Propaganda Ruse asnjëherë nuk pushoj ndaj perëndimit përkatësisht ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Me rënien e Paktit të Varshavës dhe shpërbërjes të Bashkimit Sovjetik propaganda Ruse u sofistikua përmes luftës speciale ndaj rivalëve e sidomos ndaj fuqive të mëdha Botërore. Kjo luftë speciale vazhdoj u masivizua pas bashkimit të dy Gjermanive dhe rënien të Murit të Berlinit. Me dekada Bota ishte në lajthitje në raport me Rusinë e sidomos pas ardhjes në pushtet të Presidentit Putin. Putini një personalitet i dalë nga shërbimet sekrete të inteligjencës Ruse u mundua ta ndryshoj planin strategjik duke shpresuar në realizimin e aspiratave strategjike që Rusinë ta vendos si superfuqi politike dhe ushtarake në Botë. Veprimet dhe pasojat e kësaj politike destruktive, dhe subversive , u reflektuan edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e fushatës zgjedhore të Donald Trump për President të Amerikës.
Shërbimet e fshehta të inteligjencës Ruse arritën që të infiltrohen në aparatet Shtetërore të SHBA-së. E kjo më së miri u pa me rastin e protestave të simpatizuesve të Trump-it të cilët bënë përpjekje të organizojnë grushtet në institucionin më të lartë demokratikë në Uashington. Duhet theksuar se imagjinata dhe konspiracioni i politikës së Putinit nuk pushojë asnjëherë që nga ardhja e tij në pushtet. Shërbimet inteligjente të Rusisë u munduan të depërtojnë edhe në kabinetin e kancelares Merkel.
Tani kur Rusia po mundohet ta pushtoj Ukrainën plani strategjik i Putinit përmes kanaleve të fshehta duke i përdorur aleatët e tij në rend të parë Serbinë në krye me Vuqiqin për destabilizimin e rajonit të Ballkanit. Nuk ka dyshim se Putini dhe politika dhe Qeveria Ruse kanë shpenzuar qindra miliona dollarë nëpër disa Shtete të Ballkanit duke i korruptuar dhe inspiruar grupet e ndryshme të partive ekstreme të cilat edhe më herët ishin aleate në anën e Rusisë. Por jo vetëm kaq. Putini përmes propagandës dhe parasë ka depërtuar edhe tek një numër i mediave të ndryshme private në disa Shtete të Ballkanit.
Duhet theksuar se Putini bashkë me Vuqiqin në decenien e fundit kanë zhvilluar takime të shpeshta duke nënshkruar edhe momerandume bashkëpunimi deri tek aspekti i bashkëpunimit ushtarak. Këto marrëveshje të fshehta u manifestuan edhe në destabilizimin e Malit të Zi ku rolin kryesor e luajti Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse. Nuk ka dilemë se Putini dëshiron një konflikt të ri në Ballkan, përkatësisht pretendimet e tija janë: që Kosova dhe serbia ti vazhdojnë tensionet për shpërthimin e një konflikti të cilit nuk do ti dihet fundi. Andaj më thotë mendja se plani franko gjerman është një dokument i cili në momentin e pikërishëm do të ia prishë planin Putinit dhe forcave ekstreme nacionaliste në serbi. Debatet (shterp) të cilat po zhvillohen në mediumet e Kosovës dhe nëpër restaurante të ndryshme në lidhje me propozimin Amerikano Evropian sa më parë duhet të injorohen dhe të bojkotohen nga ana e qytetareve normal të Republikës së Kosovës. Edhe një herë po theksojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ato të cilat e bënë Shqipërinë Shtet të barabart me shtetet tjera të Botës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Shtetet e Bashkimit Evropian në krye me Aleancën e NATO-së dhe UÇK-në e çliruan Kosovën dhe e pranuan Pavarësinë të cilën ne po e gëzojmë sot. Në këto momente të rrethanave gjeopolitike dhe gjeostrategjike Kosova duhet ti besojë Amerikës. Kjo është rruga e vetme që e siguron të ardhmen e Shtetit tone.