Botës shqiptare në përgjithësi, e veçmas shqiptarët që kishin mallkimin të jetonin nën Serbi, asgjë nuk iu ka kushtua lirë. Me gjak e plumb e fituan flamurin me 1968, gjak e plumb universitetin dhe të drejtën kushtetuese.
Me 11 Mars, u lidhën sërish me besa-besë dhe dolën me parullën “Kosova Republikë”.
U vranë e u përgjakën shesheve të Kosovës dardane, u fyen nga gojë e shërbëtorëve që lëpinin ndonjë pjatë në Beograd, u dënuan burgjeve të Jugosllavisë, e për ata trima qau veç nëna e tyre.
Demokracia evropiane heshtte duke respektuar vendimet e AVNOJ-it.
Sot, 31 vite distancë, qajmë, vajtojmë e kërkojmë me pas Republikën tonë, dhe si homazh ndaj sakrificës kombëtare fitojmë ”Republikës serbe”!
U plaken dhe u dëbuan nga Kuvendi i Kosovës, Ata që aty e mbronin Kosovën Republikë, vetëm e vetëm që “padrinoja” të lëpijë më lehtë ca pjata që nuk arrinte ti lëpinte i ati, dikush tjetër të lëpijë edhe ai ndonjë pjatë nëpër ambasada, të cilave iu kërkonte ndihmë nga foltorja e Kuvendit që ti “dënojnë kriminelët monstruoz të UÇK-së”!
Eh!
Sa gjatë vuajmë, të gjithë! Dikush pret djalin, ti kthehet nga lufta, dikush ende dëgjon shesheve të Kosovës buçitjen e thirrjes suaj “Kosova Republikë”!
Pra, nderim vëllezër!
Nderim rinisë studentore!
Zoti e bekoftë Republikën Tuaj dhe të UÇK- së!
Lavdi të rënëve!