Vala shqetësuese e largimeve nga Kosova!

Opinione

Vala shqetësuese e largimeve nga Kosova!

Nga: Skënder Mulliiqi Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:24
Skënder Mulliiqi

Më e dashtë vendin në të cilin jeton, qytetin është ndjenjë e mirë, është ndjenjë që na i lehtëson problemet të cilat i sjellë jeta. Nga vendi nga i ke rrënjët, zor është të shkëputesh, më së shumti kur shkëptuesh nga zori. Nuk ka askund tokë të premtueme. Kurrë njeriu nuk e gjen rehatinë si në vendin e vet, si në tokën ku ka lindur dhe është rritur.

Vala e largimeve nga Kosova është shqetësuese aq më shumë është brengosese për të ardhme e shtetit të Kosovës. Nuk dua të flasë e a është në modë largimi. Dua të flasë per simbolikën e cila e tregon gjendjen e shtetit dhe të kombit. Shqiptarët e duan vendin dhe më të janë krenarë. Por, gjendja e pashpresë të cilën ua krijuan njerëzit e politikës atyre, ka bërë që nga demoralizmi i madh, të marrin rrugën e migrimeve.

Atdheu është vendi ku kemi lindur, është vendi i të parëve tanë, është kultura dhe tradita…”E bukura” jonë meriton shumë më shumë të kemi ndjenja dhe afërsi, si individuale po ashtu edhe kolektive. Është vështirë të jetohet në vendin të cilin nuk ke jetuar kurrë më parë. Edhe më tutje po jetojmë të izoluar nga bota demokratike më fajin tonë dhe të burokratëve të Evropës. Po jetojmë ende me probleme të theksuara ekonomike dhe sociale, të cilat bota e përparuar i ka tejkaluar. Qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë në vendin e tyre.

Ndoshta edhe kemi misionarë të cilët po punojnë që Kosova të zbrazët. Ky është them unë qëllim kryekëput antikombëtar. Misonarët e tillë duhet të stopohen. Sintagma për atdheun e bukur nuk ndërtohet më kulufe të thata, nuk ndërtohet me njerëz hileqar dhe zullmaqarë të shtetit dhe popullit të vet. Atdheut i duhen atdhetarë të vërtetë, njerëzi pa hile, njerëz të cilët nuk e vjedhin popullin e vet. Për atheun dhe kombin duhet të ekzistojë bashkëndijësia në të mirën dhe të keqën. Duhet t’iu mundësojmë të rinjëve tanë një jetë më të lumtur. Duhet t’iu mundësojmë të gjithëve kalimin pa pengesa të mallarve dhe të kufijeve. Edhe Kosovës i takon hapësira e shengenit, e jo e izolimit që shumë vite nga Evropa. Ky pushtet duhet të punojnë shumë, që mos të dështon, siç dështuan pushtetet e kaluara ..!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat