Fallet e opozitës pro Amerikës

Opinione

Fallet e opozitës pro Amerikës

Nga: Dedë Preqi Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:28
Dedë Preqi

Po shihet nga «Hëna» se opozita e tanishme e Kosovës, PDK, LDK, deri dikund edhe AAK, qenkan duke bërë falle, kinse janë pro amerikane dhe pro evropiane, që në realitet po del diçka tjetër, aty ku presim të mësojmë më shumë, nëse kemi parasysh propozimin e planit franko-gjerman, një plan që do të ishte edhe në favor të Kosovës, duke e mundësuar edhe marrëveshjen në mes Kosovës e Serbisë, të cilin e mbështesin miqtë evropian dhe SHBA-të, ndërsa opozita nuk e mbështet një plan të tillë, përshkak se në krye të këtyre marrëveshjeve qëndron Albin Kurti.

Nëse e shohim tani rrolin e opozitës, edhe para Bashkësisë Ndërkombëtare, vet po e verteton se ajo që është thënë mbi gjendjen e rrezikut që do ia binte Albin Kurti, Kosovës, kinse Albini, po i prish marrëdhëniet me Amerikën, këto paqartësi po kthjellohen tani, sepse kjo opozitë po tregohet si depo e thash e thënave dhe falleve, sepse kjo vetë qenka kundërshtare e miqve tanë, duke përfshirë edhe SHBA-të, me të cilët kryeministri Kurti, me siguri se e ka në kordinim dhe harmoni sëcilën linje dhe marrëveshje politike.

Kuptimi i këtij kundërshtimi që shkon në favor dhe shërbim të politikave të Serbisë, dhe sot po atyre ua bëjmë «argatin» më të mirë në këtë mënyrë përmes këtyre mospajtimeve të opozitës, sigurisht është një poshtërim i madh, mbase do të kishim edhe më shumë të thoshim, por në këtë mënyrë në rrolin e shërbëtorit të armikut, ku do na qojnë këto qëndrime politike të Memlit dhe Abdixhikut.

Vetëm duke i parë seancat e Kuvendit të Kosovës, për fat të keq dhe për keqardhje, ku nuk mundesh të sqarohesh dhe të çlirohesh nga zhurmat e lloj-llojshme, me ç’rast vemendja e opozitës do të zhvendoset dikund tjetër dhe jo te temat dhe rendi i ditës, apo të mendosh ta qosh mendjen se je në një Parlament, për të trajtuar problemet dhe brengat e këtij populli.

Këtu kemi grupe opozitare, të cilat janë të kordinuara vetëm të bëjnë zhurmë, pretendimet e të cilëve janë që të pengojnë punimet e Kuvendit, dhe ecjen përpara të qeverisë Kurti, sikur janë të kordinuar për të ç’akorduar sëcilën seancë të Kuvendit, dhe me këto marrëzi sikur ndjehen krenar dhe bëjnë gara me njëri-tjetrin se cili po ia kalon me provokime dhe shantazhe kundër qeverisë, duke krijuar një farë opozitazmi të zhurshëm dhe të gërditshëm, kauza të cilëve është vetëm rrëzimi i qeverisë Kurti, sepse po u qorrohen sytë dhe e kanë «siklet» se kur do marrin edhe njëherë pushtet?...

Kryetarja e shtetit z.Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë optimista se takimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë, do të jenë të suksesshme dhe në frymën e parimeve të miratimeve në Kuvendin e Kosovës, që të nënshkruhet zbatimi i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes palëve, edhe pse pala serbe në krye me Vuçiqin, i përsërisin qëndrimet e tyre, se nuk do e njohin Kosovën, dhe nuk do pajtohen me anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

SHA-të, dhe BE-ja, janë deklaruar se janë pro udhërrëfyesit të planit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke cekur se në këto marrëveshje përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por nga ana tjetër, qeveria Kurti, nuk e miraton një plan të tillë me kopetenca ekzekutive, edhe pse opozitës nuk po i prish punë kjo ngjarje, sepse vetë e ka nënshkruar, por kësaj do ti çelen sytë dhe do ta kuptojë se ç’është në të vërtetë, te vendimi, besnikëria dhe aftësia e Albin Kurtit, për t’a tejkaluar këtë situatë kritike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat