara, devalvuara, demaskuara, deligjitimuara dhe skaduara në pozitën dhe opozitën kosovare.

Dhe, aq me pak e "çlirimtarëve" ose "komandantëve" të ndryshëm të Bllacës, Stankovcit ose Hotel "Rognerit" të Tiranës, të cilët frontet e luftës së UÇK-së, i kanë parë vetëm në televizor.

Apo, e ndonjë "analisti" e "publicisti" llaskuç, imoral, demagog, hipokrit dhe dogmatik që i thotë vetit edhe "profesor universitet" etj...!!!


Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandonojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"! Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i prenë kurrë tehu i shpatës së huaj. E sidomos kokat e përulura (nënshtruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jo kurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjeve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

'Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

"Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotet së bashku me sekretët ose misteret e heshtjes së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

U mor vesh se politologjia dhe filozofia moderne ose bashkwkohore, i kanë përjashtuar ose hedhur poshtë, si të tejkaluara, reaksionare dhe anakronike, idetë ode teoritë e ndryshme klasike, proteksioniste, paternaliste, ataviste, pseudoshkencore, quaziprofesionale ose antihumaniste.

Politika dhe diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marrëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombëtarë. E jo duke qenë gjithmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie pllakateve, ataviste, forumiane, kabinetike, unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit (ultima ratio ose urbi et orbi), monopolit, llupës ose totelës së huaj –për sa u përket kompromiseve ose koncesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë.

Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve, gjegjësisht, emirëve, sulltanëve ose sheikëve të pasur (të shantazhuar, inkriminuar dhe korruptuar deri në fyt) nga gjiri (golfi) i njohur persiko-arabik, që penetrojnë ose frekuentojnë (si në "sfilatë mode") me erë nafte dhe benzine, salloneve ose kancelarive të ndryshme amerikane, europiane, serbe, ruse, turke etj., pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqet dhe pasojat e politikës dhe diplomacisë së tyre!

U mor vesh se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetërorë dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupës ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpërfaqen edhe skemat e ndryshme të korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombëtare.

Tek ai ose ata, natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit të tij (të saj) politik, diplomatik etj.

Edhe idetë dhe teoritë qendrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. E sidomos atëherë kur përmes formulimeve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit formal ose artificial të popullit me shtetin me pushtetin. (asocial, subkoshient ose apolitik)

Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan ose diplomat i zgjedhur ose emëruar nga partia-shtet ose shteti-parti, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demiriurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., të bëj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se tejkalon detërat ose oqeanet e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjendje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike."

Nuk shkon gjithmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e liderëve ose politikanëve-shtet dhe shtetit-parti!

Politika dhe diplomacia bëhen në Akademinë e Shkencave, apo nga qarqet dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigje dhe të vërteta relative.

Dhe, aq më pak për "heronj", "kalorës" ose "gardian" të ndryshëm "shtetëror" ose "nacional" të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë e vejnë dorën në brez ose revole, apo e shpifin, linçojnë, pamundësojnë dhe eliminojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një intelektuali të mençur, të ditur, komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, vizionar, profesional dhe inteligjent.

Kosova nuk është koloni e askujt!

Nuk jetojmë në kohën e imperializmit, kolonializmit ose gjysmw- kolonilizmit.

Se këndejmi, pavarësisht asaj se në Uashington, Paris, Berlin, Romë a dikund tjetër: Në çdo katër vjet ndryshohen administratat, qeveritë ose pushtetet: Politika dhe diplomacia amerikane, gjermane, angleze (britanike), franceze, italiane, kroate, austriake etj...bëhen ose hartohen në akademitë e shkencave.

Ndërkaq, marrëveshjet e ndryshme dhe kontratat, janë të mbrojtura dhe garantuara me ligj. Edhe njoha e lirisë, pavarësisë, sovranitetit, autenticitetit dhe integritetit të përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, territorial ose gjeografik të Republikës së Kosovës-gjithashtu.

U mor vesh se në Shtetet e Bashkuara, fjalën kryesore e kanë Kushtetuta e njohur amerikane "Constitucion of United States of Amerika" ose "Cheks and Balances", së bashku me Kolegjin e lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe Komisioni i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit amerikan, e jo administratë ose politikat e ndryshme ditore ose periodike. Në shtet tjera perëndimore, gjithashtu. Rregullat dhe Kontrolli pra

Ç' thonë politika dhe diplomacia perëndimore? (Kuptimi i kualifikuar, kolokfial, intelektual, profesional dhe inteligjent)

Politika, apo puna e kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe inteligjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimeve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emëruar në poste ose funksione të larta shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemeve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimeve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithmbarshme të kombit dhe atdheut.

Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politika para sw gjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjeve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimeve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioriteteve të larta shtetwrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.

Aty i kemi edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, inteligjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimet ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj.

Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë

sjelljet, reagimet, vlerat, parimet, postulimët (postulatet), format, metodat, mjetet ose instrumentet e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktateve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetwrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj. Por, në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, monitorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimeve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo: "të vërtetat e përjetshme"), por vetëm japin shpjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacioneve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Ndryshe nga kjo, teoria dhe praktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktet e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe inteligjente që i fitojnë ato.

Si për shembull: Nëse shtetet liberale ose demokratike të Perëndimit, kanë mosmarrëveshje me shtetet marksiste ose komunosocialiste në çështjet e pronës ose kapitalit: Kjo nuk pengon që parimet e përgjithshme për të drejtat e njeriut të përcaktojnë parimet e një etike globale ose universale që duhet të zbatohet ose aplikohet në mënyrë racionale ose kritike, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhet të lejohej edhe në rastet kur nuk pajtohen në lidhje me organizimin e ekonomisë apo të pronës ose kapitalit. E sidomos me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë etj.

Janë mu këto vlera dhe thesare prej nga ku mund të nxirren edhe aksiomat edhe idiomat e të qenit qytetar i një qytetërimi të lartë kulturorë, politik ose diplomatik- përmes edukimit empirik, modernist ose progresivist, i cili do duhej të ishte pikërisht ai ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe parimeve të njohura qytetare, kulturore, politike, diplomatike, shkencore ose humaniste.

Një komunitet politik dhe diplomatik, definohet dhe identifikohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjedhjes së konflikteve. Apo, për ta thënë me ndryshe: nga zgjedhja e diskutimit publik si mjet për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta racionale, avangarde ose pozitiviste.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; janë zgjuarsia ose mençuria politike dhe diplomatike, stili apo forma e debatit, dialogut ose komunikimit, ato vlera dhe parime që krijojnë pasqyrën ose imazhin e tyre.

Aty pra ku puçen (bashkohen) ose kombinohën spirtualja, materialja dhe idealja, gjegjësisht ana refleksive dhe teorike me anën praktike ose ekzistencialiste etj...

Madhështia ose shkëlqimi i diplomacisë tradicionale ose empirike me zgjuarsinë, akribitetin, luciditetin, subtilitetin, modernitetin dhe efikasitetin e diplomacisë moderne ose bashkwkohore. Aty ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohen në mënyrw sintetike dhe shumë integrale ose dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera kontemplative, komplementare, suplementare ose superlative brenda paradigmave të ndryshme shtetërorë, nacionale, politike, kulturore, historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike etj.

Kjo për faktin se jeta dhe bota jonë së bashku me shtetet dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritura ose projektuara mbi përvojat dhe aftësitë e njohura shkencore dhe intelektuale të njerëzve të ditur, mbi humanizmin dhe kreativitetin e njerëzve të pasur, mbi heroizmin dhe sakrificat e njohura ushtarake ose luftarake të njerëzve të guximshëm dhe liberator si dhe mbi lirinë, drejtësinë, harmoninë dhe barazinë e gjithmbarshme njerëzore (qytetare), shtetërorë, nacionale, sociale, materiale, profesionale, kadrovike, politike, diplomatike etj.

Ndaj, edhe diplomacia (ose diplomatia) e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe inteligjente, në këtë kuadër, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme.

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë : diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.

Ndonëse, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtare, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombeve dhe shteteve të ndryshme.

Shënimet, stenogramet, protokollet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marrëdhëniet ose raportët e ndryshme protokollare ose diplomatike në mes popujve dhe shteteve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.), si dhe popujve ose vendeve të tjera në Antikë.

Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongreset ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.

Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngrite dhe projektuar edhe praktika diplomatike në Romën e Laahtë-Antike kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nunci) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t'u jepen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike.

Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të hartave të reja shtetërore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimet politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjerë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacioneve diplomatike si dhe të dërguarve (dërgatave) ose atashimeve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shteteve (qyteteve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë. Kështu që përveç shteteve të Mileti, Raguzës (Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetet, mbretëritë ose principatat tjera (si ajo e Frankëve dhe Langobardëve, e Arbërve ose Kastriotëve, e Lujëve, Yorkëve, Tudorëve dhe Lancasterëve etj.) filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombet) dhe shtetet e ndryshme.

Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shteteve moderne ose bashkwkohore, në mënyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndryshimet ose reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konsullar ose diplomatik...Kjo sidomos pas firmosjes së "Paqes së Vestfalisë" me 1648 dhe Revolucioneve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.

Duke i veçuar këtu "Kongresin e Vjenës"(1815) dhe "Kongresin e Aachenit" me 1818, kur filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore...E pasuar me ngritjen ose themelimin e "Unionit Telegragik" me 1856, "Unionit Postar" ose "Diplomatik" me 1874 dhe 1875, "Kongresin e Berlinit" me 1878 etj.

Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish "luftërat e ftohta" si dhe një mori ngjarjesh, procesesh dhe zhvillimet të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.

Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe "Traktatin e Versajës" me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombeve" me 192O, të OKB-s me 1945, "Paktit të Natos", Unionit Evropian"(UE-s), ish "Traktatit të Varshavës" etj.

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplomacia moderne dhe post moderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disiplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.

E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964 si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimet e sotme botërore ose ndërkombëtare ku politika e jashtme ose diplomacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve më të njohura, më të bukura ose avansuara shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimeve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj.

U mor vesh se përfaqësi (lëgata) ose "dërgata" të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe ne kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike. Kujto këtu ato në kohën e "polisit"( shtetit) të Athinës, në kohën e Bizantit ose Romës së lashtë antike etj...

Ndërkaq, dikur me vonë termi "diplomaci", në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinë edhe një sërë vlerash dhe parimesh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentet e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shteteve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive. Raportet, marrëdhëniet dhe marrëveshjet e ndryshme shtetërore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj. Sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (lëxo: revolucionin e madh francezë etj.)- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjeruar jashtë kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të Francës. Duke njohur kështu zgjerime dhe përhapje të mëvonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një kryediplomati (ministri) ose përfaqësuesi diplomatik (diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalimin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Një përfaqësues diplomatik (qoftë ai ose ajo krye diplomat ose krye diplomatë, i/ e ngarkuar me punë, ambasador, konsull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..)- në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij (saj) konsullor dhe diplomatik.

Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, profesionale ose inteligjente në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokollare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtetërorë, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive.

Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, personale, familjare, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme.

Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avancuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive, si dhe duke i mbrojtur, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marrëdhëniet e gjithmbarshme ndërshtetërore, qeveritare dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikpritës ose nikoqir, duke i përhapur (zgjeruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marrëdhëniet ose raportet e gjithmbarshme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontakteve dhe takimeve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetet ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar.

Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjerimit, eksplorimit dhe avancimit të vazhdueshëm ose permanent të marrëdhënieve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj.

Duke i zgjeruar, avancuar, ravijëzuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike, pedagogjike etj.

Kjo në radhë të parë për faktin se marrëdhëniet ose raportet e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportet ose marrëdhëniet e njohura në mes "dashurisë dhe urrejtjes", ku mjafton vetëm një keqkuptim ose acarim i vogël në mes strukturave ose qarqeve të ndryshme "elitare" ,"egalitare" , qeveritare ose politike dhe, i tërë "kompozicioni" i marrëdhënieve ose raporteve të përgjithshme ndërshtetërorë ose ndërqeveritare të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si kulla prej letre.

Për me tepër ndërkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raporteve ose marrëdhënieve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose ndërkombëtare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marrëdhëniesh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithmbarshme të marrëdhënieve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore, marrëdhëniet miqësore dhe gjeostrategjike, marrëdhëniet miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marrëdhëniet ad hock, marrëdhëniet de jure dhe de facto, marrëdhëniet neutrale ose indiferente, marrëdhëniet e ftohura, marrëdhëniet e acaruara dhe kështu me radhë. Varësisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente, diskursive dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, dialogues, retorik, oratorik, komunikologjik, koherent ose analogjik. Respektivisht, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj.

Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filozofie të re (bashkwkohore) dhe analitike të raporteve ose marrëdhënieve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika sè bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, perceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose polit tek popujt ose vendet e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.

Në të kundërtën, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivisht, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filozofisë moderne ose bashkohore në njërën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.

Duke e vërë theksin në parimet, premisat dhe postulatet e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, intrinznike, ekstrinznike, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike të çështjëve dhe aspekteve të gjithmbarshme të raportëve ose marrëdhënieve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfilltë dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushteve, rrethanave, zhvillimeve, proceseve ose fenomeneve të ndryshme në kohë dhe hapësirë.

Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit të njohur parcial të "egos', libidos, personit (personalitetit) ose interesave të materiale, karieriste etj.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.

Se këndejmi, ndërkohë që revolucioni i njohur (antiborxhez) në Francë së bashku me revolucionin industrial në Angli: Asokohe pos tjerash i sollën ose afirmuan arsimimin, emancipimin, moralin, kulturën, disciplinën dhe fitorën epokale ose historike të vlerave, parimëve, postulimëve, ideve, vizionëve, idealeve dhe teorive të njohura shkencore, humaniste, sekulare ose avangardiste-përballë rendëve ose sistemëve të ndryshme natyrore, ordinare, primitive, absolutiste, klasike, tradicionale, borxheze, skllavopronare, feudaliste dhe të tjera së bashku me solidaritetin e njohur social, manual, mekanik, fizik (organik), sindikalist, politik, fizikën sociale (sociofizikën) etj... Revolucioni i njohur në SHBA-s, e solli dhe afirmoi të drejtën sovrane, legjitime, natyrore, historike, gjenealogjike, etnike ose biogjenetike për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga çizmja, kurora ose tutelja e huaj koloniale, imperiale, hegjemoniste, ekspansionistë, politike, sociale, ekonomike, ushtarake ose militariste. Duke e nënkuptuar këtu (me theks të posaçëm) edhe maksimën ose idiomën e njohur greke, sipas të së cilës :"Të marrëve, të paditurve, të robëruarve dhe fukarenjve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm shembuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat