Diktatori Putin është duke provokuar luftë botërore!

Opinione

Diktatori Putin është duke provokuar luftë botërore!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 6 mars 2023 Në ora: 11:22
Skënder Mulliqi

Pas stinës së dimrit vjen pranvera. Në situatën e krijuar pas invazionit rus në Ukrainë, ka mundësi ta ndryshojë stina më e bukur e vitit. Kur iu gëzuam zvogëlimit të pandemisë dhe paralajmërimit se në këtë pranverë do të marrim frymë lirshem, lufta në Ukrainë po vazhdon, dhe sikur po e ndalë jetën. Jeta është e shkurtër dhe të gjithë mendojnë ta shfrytëzojnë në mënyrën e vet, duke shëtitur, duke njohur njerëz, dhe shtete të reja në botë, duke kaluar bukur me moshatarët në shkolla, në rrugë e gjithandej… Kjo është sigurisht fotografia e lirisë, të cilën duket se po e ndryshon despoti Vladimir Putin, duke paralajmëruar dhe provokuar një luftë të re botërore.

Psikopatëve të tillë në botë si është Putin dhe Vuçiq, nuk iu intereson fati i të tjerëve dhe as fati i të rinjëve në rrugëtimin e tyre jetësor. Njerëzit pa emocione, e gjakftoftë dhe të pa ndjenja, gjeneratën e re e konsiderojnë si mjet për t’i arritur objektivat e tyre vampireske. Në ish Jugosllavi u përjetua lufta nga ish krimineli, Sllobodan Millosheviq, i cili popujve jo sllavë iu shkaktoi viktima të shumta njerëzore dhe materiale. Pasojat e kësaj lufte që la pas mijëra viktima, madje gra, fëmijë dhe pleq, janë prezente edhe sot te shqiptarët. Këto pasoja janë fizike dhe psiqike, pasoja që nuk hiqen kurrë.

Kërcënimet më një luftë të re, ndikojnë shumë aty ka pasur luftë. Edhe kjo luftë tash në Ukrainë dhe tendenca për zgjerim të saj në Ballkan, si dhe kërcënimet për përdorim të armatimit bërthamor, ndikojnë në psikën e rinisë se si ta ndërtojnë më tutje jetën. Të shkollohen duke shkuar në fakultete, dhe në punën e tyre apo... Ju ndryshohet qasja mbi jetën, duke e menduar luftën.

Në situata të tilla sigurisht se shumë shtohet droja dhe frika, se ka politikan sot në botë se janë të pa përgjegjshem, të cilëve iu ‘duhet “lufta, duke mos i llogaritur fare pasojat. I tillë është rusi Putin, i cili agresionin në Ukrainë do të mundohet ta zhvendos në Ballkan dhe në Evropë. Kjo botë e civilizuar mjaftë ka pasur konflikte, mjaftë gjatë u përballë edhe me pandeminë globale vdekjeprurëse, e cila la pas veti mijëra të vdekur të moshave të ndryshme. Edhe ashtu shumica në Kosovë, nuk janë duke bërë jetën e lumtur, ashtu siç e kanë menduar se do të jetë pas luftës. Putin ka mundësi që t’ua ndajë ëndërrat në mes. Dhashtë Zoti, që këtij krimineli të Rusisë dhe kriminelit të Serbisë, Vuçiq, tu ndalet turri, sa nuk është bërë vonë …!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat