Marrëveshja e Ohrit de jure e de facto e plotfuqishëm edhe pa nënshkrimin e palëve dhe në interes të shtetit të Kosovës!
Marrëveshja Kurti-Vuqiç, një hap më afër Evropës, pasi u hap një kapitull i ri për Kosovën.
Me ketë marrëveshjeje hapet rruga drejtë anëtarësimit të vendit në instancat relevante ndërkombëtare, NATO, BE, dhe në OKB!
Marrëveshja Kurti-Vuqiç është një arritje historike.
Nëse shikojmë në retrospektivë shumica e marrëveshjeve në mesë të pales Kosovare dhe asaj Serbe kishin ngelur pa u nënshkruar, nga pala serbe.
Si për shembull marrëveshja e Rambujës, e Vjenës nuk ishin nënshkruar nga pala serbe, por ato marrëveshje ishin bërë të plotfuqishme dhe fitues kishte dalur pala shqiptare!
Në shumicën e marrëveshjeve të arritura në mes të palëve me rëndësi është arritja e marrëveshjejes gojore kurse, nënshkrimi mbetet vetëm simbolikë, sepse në takime të nivelit të lartë dhe me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, nënshkrimi mbetet vetëm simbolikë.
Autori është profesor i shkencave politike në Kolegjin Universum në Prishtinë.