SHBA, BE- Asociacioni serb e Kisha Serbe synojnë dy mini shtete në Kosovë

Opinione

SHBA, BE- Asociacioni serb e Kisha Serbe synojnë dy mini shtete në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 10 mars 2023 Në ora: 08:49
Autori Rexhep Torte

Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve, tani duhet ta thotë qëndrimin e tij në ndihmë të së drejtës së Kosovës, kur opozita tradhtare brenda Kosovës dhe kur miqtë tanë ndërkombëtare po e tradhtojnë Kosovën duke e rrezikuar pavarësinë dhe integritetin e saj territorial edhe përmes Planit franko-gjerman, sepse nëse Serbia e Rusia gjenocidale nguliten me dy këmbët në Kosovë, pastaj bëhet tepër vonë.

Nëse kanë ndjenja njeriu dhe moral e karakter njeriu, Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Christopher Hill, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, le të mendojnë për një çast, si do të silleshin ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia gjenocidale do t’i kryente tëre ato vrasje, masakra, dhunime shtazarake dhe dëbime ndaj familjarëve të tyre apo ndaj popullit të tyre?!

Plani franko-gjerman për të cilin debatofet kohëve të fundit për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi i ka kapur punët nga bishti e jo nga koka.

Plani franko-gjerman me ndihmat financiare që po i ofron, nuk do të arrijë kurrë t’i mbulojë dhe amnistojë krimet makabëre të gjenocidit që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Plani franko-gjerman i propozuar nga BE-ja dhe i mbështetur edhe nga SHBA-të, ka për qëllim vetëm kohëzgjatjen e problemit Kosovë-Serbi e që nëpëmjet joshjeve financiare që po i bën, ka për qëllim ta shkëputën Serbinë nga Rusia, gjë që vështirë se do të arrijë.

Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa e njohur Serbia gjenocidale Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Pa i pranuar Serbia gjenocidale krimet dhe dhunimet shtazarake të kryera në Kosovë. Pa i treguar Serbia gjënocidale varrezat masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Pa e zbardhur Serbia gjenocidale fatin e 1643 shqiptarëve që i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë.

Pa kërkuar Serbia gjenocidale falje publike për krimet e kryera në Kosovë dhe pa i paguar Serbia gjenocidale reparacionet e dëmeve të shkaktuara në Kosovë.

Këta diplomatë të sipër theksuar nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë se, mijera e mijëra shqiptarë autoktonë e te pafajshëm në Kosovë ishin pre e krimeve makabëre serbe.

Këta diplomatë të sipër theksuar nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë se, te gjitha viktimat e krimeve serbe në Kosovë, e kishin dëshirën dhe të drejtën të jetojnë dhe ta shjijojnë jetën që ua kishte falë Zoti i Madhërishëm.

Këta diplomtë të sipër theksuar nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë se, këta mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë dhe të pafajshëm që u vranë, u masakruan, u dhunuan dhe u dëbuan vetëm e vetëm se ishin shqiptarë autoktonë në Kosovë, dhe vetëm se Serbia gjenocidale dëshironte t’i dëbojë shqiptarët autoktonë dhe ta mbushte e kolonizonte Kosovën me serbë okupues.

Këta diplomatë të sipër thekuar deklarojnë se Asociacioni serb në Kosovë na qenka obligim ndërkombëtar i nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë dhe se duheshka zbatuar.

Po me Rusinë si t’ia bëjnë, e cila ditë më parë e shkeli Traktatin me rëdësi globale Neë Start për kontrollin e armëve bërthamre ?!

Këta diplomatë të sipër theksuar e dinë mirë se Asociacioni serb në Kosovë, nuk është regjistruar në Regjistrin e OKB-së, dhe se si i dëmshëm për Kosovën lirisht edhe të mund të anulohet, por këmbëngulin në favor të Serbisë me banane e shkopinj që Kosova ta zbatojë.

Nga e thëna në të bërë është një det i tërë

Plani Franko-Gjerman, për tu realizuar i ngjan thënies filozofike popullore shqiptare “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”, sepse për tu realizuar ky Plan do të duhen tejkaluar shumë sfida e pengesa që i ka përpara.

Pengesa e parë është se Serbia gjenocidale, e cila siç po e refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, siç vazhdon të ketë marrëdhënie vëllazërore ne Rusinë, do ta refuzojë edhe Planin franko-gjerman.

Realizimi i Planit franko-gjerman varet edhe nga ecuria e mëtejme e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe nga shantazhet që po përgatit Serbia gjenocidale.

Asociacion të komunave serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive dhe eksterritorialitet të Kishës Orthodokse Serbe-Ruse në Kosovë të dirigjuar nga Beogradi, nuk do të ketë kurrën e kurrës, nëse dëshirojmë që Kosova të funksionojë si shtet normal demokratik, dhe nëse dëshirojmë të kemi një Ballkan të qetë e të sigurtë.

Kosova nuk duhet ta lejojë miu serb t’i kalojë nëpër mustaqe

Albin Kurti dhe Qeveria e tij në këtë vakum të krijuar lidhur me Planin franko-gjerman, duhet të fokusohen në mos themelimin e Asociacionit serb me kompetenca ekzekutive dhe në moslejimin e eksterritorialitetin dhe dirigjimin e Kishës Orthodokse Serbe-Ruse nga Beogradi.

Në takimin e caktuar më 18 mars 2023 në Ohër, mund të ndodh fare lehtë që krimineli Aleksandër Vuçiq i lazdruar nga SHBA-të dhe BE-ja, ta refuzojë kategorikisht këtë Plan franko-gjerman, ose të kërkojë të bëhen ndryshime që i konvenojnë Serbisë e Rusisë kriminale

Kosova në këtë drejtim duhet të jetë vigjilente në çështjen e Asociacionit dhe në çështjen e Kishës Orthodokse Serbe-Ruse në Kosovë.

Albin Kurti duhet t’ua ndërpret Serbisë gjenocidale, SHBA-ve dhe BE-së, siç thotë populli, nuk duhet të lejojë që “miu serb t’i kalojë Kosovës nëpër mustaqe”, se pastaj do ta mësojë këtë rrugë nëpër mustaqe të Kosovës dhe do ta përdor në vazhdimësi.

SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dinë, po e ritheksojmë, se edhe shqiptarët e kanë pikën e durimit dhe të vlimit. Shqiptarët do të vendosin vetë për Kosovën dhe jetën e tyre, do të vendosin a do të jetojnë me të drejtën e tyre me nder e dinjitet, apo të vdesin të gjithë me nder e dinjitet.

Shqiptarët janë ata që do të vendosin çka do të bëhet me Kosovën, dhe me jetën e tyre, e askush tjetër.

Nëse themelohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive, dhe nëse vendoset që Kisha Orthodokse Serbe-Ruse në Kosovë të ketë eksterritorialitet dhe të dirigjohet nga Beogradi, kjo don të thotë se Serbia dhe Rusia gjenocidale me te dyja këmbët do të nguliten në Kosovë.

Kjo do t’i detyrojë shqiptarët që Serbisë gjenocidale t’ia japin flakën me të gjitha mjetet dhe mundësitë, e kjo flake do ta kaplojë tërë Ballkanin.

SHBA-të dhe BE-ja duhet ta mendojnë se Kosova me të drejtën e vet e ka edhe ndihmën e Zotit të Madhërishëm, dhe se edhe përkundër tradhtive që Kosova i pati nga udhëheqësit e vet pas çlirimit dhe pavarësisë së saj.

Përkundër tradhtive që Kosova i pati edhe nga miqtë ndëkombëtarë, në mesin e shqiptarëve ka atdhetarë dnjitozë që do ta marrin fatin e Kosovës në duart e tyre të sigurta.

SHBA-të dhe BE-ja, po e ritheksojmë, duhet ta mendojnë se, në Ballkan jetojnë 12 milionë shqiptarë autoktonë sëbashku me 6 milionë shqiptarë sa janë bërë shqiptarët e dëbuar nga Serbia në Turqi, se shqiptarët ndaj padrejtësive evetuale që mund t’i bëhen Kosovës, do të reagojnë fuqishëm, dhe se edhe shqiptarëve do te ketë kush t’ju del në ndihmë.

Serbët në Serbi janë melezë, surogatë e çka nuk janë, vetëm serbë të pastër nuk janë, serbët nuk kanë as kombësi, as gjuhë dhe as identitet, dhe për këtë arsye sillen me kaqë egërsi, arrogance e nervozitet.

Tërë ata që këmbëngulin themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë me kompetenca eksekutive , duhet ta dinë se janë kundër demokracisë dhe se e ndihmojnë gjenocidin dhe hegjemoninë e Serbisë dhe të Rusisë në Ballkan.

Pakica serbë në Kosovë është vetëm mbeturinë e grupeve të egra ardhacake nga Karpatet në Ballkan.

Me Kushtetutën e Kosovës të gjitha pakicat në Kosovë trajtohëen në mënyrë të barabartë, dhe është fare e padrejtë dhe e gabuar që pakica serbe të ketë supremaci.

Serbia me Asociacionin serb dhe me Kishën Orthodokse Serbe, synon të themelojë dy mini shtete në Kosovë

Këmbëngulësia për themelimin e Asociacionit është këmbëngulje për krijimin e mini shtetit serb në Kosovë.

Këmbëngulësia për eksterritorialitetin dhe dirigjimin e Orthodokse Serbe-Ruse nga Beogradi është këmbëngulje për realizimin e pranisë serbe e ruse në Kosovë, kur dihet se në Kosovë ka edhe shqiptarë orthooksë.

Kjo nuk duhet të lejohet dhe nuk duhet të ndodh për arsye se këto objekte të Kishës Orthodokse Serbe-Ruse në Kosovë, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara nga shqiptarët në tokën shqiptare dhe të mbrojtura nga shqiptarët.

Serbët me okupimin e Kosovës këtyre objekteve kulti, ua kanë ndryshuar pamjen dhe i kanë përvetësuar duke i dëbuar klerikët e krishterë shqiptarë.

Nuk eksiston asnjë arsyetim dhe logjikë e shëndoshë që për një pakicë kaqë të vogël serbe të jenë ndërtuar kaqë kisha, manastire dhe patriarkana serbë në Kosovë.

Historianët shqiptarë mund të ofrojnë fotografi dhe argumente të shumta se, pjesa më e madhe e këtyre objekteve kulti që Serbia pretendon se janë serbe, kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare.

Serbia gjenocidale e hegjemoniste dhe Rusia gjenocidale e hegjemoniste nëpërmjet Asociacionit serb dhe Kishës Orthodokse Serbe-Ruse në Kosovë, dëshirojnë që ta mbajnë nën kthertra Kosovën tashmë të pavarur e demokratike.

Është më se e domosdoshme që Kisha Orthodokse Serbo-Ruse në Kosovë të bëhet Kishë Othodokse Autoqefale e Kosovës dhe të administrohet nga Kosova.

Këtë duhet ta kenë të qartë Albin Kurti dhe Qeveria e tij, por edhe Antony Blinken- Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet-Këshilltar i Lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Gabrile Escobar- i dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Joserh Borell-Shef i politikës së Jashtme në BE dhe Miroslav Lajçak-emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo është e drejta dhe e vërteta e Kosovës dhe se askush nuk ka të drejtë, po ritheksoj, të luajë me dinjitetin e afër 15 mijë shqiptarëve autoktonë që Serbia kriminale i vrau dhe i masakroi në Kosovë në agresionin e viteve 199/98, ne mësin e tyre edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Nuk ka askush të drejtë të luajë me dinjitetin e 20 mijë femrave të pafajshme autoktonë shqiptare që Serbia kriminale i dhunoi shtazërisht në këtë agresdion gjënocidal.

Nuk ka askush të drejtë të luajë me dinjitetin e 1654 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm femra e meshkuj që Serbia kriminale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Nuk ka askush të drejtë të luajë me faktin se Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë ta marrin rrugën e eksodit.

SHBA-të dhe BE-ja nuk kanë të drejtë që mijëra e mijëra krime të Serbisë gjenocidale, t’i mbulojnë dhe t’i amnistojnë me investimet që ja premtojnë Kosovës dhe Serbisë nëse e pramojnë Planin franko-gjerman.

Kjo kurrën e kurrë nuk mund të jetë demokraci, kjo kurrën e kurrës nuk do të sjell paqe dhe siguri në Kosovë dhe në Ballkan.

SHBA dhe BE në Bruksel me lepe e peqe ndaj Serbinë

Në takimin tejet të bujshëm mediatik që u mbajt më 27 shkurt në Bruksel ndërmjet Albin Kurtit-Kryeministër i Kosovës paqedashëse dhe Aleksandër Vuçiqit- President i Serbisë gjenocidale nuk u nënshkruajt asfarë marrëveshje.

Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe Joseph Borëll- Shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Miroslav Lajçak- emisar i BE-së për dialoguin Kosovë Serbi, Albin Kurti shprehu gatishmërinë për ta nënshkruajtur pranimin e këtij Plani franko-gjerman duke demonstruar kulturë dhe gatishmëri për ruajtjen e paqes në Ballkan, përkundër kriminelit Alekandër Vuçiq, i cili i gjithnjë i përkëdhlur me lepe e peqe të SHBA-ve dhe BE-së nuk e nënëshkruajti këtë Plan franko-gjerman.

Refuzimi i kriminelit Aleksandër Vuçiq për ta nënshkruar këtë Plan franko-gjerman, dëshmoi edhe njëherë se me kriminelët asnjëherë nuk duhet të bisedohet për paqe, dhe se kriminelët e kanë vendin në Gjykatën Speciale për krimet e Luftës në Hagë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq e refuzoi nënshkrimin e këti Plani sipas instruksioneve të Rusisë gjenocidale, dhe tani pret udhëzimet e mëtejmë për pozicionimin e mëtejshëm dhe shantazhimin e këtij Plani franko-gjerman.

Në këtë takim mori pjesë edhe Gabriel Escobar- i dërguari Special i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, i cili pati takime veças me Albin Kurtin dhe veëmas me Alksandër Vuçiqin.

Ajo që ra në sy pas këtij takimi, ishte fakti se as SHBA-të dhe as BE-ja nuk e kritikuan ose nuk ia dhënë shkopin Aleksandë Vuçiqit dhe Serbisë për mosnënshkrimin e këtij Plani fanko-gjerman, porpadrejtësisht bananet dhe shkopinjtë ia përmendën edhe Kosovës paqedashëse e cila ishte e gathme ta nënshkruajë këtë Plan franko-gjerman.

SHBA-të dhe BE-ja me këtë rast duhej ta fajësonin dhe kritikonin vetëm Serbinë gjenocidale, e cila refuzoi ta nënshkruajë këtë Plan franko-gjerman.

Kjo shpërfaqi hilet e SHBA-ve dhe BE-së që po ia bëjnë Kosovës së sinqertë, paqedashëse dhe konstruktive , karshi Serbisë gjenocidale dhe mshtruese.

Avash Beg se ka hendek

SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dinë se Kosova nuk do të jetë kafshatë që do të mund të kapërdihet lehtë, sepse, Serbia kriminale dhe serbët kriminelë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve u kanë ardhur në maje të hundës.

Antony Blinken, Derek Cholet, Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, në mënyrë të padrejtë dhe autoritare po e kërcënojnë Kosovën në të drejtën e saj me banane e shkopinj.

Nëse Kosova e themelon Asociacionin serb dhe lejon eksterritorialitëtin e Kishës Orthodokse Serbe-Ruse, të thotë se fitili i konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i ndezur.

Kosova demokratike e paqedashëse nuk duhet në asnjë mënyrë të sakrifikohet për Serbinë gjenocidale dhe hegjemoniste të nxitur nga Rusia gjenocidale dhe hegjemoniste si edhe dhe nga Kisha Orthodokse Ruse- Serbe, që paraqesin rrezikshmeri për Kosovën, Ballkanin, Evropën dhe botën.

Nese SHBA dhe BE janë miq të vërtetë le ta dëshmojnë, por pazare kundër Kosovës shqiptarët s’do të lejojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat