Plani franko-gjerman i propozuar nga BE-ja, dhe i mbështetur nga SHBA-të, do të ishte zgjidhja e nyjës përfundimtare e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, këtë e thojnë edhe ndërkombëtarët, duke ditur se pas gjitha atyre angazhimeve të deritanishme në dialog në mes palëve, na shtrohet pyetja, cilat ishin frytet e tyre, që nuk sjellën rrezulltate, apo ku është përvoja e madhe që ka Evropa, në ndërmjetësimin dhe rrolin e saj në këto marrëveshje.
Pa dyshim se është edhe një fitore ndërnjerëzore, nëse tensionet ndëretnike në mes palëve do të pushojnë dhe relaksohen, ku mund të nxirren në pah dhe të shmangen më lehtësisht mosmarrëveshjet dhe politikat e dyshimta dhe nuk do përkrahen apo përkthehen në format e tyre denigruese, të cilat janë në dëm të përgjithshëm në sëcilën shoqëri njerëzore, ashtu sikur po vepron Serbia, me politikat e saj kundër shtetit të Kosovës.
A duhet ta fajësojmë vetëm Evropën, për dështimet e deritanishme të marrëveshjeve dhe negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës, kur e shohim aq të disponuar Serbinë, e cila nuk heqë dorë nga qëndrimet e saj hegjemoniste kundër shtetit të Kosovës, dhe duke mohuar gjenocidin dhe masakrat që shkakëtoi, ndërsa në anën tjetër e luan rrolin e viktimës përballë BE-së, dhe SHBA-ve, duke e lënë fajtore Kosovën, që nuk po ia miraton Asociacionin e komunave serbe.
Duhet të thëmi se rroli i Evropës, në këto marrëveshje ka qenë i zbehtë dhe shumë pak suksesiv, sepse Serbia, pothuaj se asnjëherë nuk është vënë nën presion të BE-së, dhe asnjëherë nuk është kushtëzuar si një agresore e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, që të disiplinohet pak, por në shumë raste Serbia, do të ishte e ledhatuar nga BE-ja, sidomos nga përgjegjësitë që kishte ndaj realizimit të marrëveshjeve me palën e Kosovës.
Kosova, në çdo takim me palën serbe, duhet ta ngreh shqetësimin e saj e të pagjeturve, dhe pse Serbia po sjellët aq e pa cipë, e cila është edhe një ndër pikat kryesore të negociatave, sepse janë edhe 1600 të pagjetur, që gjatë luftës së fundit regjimi serb i Millosheviqët, përveq se i masakroi edhe i zhduki kufomat e tyre, duke i fshehur nëpër gropa masive nëpër Serbi dhe gjetiu, kinse për ti humbur gjurmët e tyre, të cilët i presin me padurim dhe me lot në sy familjarët e tyre.
Dhe për të gjitha këto veprime makabre dhe kriminale i ka informatat Serbia dhe Vuçiqi, e cila po luan edhe me fatin e të pagjeturve, por asnjëherë nuk u ka bërë presion BE- ja, që t’a zbulojnë vendndodhjen e tyre, ndërsa në anën tjetër autoritetet e vendit nuk pushojnë së kërkuari me gërmimet dhe mekanizmat e tyre në çdo vend për gjetjen e trupave të zhdukur, aty ku më shumë spekulohet se tregohet realiteti, sepse qytetarët serb janë të shtrënguar dhe të kërcënuar nga shteti serb, që mos të flasin apo të tregojnë të vërtetën e vendndodhjes së tyre.
Çfarë do sjell modeli evropian apo franko-gjerman?
Këtë herë me shpresë dhe besim se nuk do të dështojnë përpjekjet e BE-së, dhe e SHBA-ve, për të kordinuar palët në një qëllim të caktuar, ku njeriu e ruan nën sundimin e vet paqën, për të cilën janë të interesuara që ta sjellin dhe të marrin vendime të duhura edhe këto vende mike të paqës ndërnjerëzore, që sipas tyre do t’a mbështesin modelin Evropian, siq e quajnë modeli franko-gjerman, duke inkurajuar dhe shpresuar se një plan i tillë do sjell një efikasitet frytdhënës për të dyja palët, me mundësinë e një pajtimi dhe marrëveshje përfundimtare e paqësore.
Ndër të tjera, në kuadrin e këtij plani evropian, apo franko-gjerman, që i është prezentuar palës serbe dhe shqiptare, në thelb e ka rrjedhën e një plani ku paraqet kriterin e një marrëveshje ndëretnike, apo angazhimin në mes palëve kundërshtuese, që nënkupton mundësinë e marrëveshjes ndërvepruese, duke hyrë në marrëdhënie me botë dhe duke e mos penguar njëra-tjetren.
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, ndaj këtij qëndrimi janë prononcuar në favor të këtij plani, duke e pasur mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-ve, edhe pse ky plan franko-gjerman, sipas Serbisë dhe reagimit të Vuçiqit, nuk është i përshtatshëm për palën serbe, sepse një plan i tillë mund ta sjell Kosovën, në avantazh, duke e inkuadruar në organizatat ndërkombëtare dhe kjo do ta pengonte më së shumti Serbinë.
Kryeministri Albin Kurti, në takimin e ardhshëm me Vuçiqin, në Ohër të Maqedonisë Veriore, nuk duhet të bie pre e provokimeve të palës serbe edhe nëse nuk e nënshkruajnë pëlqimin e këtij plani evropian, por administrata amerikane në bashkëveprim me BE-në, duhet ta marrin në konsideratë marrëveshjen në fjalë dhe të ia japin palës serbe dënimin e merituar, e cila po i bënë bisht planeve të tilla dhe marrëveshjeve paqësore.
Po ta krijojmë përshtypjen se Vuçiqi, në takimin e ardhshëm me kryeministrin Kurti, në Ohër të Maqedonisë Veriore, nuk është i gatshëm të përgjigjet pozitivisht miratimit të këtij plani evropian, dhe as ta nënshkruaj një plan të tillë, atëherë mbetët e qartë, se vetëm ata që janë frikacakë, dhe janë kundër paqës në mes palës serbe dhe shqiptare, do të sjellën në këtë mënyrë, e një ndër ata është edhe Aleksandër Vuçiq, apo një kopje e vërtetë e Millosheviqit dhe model i Putinit.