Me Abdixhika e Selmanaj, pionerë të Mustafës - LDK e ka të vështirë për të arritur imazhin që e kishte dikur

Opinione

Me Abdixhika e Selmanaj, pionerë të Mustafës - LDK e ka të vështirë për të arritur imazhin që e kishte dikur

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 mars 2023 Në ora: 15:01
Adem Bytyçi

Pas shkuarjes në amshim të te madhit dhe të pa përsëritshmit Dr.Ibrahim Rugova, LDK-n, e rrënoi mafia komuniste anti-Rugovë, partinë me reputacionin më të madh në vend, e cila për herë të parë në historinë politike të Dardanisë, i vuri themelet e pavarësisë së Dardanisë - Kosovës nga Serbia gjenocidale anti-shqiptare.

Mezi pritën ndarjen nga jeta të Dr.Rugovës, ata të cilët dikur ia ndalën financat në momentet më të rëndësishme kur Dr. Ibrahim Rugova, lobonte anë e mbanë botës, përkitazi me pavarësinë e Kosovës nga terrori dhe repersaljet e Serbisë kundër popullit paqedashës të Kosovës, për tu infiltruar vetë në LDK, për ta rrënuar përfundimisht.

Të tillët sot LDK-në, e kanë sjellë buzë humnerës, e cila vështirë e ka për ta arrit imazhin dhe dashurinë nga populli i Kosovës që e kishte dikur.

Anti-Rugovistët pasi u infiltruan në LDK, i larguan nga partia idhtarët më të devotshëm të Dr.Rugovës dhe e futën partinë në koalicion me kundërshtarët politikë më të mëdhenj të Dr. Rugovës, vetëm e vetëm për ta shndërruar partinë LDK-në, njërën ndër partitë politike më të pa rëndësishme në vend.

Ata të cilët e bonkrotuan këtë subjekt politik, sot pas largimit të tyre nga LDK-ja, në emër të LDK-së, vlerësohen individët më të pasur dhe më të pushtetshmit dikur.

Saktësisht në kuadër të LDK-së, ka personalitete të shquara, por janë pak krahasuar me ata të cilët i vendosën në pozitat më të larta të kësaj partije dhe vetë ikën e lëshuan partinë, duke iu lënë amanet vazhdimin e avazit tyre drejt rrënimit të partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat