Poshtërimi i shqiptarëve dhe edukimi armiqësor i serbëve

Opinione

Poshtërimi i shqiptarëve dhe edukimi armiqësor i serbëve

Nga: Milazim Maraj Më: 5 mars 2023 Në ora: 23:10
Milazim Maraj

Angazhimi i SHBA dhe BE për rregullimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë duket që është shumë i hershëm. Këto marrëdhënie nuk mund të behën me serbet që kanë dy shekuj edukim armiqësor kundër shqiptarëve. Madje kjo armiqësi është e shtresuar kohë shumë të gjatë nga Kisha serbe e ruse dhe AASHS. Kishat serbe dhe ruse bekojnë krimet që i bënë ushtria serbe dhe ajo ruse. Këto kanë bekuar krimet e rënda që dy shekuj. Për të ilustruar këtë shembull është lufta e fundit në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci dhe lufta në Ukrainë ku që në fillim Krye-popi rus u deklarua së Putini po bënë atë që e thotë zoti. Serbia deri tani ka treguar që vetëm gjuhën e forcës e njeh. Kjo që tani po ndodhë me lutje që 24 vite të kriminelit është jo vetëm humbje kohe për edhe stimulim e krimit kur në një tavolinë ulët krimineli dhe viktima.

Serbia ka përfituar shumë herë nga tokat shqiptare. Gjeopolitika e kohës ka ndikuar që shqiptarët e robëruar shumë shekuj më parë dhe që kanë luftuar pa ndërprerë kundër të gjithë okupatoreve të dëmtohen në favor të Serbisë që ishte pjesë e interesit rus. Serbia për të qëndruar në pasuri të shqiptarëve gjithmonë ka pas frikë që një ditë këto toka do të i humb. Për këto qellim Rusia i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe bashkë kanë hartuar projekte për të mbajtur ndikimin e vet në Evropë, kjo kuptohet më qëndrimin e Serbisë në Dardani. Si nga Rusia ashtu edhe nga Serbia ka dominuar dukuria e poshtërimit të shqiptarëve në forma më drastike. Kjo dukuri ka qëndruar që nga pushtimi i Perandorisë turke, e cila i ndihmoj shumë Rusisë dhe Serbisë për të depërtuar në Gadishullin Ilirik. Kjo dukuri ishte përdorur fillimisht kundër hebrenjve dhe pastaj kundër shqiptarëve.

Kundër shqiptarëve vazhdon edhe sot. Projektet e Atihsarit as tani Projekti Franko- Gjerman nuk do të shëroj plagët e shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve sikur që nuk do të ndal në këtë formë apetitet e sëmura serbe dhe ruse. Serbia kupton vetëm gjuhën e forcës, këtë gjuhë jo vetëm që e kupton por e respekton në përpikëri dhe pas një kohe të shkurtër e lavdëron dhe e vlerëson si të arritur të saj. Andaj kjo lutje kriminelin vetëm sa e trimëron, i jep shpresë njësoj sikur kur e përkëdhel gjarprin e ai llastohet por kurrë nuk do të harroj kafshimin e helmuar. Për të kuptuar më mirë këtë do të ishte mirë që të shikonim një herë memorandumet serbe.

Memorandumi i Vasilie Çubrilloviqit(Akademik Serb).

Këtë projekt Serbia e ka në program shtetërorë. Ky projekt i shkoqitur në detale është në funksion të pa ndërprerë.

Ne serbet nuk kemi armiq më të mëdhenj së shqiptaret.

Nëse duhet të ngremë kokën tonë duhet të ua ulim kokën e tyre.

Nëse duhet të ndjehemi gjerë në territore duhet të ua ngushtojmë

hapësirat atyre.

Nëse duam të na dojë bota ne duhet të bëjmë që bota të urrej ata.

Që shqiptaret të braktisin vendet e tyre në duhet që m e çdo kusht dhe çdo mënyrë të ua nxijmë jetën.

Për të arritur këtë duhet që të ua mohojmë origjinën Ilire, Epirote dhe Dardane.

Duhet të ua vrasim krenarinë Ilire.

Të ua shkatërrojmë vatrat e tyre.

Të ua ngatërrojmë emrat.

Të ua njollosim emblemat.

Të bëjmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre.

Të ua rrëmbejmë gjithë çka është e lashtë Ilire dhe ta përvetësojmë.

Të i lëmë pa miq rreth e rrotull, deri sa ta urrejnë edhe mos durojnë njeri tjetrin.

Të i bëjmë që përfundimisht të mohojnë vetveten.

Që të formësohet kjo platformë duhet të domosdo që filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë tejet antishqiptarizmi.

Mos qenia e shqiptarëve është vet egzistenca e kombit serb.

Shtyllën kurrizore te nacionalizmit shqiptarë mund ta thyej vetëm feja islame.

Për të realizuar këtë platformë AASHS kanë hartuar edhe një aneks të kësaj platformë në vitin 1986, të cilin po mundohet ta realizoj toni për mes të bisedimeve. Pretendimet ishin krijimi i Serbisë së madhe që do të përfshinte hapësirën e ish Jugosllavisë. Tani krijimin e 10 komunave serbe në Kosovë pretendon të i lidhë horizontalisht dhe këto të kenë lidhje vertikale më Serbinë. Njëkohësisht pretendon Bosnjën për mes të republikës serbe.

Po fillomë nga e para:

Ne serbet nuk kemi armiq më të mëdhenj së shqiptaret.

Historikisht edhe pse ishin vendosur kolon, në tokat Dardane serbet nuk u rrezikuan kurrë nga shqiptaret. Ndërsa më çdo armik të shqiptarëve serbet kanë bashkëpunuar ngushtë dhe kanë përfituara toka të Dardanëve si dhuratë për këtë bashkëpunim. Histori e luftërave serbe kundër okupatoreve të Dardanisë është gënjeshtër e kulluar, është histori e falsifikuar. Në fushë Kosovë kanë luftuar Shqiptaret në krye me Gjon Kastriotin. Gjergj Marash Kelmendi, që turqit e quanin Karagjorgji nga fqinjët tjerë jo serb. Ndërsa Brankoviqi iku ai tradhtoi. Jeniçerët ishin shqiptarë, ndërsa haremet mbaheshin më serb. Shqiptarofobia përdorët edhe sot për të mbajtur situatë frike për serbet që të mos ndahen nga shteti racist serb dhe ai rus.

06.03.2023

Vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat