Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, është një çpikje e Vuçiqit dhe Serbisë, që përmes këtij projekti të egër strategjik për Kosovën, që ta minimizojë dhe ta neutralizojë funksionin e këtij shteti, dhe që ka pretendime dhe zhbërjen në tërësi të këtij shteti demokratik në zemër të Evropës.
I nderuar ambasador Hill, edhe me propozimin «Ballkani i hapur» ju e mbështetët Vuçiqin, i cili duket i dështuar për fat të mirë, që në vete ngërthente strategjinë dinake të Serbisë, për të futur nën ombrellën e vet shtetet ballkanike, përmes të cilit enkas ishte planifikuar për ta futur edhe Kosovën në këtë mjegullirë.
Ambasadori i SHBA-ve, në Beograd, Christopher Hill, sikur është aq i përkushtuar, duke e mbështetur Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, me çrast ambasadori e sheh edhe të domosdoshëm një projekt të tillë, për të arritur një marrëveshje ndoshta përfundimtare në mes palës serbe dhe shqiptare.
Ndërkaq ambasadori në fjalë e cek arsyen se, nuk do të thotë të jesh historian apo antropolog për t’a ditur se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë, dhe kanë të drejtë që të vendosin për të ardhmën e tyre, sikur do të ishte si një lloj i veçantë i rrëfimit për këtë komunitet, duke ditur se të gjitha nxitjet e luftrave dhe asaj të fundit në Kosovë, shkakëtarët kryesor kanë qenë serbët lokal, të cilët në realitet edhe këta janë ardhacak në Kosovë.
Ma në fund, jeta nuk është vetëm ironi, dhe as vetëm politikë, ashtu sikur po zhvillohet e ashpër në këto rrethana, por ajo është edhe realitet i jetës normale dhe paqësore, ashtu për të cilën edhe populli i Kosovës, është i orientuar në këtë aspekt të pa fund të prirjes së njeriut paqësor pa dallim etnie dhe race njerëzore.
Dihet fare mirë çfarë janë rrethanat historike të Serbisë, dhe çfarë i dhanë paraardhësit serb dhe projektuesit e planeve dhe strategjive të tilla këtij njerëzimi, të cilat projekte gjithmonë filluan e përfunduan me konflikte, luftëra dhe gjenocide ndëretnike, sikur që ishte edhe periudha e fundit e luftrave që shkakëtoj Millosheviqi, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjen dhe Kosovën, duke shkaktuar me mijëra viktima të pafajshme.
Pse u detyrua NATO, të ndërhyjë në Bosnje, pse u detyrua të ndërhyjë në Kosovë, ndoshta ambaadori Hill, e di më mirë, por një fuqi e madhe ushtarake e botës, nuk do të detyrohej të ngritët me kapacitetet e veta për asgjë send, por duke ditur planet dhe strategjitë e Serbisë, e cila nuk do ndalej me barbaritë mizore të saj kundër popujve civil të pa fajshëm deri edhe në asgjesimin e tyre, kjo Aleancë u detyrue të reagojë dhe të ia tregoj vendin një regjimi të tillë fashizoid, siq ishte Serbia millosheviqiane.
Serbia edhe mbas luftrave të fundit në Ballkan, nuk ka dhënë dhe as nuk ka treguar shembuj të mirë paqësor dhe as fqinjësor, sepse në kupolën e shtetit serb erdhën të njëjtit njerëz që bashkëpuanuan me Millosheviqin, siq është sot kryetari shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët nuk janë të lindur dhe as të prirur si njerëz paqësor, por edhe sot në këtë kohë të demokracisë njerëzore të botës, kjo elitë politike promovon konflikte dhe nxitë situata e tensione ndëretnike në Kosovë dhe rajon.
Populli i Kosovës, nuk ka popull më pro-amerikan dhe pro-evropian në botë, kur dihet se ky popull ishte më i rrezikuari dhe deri te asgjësimi i tij nga regjimi i Serbisë, por ishte kjo Amerikë me aleatët e saj të Evropës dhe botës demokratike, që e bënë të lirë dhe shtet demokratik, ndërsa sot mund të rrezikohet gjithë kjo sakrificë prej të njëjtit regjim, i cili pretendon të kthehet në të kaluarën, që të arrijë qëllimet e veta glabëruese e pushtuese aty ku e ka lënë më parë.
Është interesant se, si po i pëlqen ambasadorit Hill, një politikë e tillë fashizoide e Vuçiqit, i cili me këtë lloj politike nuk po i bënë mirë edhe as popullit serb, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi, sepse politikat e një presidenti luftënxitës dhe jo paqësor, nuk i konvenon asnjë demokracie njerëzore, por edhe as popullit paqësor serb, i cili dëshiron të jetojë i qetë, i lirë dhe në paqë edhe me popujt tjerë, duke shpresuar se një ditë do të inkuadrohet dhe familiarizohet me vendet e demokracisë perëndimore.
Ambasadori Hill, e di fare mirë se Serbia, në krye me Vuçiqin, po e përkrah në një mënyrë edhe luftën e Putinit, kundër popullit të Ukrainës, një luftë që e ka ngritë në këmbë tërë botën demokratike, duke u përballur me një agresor dhe armik, që nënkupton një luftë agresive ndaj lirisë dhe demokracisë botërore, ndërsa Serbia, Kina,Irani dhe Korea Veriore, janë vendet që e mbështesin këtë lloj barbarizmi dhe primitivizmi njerëzor në botë.