Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Opinione

Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 3 mars 2023 Në ora: 19:16
Skënder Sadri Kapiti

Me 13 Qershor 2021, Basha u rizgjodh Kryetar i Partisë Demokratike, dhe unë po paraqes sot per botim atë shkrim në të cilin pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, unë pata renditur aresyet se përse Partisë Socialiste nuk i interesonte rizgjedhja e Bashës, dhe pse Basha do të duhej që të rizgjidhej Kryetari PD-së:

“Së pari: nëse nuk do të rizgjidhet Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021,këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar tjetër nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vënd demaskimin, kundërshtinë dhe drejtësinë kunder regjimit të Ramës për blerjen e votave.

Së dyti, kryetari i ri nëse zgjidhet i preferuari i Berishës, apo ndonjë tjetër dhe jo Basha, ai do ta pranojë fitoren e Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Bashën dhe jo regjimin, kur në fakt Lulzim Basha arriti një rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje pavarësisht asgresivitetit dhe blerjes së votës nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që atij i bënë edhe nga brënda Partisë Demokratike nga këta tipat si Nishani me te tjere të cilët tashmë i kanë nxjerrë puplat.

Nëse do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha atëhere ai do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje apo zgjedhje të reja parakohe gjë e cila do i shkonte shumë për shtati Edi Ramës.

Dhe ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhej një kryetar i PD ai që dëshiron Berisha, atëhere Partia Demokratike do të merrej e do vepronte si repart politik mbrojtës e avokatie kundër SHBA-ve për të mbrojtur Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë bënë atij SHBA-të.

tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj me 13 Qershor 2021, i cili është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste e cila do të qeveriste e vetme e qetësisht edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si dhe pra ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as ata demokratë të cilët habiten dhe nuk “besojnë” te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për korrupsion dhe për pengim të demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri.

Shkruar, e shtune me 29.05.2021,

Shënim: Basha e deboi Berishen nga grupi paralamentar i PD-së , me 9 Shtator 2021, gjë të cilën unë e pata paralajmeruar që në 25 Maj 2021. E prisja dhe kisha besim te Basha , te vizioni demokratik i një reformatori si ai dhe te proamerikanizmi i tij se Basha do të dakordësohej me non gratën amerikane ndaj Berishës, pasi nuk mundej që një i shpallur “non grata” nga SHBA të vazhdonte të ishte deputet i Partisë Demokratike Shqiptare.

Pritej që Berisha nuk do ta pranonte si kryetar të PD-së, atë i cili do të ishte pro SHBA-ve për non gratën e Berishës. Dhe pikërisht për këtë arësye ai ndërmori edhe turbulliren politike antiBasha e antiSHBA, të ashtuquajturën për “rithemelim” të PD-së, por që mbeti akoma vetëm zhurmuese foltorja. Ata të cilët e mbështëetën Berishën ishin po ata të cilët unë i kam cituar në atë shkrim të 29 Majit 2021, dy javë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së:

”Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj, i cili është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste e cila do të qeveriste e vetme e qetësisht edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si dhe pra: ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për korrupsion dhe për pengim të demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri”.

Dhe ishte fakt që Basha për dëbimin e Berishës dhe pasi doli foltorja e tij , Basha pati mbështetje të fuqishme nga SHBA dhe ndërkombëtarët, ndërsa Berisha u izolua tërësisht. Dhe pra a nuk e vertetoi koha këtë paralajmërim timin se fanatikët, besniket, të korruptuarit dhe servilet e Berishës në rastin më të parë pasi iu prishën dhe iu prekën interesat ata iu kundërvunë paturpësisht me shpifje dhe akuza trillimesh Bashës dhe SHBA-ve, dhe madje hapur dhe në aleancë me LSI-në e Ilir Metës dhe me rilindasit e Edi Ramës, gjë të cilë ne vertetoi edhe rrjedha e kohës dhe dalja në dritë e ngjarjeve dhe komploteve antiBasha.

Pra, Basha në 8 vite si kryetar i PD-së ka qenë i tradhtuar dhe nën kurthe të vazhdueshme të ngritura nga korrupsioni e krimi i politkës së vjetër, gjë që u pa edhe haptazi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, ku lukunia e vjetër politike, “Trekëndëshi i Bermudës” të gjithë së bashku komplotuan kundër Bashës me qëllim të largimit të Bashës si Kryetar i PD-së. Komploti anti Basha vazhdoi me “faktin” se Gjykata e Shkallës së Parë menjeherë pas kësaj mori guximin me një vendim absurd ku legjitimoi Foltoren si Parti Demokratike dhe kryefoltoristin Berisha si kryetar të PD-së, i cili uzurpoi PD-në pa vendim gjykate të formës së prerë ,ashtu sikurse që edhe e sulmoi me 8 Janar 2022 dhunshëm selinë e PD-së. Dhe tjetra është fakti i daljes së asaj që kryemistri Rama ka korruptuar deri edhe ishoficerë të lartë të CIA-s për të manipuluar e sajuar akuza kundër Bashës, por që jo rastësisht janë po ato të cilat shpifte edhe Berisha kundër Bashës.

Pra është koha e rikthimit të Bashës në krye të PD-së, sepse largimi i tij ka krijuar mungesë dhe zbrazëti të madhe politike, demoktatike dhe publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat