Identifikimi i masës me udhëheqësit politik është gjë histerike, është e pakuptueshme. Kishim gjithëfare kombinimesh politike në pushtetet e pas luftës, të cilat më shumë na sollën hidhërime se sa gëzime. I kishim në pushtet njerëzit të cilët nuk patën fare kasavet për dhimbjet e të tjerëve. Ata vendosen paturpësisht të bëhen pasanik. Ishin elitë jo e budallenjëve, por elitë e papërgjegjshme dhe e pamoralshme politikisht. Nuk iu interesoi gjendja sociale duke e lënë atë si barrë të rëndë për gjeneratat. Problem e kishin si t ë grabisin elitizmin, e jo të kujdeseshin për gjeneratat që do rriten nën hijën e robërisë ekonomike dhe sociale. Bënë kombinime të poshtëra e degraduese për rrjedhat shoqërore dhe politike.
Nuk ishte më lajm pse dikush bëhej milionerë, por lajm dhe skandal u bë që mbi 50 përqind e populltës jetuan dobët. Një shumicë mbeti pa të drejtën e jetës normale, se jeta normale për ta u bë luks. Është e tmershme kur shumica nuk e kanë mundësinë më i lidhë dy skajet e muajit, e lëe më të shijojnë pushimin vjetor, që është shumë normale.
Aq më keq kur kjo gjendje e varfërisë krijoi gjendje të pashpresë për të jetuar në Kosovën e lirë! Të rinjët tanë po largohen masivisht nga vatrat e tyre shekullore, për të mos u kthyer kurrë, e që është ana më tragjike për një shtet dhe për një popull. Kjo gjendje nuk përballohet më heshtje, por përballohet më ngritje të lartë të zërit ndaj këtyre padrejtësive të mëdha.
Varfëria nuk është fat, nuk është dënim i paambicieve. Varfëria për pasojë ka ndarjen jo të barabartë të te mirave materiale. Ajo është padrejtësi, është plaçkitje e paskurpullt. Njerëzit pa para nuk janë njerëz. Për ata nuk po vlen asnjë rregull shoqëror e poltikë që shumë vite. Për këtë kategori shumicë shteti ende nuk po ngritet në këmbë. Nga kjo klasë politike e re pritet shumë më shumë të bëjë në këtë drejtim.Ë shtë koha e fundit që të çmohen vlerat e secilit prej nesh.
Shoqëria e cila rreshtohet në kahun e gabuar, rreshtohet pas një grupi të caktuar njerëzish, e shumica mbesin në anonimitet dhe varfëri, është shoqëri e dështuar. Pa një organizim të mirëfilltë shoqëror dhe politikë nuk ka ecje përpara, dhe largë është inkuadrimi në Evropën e bashkuar, aty ku Kosova e ka vendin. Shoqëri në degradim nuk i duhet sot askujt. Duhet të luftohen shkaqet e jo pasojat e gjendjes së krijuar. Duhet të kemi një rreshtim të ri për zgjdhjen e problemeve të mëdha shoqërore. Të merresh vetëm me pasojat pa i zgjidhur problemet, do të thotë të sillesh në rrethin vicioz, e kjo pastaj kthehet si bumerang.