Qytetarët shqiptarë dhe ata vlonjatë, kanë vite duke endëruar e kërkuar: Një kandidatë të jet propozuar dhe i përzgjedhur nga antarësia; për qytetarinë, dhe jo i katapultuar nga Lider- Mender- Klanderët!
Të ket bërë emër edhe për mbiemrin, dhe jo të tundet me takëmet e paraardhësve, me spaletat e zyrtarit, pa pasur shiritin e qytetarit!…
Deri më tani lupa e liderëve, ka shigjetuar e përzgjedhur, duke i katapultuar: Kjo është e “E bija e Cikos, dhe ky i biri i Vezikos”, pa i njohur as mëhalla e tyre. Dhe… këtë njerëz pa emër, kanë bërë ëmbër edhe shoqërinë, duke i hequr për hunde “lideri”!
Shqiptarët mbeten ende duke endëerruar dhe pritur, njeriun e përzgjedhur; shërbestarin e merituar!
HYSNI SHARRA
Dhe ky i përzgjedhur dhe i ofruar deri më tani rezulton, dhe i votuar nga primaret e antarëve dhe qytetarëve për kryebashikak; Hysni Sharra, me rrënjë e degë, soj e sorrollop nga Vlora e Pavarësisë!
Opinioni i qytetarëve vlonjat, bijëve e bijave të tyre, brenda dhe jashtë vendit me sy e vesh të mprehur në Atdheun e tyre, ku u ka bërë koka dëng, e shohin dhe e ndjejnë dhimbjen deri në palcë, në klithma e ulërimë: Çilimijtë dhe të moshuarit, të sotmen e kërcënuar dhe të nesërmen e pa sigurtë nga politika e rrënim-rrëmbimit- dhe e kanabizim- kriminalizimit!
Gjithë moshat, me dhe të pa drejtë vote, e shprehin hapur, qoftë në rrethet familjare, miqësore e shoqërore, në faqet e rrjeteve sociale, më e shpejtë dhe më e përhapura, deri dhe në mediat e shkruara dhe pamore; shkoqur dhe hapur, dje dhe sot, nga “Sheshi i Flamurit”, pa i’u dridhur qerpiku, me zë dhe figurë, me doza dhimbjeje, për pasigurinë dhe pafytyrësinë e politikës- rrënuese për gati tri dekada, pasigurinë e të nesërmes për vete, fëmijtë, nipërit dhe mbesat, po edhe për vet politikërrënuesit…
Qytetaria vlonjate synon, kërkon dhe merition:
-Një kryebashkiak të ketë lindur, të jetë rritur në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë!
-Një kryebashkiak të jetë së pari qytetar, e më pastaj të bëhet zyrtar!
-Një kryebashkiak nisur nga më të thjeshtat:
-Të ketë lexuar, të jetë frymëzuar nga vepra dhe jeta e Ismail Qemalit.
-Të dijë varrin e themeluesit të shtetit shqiptar, te “Sheshi i Flamurit”, ku prehen eshtrat e tij, të ketë qenë vizitor në “Muzeun e Pavarësisë”.
-Një të zgjedhur që të ketë shkelur me këmbë, ndoshta në gjithë gjeografinë e Vlorës, që nga: Kuçi, Vërmiku, Sevasteri, Selenica, Novosela, Sazani, Dukati, Qeparoi, etj.
-Një kryebashkiak, i dhimbsur e solidar, të dijë të këndoj labçe, solo, po edhe me çifteli!
-Të ngjajë një fije dhe të ketë lakmi në; Ali Asllanin, të mbaj mbi tavolinën e punës veprat e tij të shkruara dhe shkuara me klithmat e sotme: “Koha e Maskarenjve” dhe “Hanko Halla”!
-Një kryetar bashkie të ketë dëgjuar, apo njohur dhe të ketë pak “prush”, frymëzim nga: Kriso Papajani, Sihat Tozaj, Nedin Hoxha, Axhem Gjonaj, Luan Muhameti, etj.
-Të dijë dhe të frymëzohet nga bëmat dhe aktet e kohëve të hershme të: Kanan Mazes, Osman Haxhiut, Jaho Gjolikut, Halim Xhelos, Sado Koshenës, Nuri Luçit, Qeriba Derrit, Zonja Çurres, Mumin Selamit, Zaho Kokës…
-Një kryebashkiak midis tradicionales dhe bashkëkohores!
-Një kryebashkiak të ndihet dhe të sillet si qytetar mes qytetareve të vet!
-Një kandidat ku mund të marë viston prej: Skënder Kamberit, Nestor Jonuzit, Rakip Shabanit, Arben Meksit, Bardhosh Gaçes, Anest Bezhanit, Birçe Haskos Arsim Canaj, Mustafa Dedenikës…
-Një kryebashkiak, të ketë qënë dhe emigrant! Ti jap “OK” emigracioni, ndoshta më i madhi Shqiptar!
-Një kryebashkiak të mos thotë ato që nuk mund t’i bëjë!
-Një kryebashkiak që tu thotë bashkëqytetarëve të tij: Të vërteta të hidhura e jo gënjeshtra të ëmbëla!
-Një Zot të votës qytetare, të ngrejë një administratë me fytyrën e qytetarëve vlonjatë, dhe jo të farefisnisë e militantëve të derisotëm!
-Një kryetar bashkie: Të ndërtojë politika sipas opinionit të qytetarëve!
-Të fusë në zyrat e shtetit zyrtar dhe jo rrogëtar!
-Një kryebashkiak që ka si të zgjedhur njeriun që qëndron në fund të vatrës, për të shërbyer dhe jo në qosh për të rrëmbyer!
-Një Zot Konaku të dijë dhe të kullandris; taksat dhe tatimet e qytetarëve!
-Një i zgjedhur që nuk përdor ironinë, po humorin!
-Një kryebashkiak zakonor dhe tradicional!
-Një i zgjedhur të ecë më këmbë, në gjithë rrugët e rrugicat e Vlorës, ditën dhe natën!
-Të flas dhe të takohet si qytetar mes qytetarëve, ndan rrugëve dhe jo të kakaris nga maja e mikrofinëve, si e “Ema e Zeqos nga maja e Thanës”!
-Një i zgjedhur drejtë për drejt nga qytetarët, i munguar deri më tani, ku tu flasë bashkëqytetarëve hapur, dhe jo me shkelje të syrit!
-Tu prish atyre “muret e trurit”, të ngritura deri më tani nga politikë-shthurja, dhe më pastaj, pa kosto t’i detyrojë ata të shëmbin vet edhe muret e gurit, që kanë rrethuar e dhunuar qytetin dhe qytetarët, në çdo hap të Vlorës dhe në vijim të shëmbin muret e trurit!
-Një kryebashkiak t’i bjerë tutje e tëhu qytetit me këmbë dhe të tu flas njerëzve me zemër në dorë, si biri i tyre!
– Të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar edhe kur të mos jetë i zgjedhur!
-Një kryetar bashkie bashkëpunues dhe edukues i qytetarëve, për të ndryshuar mendësinë e ngritur deri më tani në sistem: “Prona i takon atij që e Zapton, e Pushton dhe e Legalizon”! Po- prona ka tri kolona të hershme, tradicionale, ngritur mbi qytetërimet dhe traditat e lashta nga: Trashgiminia, Blerja e Dhurimi. Këto kolona janë shëmbur nga politikë-rrumpalla e tri dekadave…Politika, kjo stallë e rëndëndotur, për tri dekada i ka shkaktuar këtij vendi dhe popullit; gjëma e bëma të pa ndodhura kurrë: Mbi 9000 viktima të vrarë, jetë të humbur nga zullumet e politikës, ligjet antikombëtare, konflikteve të ngritura mes njeri-tjetrit, për pronën etj, etj.
-Po brenda këtyre stallave, a mund të gjesh ndonjë rasat të pa ndotur?!
Është e pa mundur, të gjeshë delen e pastër në stallën e pistë!
Administrata e ngritur në sistem, edhe në qytetin e Vlorës; me prurje dhe prirje rurale, madje e zbritur nga jashtë Vlorës, duke fyer qytetarinë vlonjate, për “defiçencë kapacitetesh”, ka sjellë koston e rëndë!
Dhe jo pa shkak, nga kjo polikë-bërje! Sepse: Qytetaria vlonjate; është vështirë për tu keqpërdorur dhe lehtëpërdorur për punë të liga, të zullum-politikë-pushtetit!
-A është e lehtë për të gjetur një kandidat, kandidate, model për kryetar bashkie në Vlorën e Pavarësisë?
Jo, nuk është e lehtë!
Po, nuk është as e pa mundur!
Dhe këtë model e pakta të endërruara, e kanë përzgjedhur deri më “peshorja” e Primareve, modele të endërruara kandidaturën e; Hysni Sharrës, bir i Vlorës, me rrënjë e degë vlonjat!...