Kujdes ndaj Rusisë, bota po përballet me kthim të historisë!

Opinione

Kujdes ndaj Rusisë, bota po përballet me kthim të historisë!

Nga: Prof. Nijazi Halili Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:49
Nijazi Halili

Përmes politikës së zgjerimit, Unioni Evropian e kishte përmbyllur arritjen e cakut gjeostrategjik: integrimin në gjirin e vet të ish shteteve komuniste të Evropës Lindore e Qendrore, plus dy shteteve mesdhetare dhe është në ecje e sipër për përmbylljen e rrethit integrues edhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Me këtë, Unioni Evropian po mbyllte dy sfidat gjeopolitike dhe dy kërcënimet strategjike të periudhës së luftës së ftohtë: lindjen evropiane ish-komuniste (pro sovjetike) dhe bashkimin postkonfliktual (projugoslav). Ky itinerar gjeostrategjik i UE-së u realizuar konform realitetit të ri gjeopolitik pas luftës së ftohtë. Por me kërcënimin e rendit të ri botëror nga terrorizmi global, nga kriza energjetike dhe financiare dhe shtimi i regjimeve autoritare dhe aleancave të tyre të reja trans kontinentalë, bota u përball me “kthimin e historisë”.

Në fund të dekadës së parë të këtij shekulli Euro-Azia po imponohej si rajon me peshë gjeostrategjike, sepse ajo që në të kaluarën ishte rruga e mëndafshtit, në fillimi të këtij shekulli u bë rrugë energjetike. Ky kontest i ri gjeopolitik nxori mbi sipërfaqe rëndësinë e Gjeorgjisë, Armenisë, Kazakistanit, por edhe të Turkmenistanit.

Kujdesi ndaj Rusisë, në fund të dekadës së parë të shek.XXI euroazia po imponohej si rajon me peshë gjeostrategjike, sepse  nëse në të kaluarën ishte rruga e mëndafshit, në fillim të këtij shekulli u bë rruga energjetike.

Ky kontekst i ri gjeopolitik nxori mbi sipërfaqe rëndësinë e Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Ermenisë, Kazakistanit, por edhe të Turkmenistanit.

Ndaj Euro-Azisë, unioni evropian zhvillonte politikat asociuese, në kuadër të  Marrëveshjeve  për partneritet dhe kooperim (CPA), që pritej të konkludonin në marrëveshje të tregtisë së lirë me UE-në. Mirëpo, UE-ja mbetej e kujdesshme ndaj gjerësisë politike të këtyre marrëveshjeve, sidomos ndaj reflektimit të tyre kundër Rusisë. BE-ja pavarësisht reagimeve të saj lidhur me ngjarjet në Gjeorgji, kishte kujdes që ato të mos cenonin raportet BE-Rusi, të paracaktuara nga varësia energjetike evropiane nga Moska.

Kjo varësi e Evropës i kishte garantuar Rusisë në raportet me BE-në status preferencial, ndërkaq fqinjëve të ish-Bashkimit Sovjetik ju  njihte “aspiratat evropiane”. Komisioni Evropian në fund të vitit 2008 kishte dalë me dokumentin që e shpaloste politikën e re të UE-së ndaj këtij rajoni, me të cilin ju njihte “aspiratat evropiane” Bjellorusisë, Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, por duke ju mohuar njëkohësisht atyre anëtarësimin në UE.

Autori është profesor i shkencave politike në Kolegjin Universum në Prishtinë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat