Albin Kurti po punon me dinjitet e s’lodhet, opozita ziliqare po pëlcet e po tërbohet

Opinione

Albin Kurti po punon me dinjitet e s’lodhet, opozita ziliqare po pëlcet e po tërbohet

Nga: Rexhep Torte Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:42
Rexhep Torte

Me keqqeverisjen e Hashim Thaçit dhe me Memli Krasniqin që nuk e shkëput PDK-në nga e kaluara e zezë. Me keqqeverisjen e Isa Mustafës e të Avdullah Hotit dhe me Lumir Abdixhikun që nuk e shkëput LDK-në nga e kaluara e zezë. Me keqqeverisjen e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së ëdhe me pretendimet e tyre pë t’u rikthyer me mashtrime nw pushtet, Kosova kurrw nuk do të ketë lumturi e prosperitet.

Albin kurti dhe Qeveria e tij pas fitores plebishitare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, trashëgoi një Kosovë të karandosur ekonomikisht, të tradhtuar politikisht e ndërkombëtarisht dhe të vjedhur e të shterrur financiarisht.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij brenda dy vitesh qeverisje, ia këputi rrënjët e korrupsionit, ua ndërpreu tenderat opozitës tradhtare mjerane dhe ish komandantëve multimilionerë të Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij tashmë po punon me ngulm në refotmën në drejtësi, prokurori, gjyqësi dhe në Vetingun, nëpërmjet të cilit Buroja për konfiskimin dhe verifikimin e padurisë së pajustifikueshme ua ka future frikën në palcë hajnave dhe të korruptuarve, sepse ata do të dalin para ligjit ndërsa pasuria e pajustifikueshme do t’i kthehet popullit.

Largimi masiv nga Kosova është pasojë e hajnisë së opozites së sotme

Keqqeverisja dhe papërgjegjëdia e PDK-së së Hashim Thaçit, e LDK-së së Isa Mustafës dhe Avdulllah Hotit dhe e AAK-së së Ramush Haradinajt, bëri që Kosova pas lirisë dhe pavarësisë, të dëmtohet dhe katandiset skajshmërisht.

Hajnia dhe korrupsioni i opozitës së sotme në 20 vitet e kaluara i shterri gjer në fund mundësitë për investime në Kosovë.

Kjo opozitë e sotme gjatë qeverisjes së saj e shkatërroi ekonomine, shëndetësinë, arsimion, bujqësinë dhe zhvillimin në përgjithësi.

Kjo opoitë tradhtare e mjerane detyroi që qindra mijëra kosovarë të të gjitha profileve të marrin rrugën e kurbetit për në botën e jashmtme për të siguruar bukën e gojës.

Opozita e sotme për dëmet që ia shkaktoi Kosovës me keqqeverisjet e saj, me paturpëinë më të madhe e fajëson Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Kosova do të lulëzonte në zhvillimin e saj të gjithanshëm po që se ish komandantët e UÇK-së pas luftës nuk do të beheshin multi milionerë me hajni e korrupsion.

Po qe se ish komndantët e UÇK-së nuk do t’i frynin listat e veteranëve të rrejshëm të luftës nga 15 mijë në 60 mijë, me çka e dëmtuan skajshëm buxhetin e shtetit.

Po qe se Hashim Thaçi, Kadri Veseli nuk do ta miratonin Ligjin që për të akuzuarit në Gykatën e Krimeve të Luftës në Hagë të paguhebn miliona euro për munrin e madh të avokatëve të jashtëm shtrenjtë dhe për shpenzimet e tjera, edhe atë për të akuzuarit për veprat e tyre penale individuale për vëllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet.

Albin Kurti punon drejt ndërsa opozita flet shtrembër

Konfenencën e sigurisë që u mbajt këtij muaji në Mynih, ku morrën pjesë shumë liderë ndërkombëtarë, opozita në Kosovë bëri propagandë të madhe për ta denigruar Kryeministrin Albin Kurtin, se gjoja nuk din t’i ruajë raportet e parneritetit me SHBA-të dhe me Francën, pasi gjatë kësaj konference nuk u takua me Entony Blinkenin dhe me Emanuel Macronin.

Opozita tradhtare e mjerane në Kosovë, e din mire se Albin Kurti ka intelekt, intelektualitet, dituri, guxim dhe pastërti karakteri e pastërti morali si aksush tjetër për ta mbrojtur të drejtëmn dhe të vërtetën e Kosovës në mënyrë të argumentuar.

Këto cilësi që i ka Albin Kurti, nuk I ka askush nga opozita, dhe si rezultat i kësaj secili udhëheqes nga SHBA-të apo nga BE-ja në takimet që kanë me Albin Kurtin, ndjehen minorë dhe nuk arrijnë tu përgjigjen në mënyrë bindëse argumenteve që i paraqet Albin Kurti në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Emanuel Macron dhe Olaf Cholz, e kanë të njohur qëndrimin e palëkundur të Albin Kurtit se, nuk lejon që të bëhen pazare të pista kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë gjenocidale.

Albin kurti nuk është tradhtar, puthadorës, servil, narcist dhe karierist si Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj, apo si Memli Krasniqi- kryetari i PDK-së, apo Lumir Abdixhiku- kryetari i LDK-së, të cilët sorollaten e imponohen te SHBA-të, për ta rrëzuar nga pushteti Albin Kurtin, duke premtuar se, po qe se vijnë në pushtet, do të veprojnë sipas diktatit dhe dëshirës së SHBA-ve dhe të BEsë.

Opozita në Kosovë e pa distancuar nga krimi dhe hajnia

Albin Kurti nuk ka mbi shpinë asnjë aferë korruptive, apo aferë tradhtie ndaj Kosovës, përkundrazi Albin Kurti ka një biografi të pastër atdhetare, një përvojë të hidhur të kaluar nëpër burgjet e Serbisë, por edhe një përvojë të hidhur kur si lidër i Lëvizjes Vetëvendosje arrestohej dhe tëhiqej zvarrë dhe burgosej nga qeverisja e kësaj opozite tradhtare e mjerane e Kosovës, për protestat që Albin Kurti i organizonte kundër punës së papërgjegjshme të ish qeverive.

PDK-ja edhe pse e ka kryetarin e ri Memli Krasniqi, nuk është reformuar apo distancuar nga e kaluara e zezë, dhe është vënë në mbrojtje të tradhtisë, vëllavrajseve të kundërshtarëve politikë për pushtet, të vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë , në mbrojtje të Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerëve që ndodhen, apo që do të shkojnë prapa grilave në Hagë, për vrasjen e qindra aktivistëve të LDK-së. Apo për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë, apo për pasurim multi milionësh pas luftës në Kosovë.

LDK-ja, edhe pse e ka kerytarin e ri Lumir Abdixhiku, ende nuk ka bërë asnjë hap që të reformohet, apo të distancohet nga e kaluara dhe të kërkojë me ngulm zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të saj.

AAK-ja ka mbetur nën kthetrat e Ramush Haradinajt, i cili akuzohet për afera korruptive, për bashkëpunim me kapobandot serbe në veri të Kosovës, për pasurim të jashtëligjshëm milionësh dhe për keqqeverisje, sepse gjersa isht kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, mendojnë se me rrëzimin e Albin Kurtit dhe të bQeverisë së tij, do të shpëtojnë nga Byroja për konfiskimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe se do të shpëtojnë edhe nga paditë ligjore, pas reformimit prokurorisë dhe gjyqësisë, dhe pas Vetingut në drejtësi që pritet të ndodh në Kosovë.

Naim Miftari- analisti që ua din dhembët e dhëmallët ish komandantëve dhe opozitës

Sa tradhtare e mjerane është opozita e sotme në Kosovë me në krye ish komandantët tradhtrë, hajna e të korruptuar, në mënyrë të argumetuar i shpalos analisti Naim Miftari-ish eproe i Lartë i UÇK-së dhe ish agjent I SHIK-ut ua din dhëmbët e dhëmballët edhe ish komandantëve të UÇK-ëedhe opozitës së Sotme. Naim Miftari para dy vitesh në ditëlindjen e 50 të Hashim Thaçit që ndodhet prapa grilave në Hagë ia uroi ditëlindjen me fjalët, “ Jetofsh 150 vitë, porn ë Kosovë kurrë mos u kthefsh”.

Naim Miftri, më datë 21 shkurt 2023, deklaroi se, “ Hasjhim Thaçi e Klani PRONTO, sidomos Edi Rama me korruptimin e Charles McGonigal- kryeagjentit të FBI-së, pas fushatës kundër PD-së dhe Sali Berishës në Shqipëri dhe VV-së e Albin Kurtit në Kosovë, fushatë që vazhdon edhe sot, entuan ta bënin Vlora Çtakun kryeministre të Kosovë, që të rahatohet Veriu I Kosovës, Open Ballkani, dhe të rehatohen Xhrxh Sorosi, Aleksandër Vuçiwi, Edi Rama, Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, e Behgjet Pacolli….Pastaj…!”.

Vlora Çitaku- nënkryeetare aktuale e PDK-së dhe ish ambasadore e Kosovës në SHBA, e përmendur në aferën e Charles McGonigal, deklaroi se ” Unë kam qenë e ftuar në FBI zyrtarisht si ambasadore e që t’ju drejtohem kadetëve dhe oficerëve te rinj të FBI-së. Ky ka qenë një nder I madh që më është bërë mua dhe që I është bërë Kosovës dhe komunikimi im me FBI dhe me zyrtarin në fjalë ka qene në zyrë dhe nëSHBA”.Pastaj….!”

Vlora Çitaku ka hëngër hudhër dhe po i vjen era hudhër

Vlora Çitaku ka deklaruar vetë se ka lidhje familjare me Edi Ramën-Kryeministrin e Shqipërisë.

Tani me aferën e Charles McGonigal- kryeagjentin e FBI-së, ku është implikuar Edi Rama, del e implikuar edhe Vlora Çitaku, e cila ditë më pare deklaroi se paska arritur zotësinë që si Henri Kisinxheri tu mbajë ligjeratë oficerëve dhe kadetëve të FBI-së.

Vlora Çitaku doli protagonist dhe e implikuar gjersa ishte ambasadfore në SHBA edhe për tradhtinë me planin e pëgatitur për copëtimin e Kosovës sëbashku me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Aleksandër Vuçiqin, dhe në bashkëpunim me John Bolton, Mathew Palmerin, Richard Grenelin, për të cilin plan Prof. Dr. Enver Bytyqi më 20 teto 2021,shkruajti opinionin e tij në “Bota sot”, mbi bazën e deklaratës së Sabina Çudiq- politikanes boshnjake, duke kërkuar që Vlora Çitaku t’i tregojë opinionit shqiptar për implikimin e saj, gje të cilën derisot Vlora Çitaku nuk e ka bërë, edhe pse çdo ditë mundohet të faktorizohet duke e çuar gjuhën në të gjitha anët.

Opinioni mbarë shqiptar është në pritje të vazhdueshme se më në fund Vlora Çitaku ta zbardhën edhe tradhtinë që ia bëri Kosovës, sepse në këtë botë nuk mbetet gjë pa u zbuluar.

Vlora Çitaku edhe po të futet në birrucën e dhelprës, bishti do t’I metet jashtë dhe herëdo kurrëdo do të përgjigjet para ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat