Ka kohë që nuk është shfaqur në media, duket se po venitet figura e tij.
Që nga koha kur dha dorëheqje nga posti i ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj nuk duket askund.
Genti një djalë i ri, i shkolluar jashtë dhe s’mund të themi se nuk është i ditur, por fatkeqësisht ishte vegël në duart e Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit për qëllimet e tyre.
Qëllimet e tyre datonin që nga projekti i tyre famëkeq për ndarje të Kosovës, dhe u gjet Genti një vegël për tu shërbyer interesave të tyre. Jo kot ish presidenti Meta nuk e kishte dekretuar, andaj edhe Genti ishte vetëm ushtrues detyre.
Meqenëse projekti i tyre dështoi, u tentua që Genti merrte në frena PDK-në. Për këtë gjë kishte luftuar fortë Baton Haxhiu me propagandën e madhe nëpër studio televizive, për të pasur kontroll të madhe tek ai. Andaj jo më kot Batoni ka pasur kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual të PDK.
Tani që Genti nuk duket askund, shtrohet pyeta ku është ai dhe a u konsumua kaq shpejt një djalë i ri që mund të kishte jetë të gjatë politike, e që fatkeqësisht u përdor nga skenaristët për ndarje të Kosovës si vegël.
I shijoi disa kohë privilegjet e pushtetit, e humbi dinjitetin dhe karrierën jetësore politike. Genti u dogj si kartë nga Batoni, Hashimi dhe Edi Rama. Me dështimin e projektit për ndarje edhe Ganti u nda nga pushteti.
Pavarësisht përpjekjeve të Batonit për ta kthyer në pushtet, këtë radhë në krye të PDK, mos realizimi i saj është dështim i vajtuar nga Batoni. Jo pse kryetari aktual i PDK është më i hajrit se Genti, gjithësesi dështimi i Gent Cakajt është spektakolar.
Në mendimin tim ai tanimë është i djegur si politikan, shembull për të tjerët që mos të përdorën nga ata që kanë qëllime djallëzore. Mbase mund të ketë tentiva për ta rikthyer prap Gentin, më duket e vështirë një gjë e tillë.