Nëse duhet të ndjehemi gjerë në territore duhet të ua ngushtojmë shqiptarëve

Opinione

Nëse duhet të ndjehemi gjerë në territore duhet të ua ngushtojmë shqiptarëve

Nga: Milazim Maraj Më: 10 mars 2023 Në ora: 01:01
Milazim Maraj

Ngushtimi i territoreve fillojë nga Lumi Drina. Në këtë pjesë Turqia kishte dëmtuar shumë shqiptarët. Nga këtu kishin marrë shumë fëmijë, jeniçer. Nëpër shtëpi kishin mbetur pak djem dhe më shumë vajza dhe të moshuar. Vajzat shqiptare pritnin me shpresë që të rinjtë nga ushtria do të kthehen. Ato nuk martoheshin më turq, serb madje as më shkij. Nga këta kishte mjaftë jetim, prindërit e tyre që i kishin mobilizuar dhunshëm dhe i kishin dërguar luftëra për interesa të Perandorisë turke, nuk ishin kthyer fare. Për disa kishte njoftime, që janë vrarë(kanë rënë shehit) siç i quanin dëshmorët turqit, por për një numër të konsiderueshëm nuk kishte shpjegime fare. Presioni serb mbi këto familje nuk pengohej nga shteti turk.

Shumë vajza plakeshin pa martuar fare. Shqiptarët edhe pse kishin pranuar fenë islame nuk ishin të zgjedhurit e Turqisë. Nuk ishin të përkrahur as shqiptarët e fesë katolike ata injoroheshin dhe torturoheshin njësoj. Luajalët ishin serbet, këta shpejt shoqëroheshin, shpejt i ofronin shërbime të këndshme pashallarëve dhe njerëzve me ndikim në shtetin turk. Je më fat nëse pasha e pranon vajzën tënde në harem ishte fjala më e përsëritur. Ti nesër do të jesh zoti dhe kamxhiku ( bog i batina) çfarë të i kërkosh pashës ai të ofron, mjafton që ai të jetë i kënaqur më vajzën tënde, mjafton që ajo të di si të sillet më pashën. Të tillët ishin të privilegjuar, kudo, merrnin tokë sa të donin dhe i jepnin kujt të donin.

Kështu kërkesat për serbet shtroheshin butë fillimisht për mes të vajzave, pastaj pasha kërkesën e dërgonte në sulltanat. Ajo më propozimin e pashës aprovohej. Pse të vritemi, kjo është mençuria jonë, këto vajza ishin të respektuara të komuniteti serb, ju jeni heroinat tona, ju jeni të vlershme për neve. Shkollat në gjuhën serbe ju liruan serbeve por jo kurrsesi shqiptarëve. Turqit i konsideronin të rrezikshëm shqiptarët e shkolluar në gjuhën e tyre të rrezikshëm për perandorinë turke. Ata që duhet të shkollohen i zgjedhim ne, i dërgojmë në Turqi atje shkollohen, edukohen, martohen dhe punojnë, dalin në selamet për veti dhe i kontribuojnë Perandorisë turke. Tokat u merreshin shqiptarëve dhe ju jepeshin serbëve dhe shkive. Tani serbet merrnin toka me qira që në gjuhën turke quheshin toka(qipqi) shqiptarët detyroheshin të punonin si punëtor krahu në tokat e veta, kështu serbi qipqi ishte shefi, që mund ta largonte nga puna, ndërsa tjetër rrugëdalje nuk kishte.

Mundësia me zgjedhur ishte të zgjidhte cili qipqi është më i mirë, me i mëshirshëm, që të paguan dhe nuk të largon nga puna. Jo rrallë ndodhte që shqiptarit të i vinte në maje të hundës dhe të vriste shefin që e kishte caktuar turku. Kjo pasonte më dënime, varje, ngulje në hu. Kurse për familjen e tij nuk kishte më ditë të mira. Këto familje iknin nga vendi i ngjarjes dhe vendoseshin në brendi të Dardanisë duke u fsheh dhe ndërruar emrat, dhe mbiemrat. Të lumtur ishin ata që kishin ndonjë mik shqiptarë diku larg vendit ku kishte ndodhur vrasja. Kështu gradualisht tokat shqiptare po uzurpoheshin dhe në vend të tyre po vinin serbet. Pas vitit 1870 shpërngulja e shqiptarëve filloj më të madhe, tani serbet ishin të përkrahur nga Turqit që të vrasin shqiptarë, bandat serbe vrisnin, bujq, bari me dele e lopë, plaçkiteshin pasurit e tyre, digjeshin shtëpitë e tyre dhe përziheshin, deri sa shqiptarët luftonin kundër ushtrisë turke. Mbi 120.000 shqiptarë u vranë në rajonin e Nishit dhe të Toplicës deri të ura e Drinës. Qelekulla u ndërtua më kafka shqiptare. Shumë prej tyre u shpërngulën në viset tjera të Dardanisë por me shumë u detyruan të shpërngulën për në Turqi. Turqia shqiptareve ua ndërronte mbiemrat dhe emrat, i vendosi në djerrina për afër kufijve më fqinjë. Janë luftarak, vlerësonin autoritetet turke, duke i mbrojtur tokat e veta mbrojnë Turqinë. Më 14.Mars 2015 gazeta gjermane IZZ, në faqe të parë boton një studim i cili konstaton që, 22 milion shqiptarë janë në Turqi. Vetëm në Izmir jetojnë 1.6milion. Gazeta Gjermane Në vitin 1916 shumë ushtar shqiptarë nga Sanxhaku dhe Pazari i ri shkuan në luftë kundër ushtrisë ruse. Shumë prej tyre ranë dëshmor në këtë luftë por shteti amë duke qenë në paktin e Varshavës kur nuk u morën më këtë çështje. Rusia nuk ishte qetë nëse shqiptarët në numër të madhe ishin në Dardani. Andaj kurrë nuk e ndali luftën kundër tyre. Ndërsa shqiptarët që mbetën në Jugosllavi as që mund të bisedonin për diçka të tillë. Shpërnguljet më dhunë vazhduan edhe në vitet 1878, 1912,1913,dhe 1943 në Bihor vriten dhe masakrohen nga ushtria serbe 9200 shqiptarë, burra, pleq gra dhe fëmijë. Në Masakrën e Tivarit po ashtu ndodhën zhdukje masive të shqiptarëve të Dardanisë, dhe viseve tjera të Malit të zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Toplicës e etj.

Shpërngulje u planifikuan edhe dhe u zbatuan edhe në vitin 1981- 1999 në luftën e fundit ku para syve të Evropës ndodhi gjenocidi serb. Gjenocidin serb ndaj shqiptarëve i ndali SHBA. Presidenti Bill Klinton kërcënoj që nëse nuk do të ketë bombardime bilaterale pasi që disa shtete të Evropës hezitonin do të këtë sulme uni laterale. Vetëm Anglia në këtë kohë ishte për bombardime, më vonë NATO u angazhua dhe pas Bombardimeve pasoj nënshkrimi i kapitullimit të Serbisë. Miqësia më SHBA-në është e domosdoshme dhe e shenjtë. Kosova duhet të jetë gjithmonë partner i besueshëm i SHBA. Ky paragraf i Memorandumit antishqiptar është realizuar plotësisht në dëme të shqiptarëve. Këto toka që na kanë mbetur nuk janë të sigurta nëse realizohet çfarëdo ndikimi i Serbisë në Kosovë.

06.03.2023

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat