Lutë, s’ka zgjedhje dhe as LDK-ja nuk i fiton zgjedhjet

Opinione

Lutë, s’ka zgjedhje dhe as LDK-ja nuk i fiton zgjedhjet

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 9 mars 2023 Në ora: 10:09
Lutfi Haziri

Është e drejtë dhe mbi të gjitha e domosdoshme të shpresohet për të arritur suksese, qoftë si individ apo në rastin konkret si parti politike. Megjithatë, shpresa duhet të bazohet mbi punën e jo mbi dëshirën, tek puna jep rezultat e tek dëshira mbetet vetëm iluzion.

Te kjo e dyta duket se ndodhen udhëheqësit e LDK, konkretisht nënkryetari i saj.

Së fundi, Lutfi Haziri bëri parashikimin e shkaurjës në zgjedhje brenda gjashtë muajsh nëse pranohet plani franko-gjerman. Me optimizmin se ky është vit zgjedhor për LDK-në.Lutfi Haziri ka thënë se LDK është shumë afër partisë së parë, dhe se synimi i tyre është me kalu dhe me kthy LDK-në në një subjekt që krijon distancë mes të parit dhe të dytit.

Për Lutën sikur fitorja nuk mjafton, ajo edhe duhet të jetê e thellë, edhe pse i mungon puna në terren.

Të krijohet përshtypja sikur LDK e ka të garantuar fitoren, mes harresës së parimit të zakonshëm në demokraci"kush punon fiton", jo kush rri e ka të sigurt fitoren. LDK e kishte të garantuar fitoren në kohën e Rugovës. Mes misionarit dhe politikanit ka dallim shumë.

Që nga debakli i vitit 2021, LDK s’ka bërë reforma të duhura për ta kthyer veten në rrugën e suksesit, përveç disa afrimeve të njerëzve të konsumuar. Luta i njohur për afrimitetin me PDK-në në rolin e kumbarës në koalicionet e tyre, nuk ka treguar nga i ka të dhënat e rikthimit të LDK-së në parti të parë.

LDK është afër për vendin e tyre. Ajo çfarë më shqetëson mua më së shumti është mendësia e tyre, propaganda pa asnjë bazë e një partie që s’ka treguar cilësi në afrimet e disa prej figurave.

Jeta politike në vend ka nevojë për parti të reformuara, të forta dhe mbi të gjitha cilësore, kështu edhe ngritet kualiteti i politikës si dhe pasurohet skena politike me figura të reja. Mirëpo, suksesi nuk arrihet me ëndrra, përveç me punë serioze dhe cilësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat