Pse kryeministri Kurti, nuk duhet të dështojë në marrëveshjet me Serbinë?

Opinione

Pse kryeministri Kurti, nuk duhet të dështojë në marrëveshjet me Serbinë?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 23 shkurt 2023 Në ora: 13:24
Albin Kurti

Thuhet se njeriu kur gabon edhe mëson, por gabimet e përsëritura e krijojnë kompleksitetin e vet të shkatërrimit dhe falimentimit, që nuk riparohen lehtë, prandaj në një pikpamje këtu qëndron edhe situata e krijuar në Kosovë, me nënshkrimin e Asociacionit të komunave serbe në Bruksel, nga njerëzit që i udhëheqën betejat e turpit dhe humbin pa hyrë në luftë, duke mashtruar popullin e vet se janë kthyer fitimtarë…

Populli i hipnotizuar dhe i dehur nga «ideali» për liri, në emër të të cilit luftoi pa e kursyer jetën në fronte të tmershme, i cili e përjetoi rëndë tragjikën e luftës barbare serbe, ku gjurmët e saj kanë lënë pasoja psiqike dhe fizike dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të tulitura në botën e këtij populli të pa fajshëm, duke ia sulmuar shpresat dhe optimizmin e tyre njerëzor.

Mirëpo, për fat të keq, mbas luftës dhe largimit të pushtuesit serb, sikur vërshuan disa lloje të njerëzve dhe grupeve grabitqare, të cilëve nuk u interesoj katandisja e popullit dhe sanimi i gjendjes së tyre për ta vendosë jetën në binarët e vet, por këta njerëz muarën hov dhe pushtet absolut, duke krijuar banda dhe klane të korruptuara, deri sa nuk besojnë se kanë ç’të kërkojnë më luks në jetë, se me luksin e tyre, që krijuan në kurriz të këtij populli.

Është fakt se Kosova, nuk mund të krahasohet dhe të arrijë me standartet e vendeve të zhvilluara në rajon dhe më gjerë, por të kemi parasysh se janë disa rrethana ekstra të krijuara, të cilat po e tërheqin mbrapa, në rend të parë, ky vend mirret akoma me thyerjen e monotonisë dhe gjurmëve që i lë lufta, dhe tjetra vërehët se ka shumë mangësi në organizimin e pushtetit dhe vetëqeverisjes si tendencë për ti thyer kallypet e një apatie të viteve të kaluara nën okupimin serb, duke u ballafaquar akoma me konceptet e fashizmit të njëjtë.

Kosova si shtet i ri demokratik, mund të jetë edhe si model i shteteve bashkëkohore, ku në bazë të Kushtetutës që trajton, jep shembullin më të mirë të demokracisë, duke u shërbyer gjitha komuniteteve pakicë dhe shumicë pa dallim, në kuptimin e ekzistencës dhe të drejtave të tyre, dhe komunitetin serb duke e priveligjuar në një mënyrë të veçantë, të cilët në një mënyrë po sjellën në të kundërtën e demokracisë së këtij shteti dhe me një arrogancë që pretendojnë t’ia kthejnë shpindën.

Natyrisht se e kaluara ishte një humnerë e qartë, por e ardhmja pse duhet ta brengos këtë popull të Kosovës, dhe në vend që të mirret me politikat zhvëllimore të vendit të vet, na duhet të mirremi me politikat ditore dhe kontradiktat kohore të saj, të cilat në këtë rryp kohe e gjejnë jehonën e retrospektivës dhe shkrihen në të tanishmën pa nevojë, duke u zhvilluar para syve dhe mendjes së këtyre qytetarëve, duke shkakëtuar ankthe dhe pa siguri.

Ndërkaq, duke u përqëndruar brenda kornizave të kësaj copë kohe që na ka mbetur në marrëvshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, shteti i Kosovës dhe qeveria e tanishme Kurti 2, vetëvetiu duhet ti krijojë kushte vetës për një angazhim sa më të dendur dhe konkret, që mos të dështojë në programet dhe parimet e veta, dhe të mos na imponohet tërë kuptimi i këtij shteti, të cilit i rrah me rrëmbim zemra dhe pulsi i brendshëm, me një ndjenjë ethësh që po përjeton akoma, por ky popull është i fortë dhe i përkushtuar për të mbrojtë identitetin e vet dhe pëllëmbët e kësaj toke dardane.

Ata që e nënshkruan Asociacionin e komunave serbe në Bruksel, kuptohet rroli dhe autogrami i tyre, që përfaqëson tradhëtinë e këtij vendi, të cilët duhet të ndiqen penalisht për një akt të tillë, që është bërë pa pëlqimin dhe miratimin e popullit shumicë shqiptare, sepse konceptimi i kësaj materje nuk e përjashton aspektin e ndarjes dhe copëtimit teritorial të Kosovës, ku duhet të japim dhe të sakrifikojmë edhe më shumë dhe të zbulojmë të vërtetën e ketij vendi, që shpesh nuk duket ajo që është nën sipërfaqën e kësaj toke, për të cilën bëhët fjalë…

Opozita shqiptare e Kosovës, po luan sot një rrol të dytë, sikur janë të shkëputur nga kjo shoqëri e jona dhe jo si një rrol plotësues që vjen pas mazhorancës, të cilët në bazë të një uniteti të përbashkët mund të kryejnë një funksion të lakmuar, duke u përqëndruar në kauza të rëndësishme, sic është momentumi i Asociacionit tëkomunave serbe në veri të vendit, që të ndjehet dhe reflektohet sa më shumë kundër këtij aksioni famëkeq të ndarjes së Kosovën, i cili me vetëdije, apo pa vetë dije gjenë përkrahje edhe te ndërkombëtaret.

Kryeministri Kurti, nuk mundet të jetë «robot» dhe të funksionoj në bazë të dizajnimeve që ia bëjnë dizajnerët nga opozita dhe opinionet e ndryshme anash, për të zbuluar çpikjet dhe ëndjet e tyre, prandaj edhe në takimet e radhës me Vuçiqin, në Bruksel, do ta kishte jo lehtë për të arritë një marrëveshje paqësore në mes dy vendeve, sepse Vuçiqi dhe Serbia, janë të njëjtë dhe nuk kanë ndryshuar fare me planet e tyre kundër shtetit të Kosovës, dhe me një insistim të domosdoshëm për formimin e Asociacionit të komunave serbe në veri.

Nga ana tjetër, kjo ndjenjë e shqetësuar dhe ky raport në mes Kosovës dhe Serbisë, është e vërtetë se akuzat vuajnë në mes njëra-tjetres, por nëse e duam realitetin patjetër duhet ti afrohemi argumenteve që e sqarojmë të vërtetën dhe jo ta zgjojnë gjitherë ndjenjën e urrejtjes apo të antipatisë ndërnjerëzore, ashtu sikur e transmeton Serbia, dhe Vuçiqi, ndaj shqiptarëve, gjëneza e sëcilës është kërkuar gjithherë në keqardhje dhe në dhimbje shekullore.

Dhe sikur Serbia, do të pajtohet me planin franko-gjerman, të cilin Kosova, e ka pranuar si plan të përshtatshëm në kuptimin e një marrëveshje të mundshme, i propozuar nga BE-ja, dhe i pranuar edhe nga SHBA-të, atëherë pse do të lindin divergjenca tjera nga ana e Serbisë, kur njërës dhe tjetres do i hapën rrugët e përshtatshme të integrimeve në BE, dhe në organizatat ndërkombëtare, duke mos e penguar njëra-tjetren, dhe duke hequr paragjykimet e vjetra historike të normave primitive që kanë mbizotëruar me shekuj në mes dy popujve, apo serbëve dhe shqiptarëve, duke marrë shembullin e mirë në mes gjermanëve dhe franqezëve, të cilët sot jetojnë në harmoni dhe miqësi të lakmueshme me njëri-tjetrin, që më herët e zbatuan një plan të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat