Unë do të qëndroj, pavarësisht gjendjes së mjerueshme dhe të gërditshme në atdheun tim.
Tash e mė shumë se 23 vjet nga çlirimi i Kosovës fillimisht, pastaj krijimi i institucioneve, shpalljes së pavarësisë, vazhdimi i dialogut me Serbinë që si duket s‘ka fund dhe vazhdimi po i konvenon, secilit ndërmjetësues, sigurisht për arsye të pagave të majme‘ që i marrin, ikja e qytetarëve s‘ka të ndalur.
Vetëm vrasja masive e një populli, që quhet gjenocid është më e rëndë dhe më tragjike, sesa ikja e vazhdueshme!
I sfiduar çdoherë, sigurisht e njëkohësisht si shumë të tjerë, bashkëqytetar dhe bashkëkombës të mi, duke mos u servilosur, përkulur, ngarendur pas asnjë pushteti, asnjë lideri partiak‘, duke mos e bartur qantėn e të ashtuquajturëve politikan asnjëher dhe më shumë papunë, sesa i punësuar po asnjëherë të vetme i dorëzuar.
Të shkruhet dhe tregohet realiteti për milionerët‘ e pasluftës, nuk mjafton as një libër i tërë, e lëre me një shkrim.
Milioner brenda natës, madje edhe deklarata poshtëruese ndaj qytetarëve, duke thënë se t‘gjithë i kemi nga dy milionë‘ dhe duke vazhduar edhe me dy liderët e shpresës‘, t‘cilët rehatuan veten e tyre fillimisht, familjarët dhe militantët partiak, njëjtë sikurse pararendësit e tyre të pasuruar për një natë!
Kot e keni, sepse ka shumë që i përjetojnë padrejtësitë, nepotizmin e injorimin dhe kurrë as që e mendojnë, ikjen apo largimin.
Për disa ndoshta atdhe është; edhe vendi i huaj, që ofron siguri, punë me pagë të dinjitetshme, arsim cilėsor e shëndetësi, drejtësi e barazi, mirëpo për mua dhe shumë të tjerë më të vendosur sesa unë, është vendi ku kanë lindur, stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit dhe ku ke lindur ti vet.
E di se ju për ne mendoni, ashtu si edhe na trajtoni; budallenj të paarsimuar dhe të palexueshėm!
E vërtetë ne jemi shumica e ndarë, mirëpo mjerisht ju jeni pakicë e bashkuar manipulantësh, gënjeshtar të shëmtuar.