Edukatori me afro 40 vjet përvojë pune të sukseshme i thotë një vogëlushit të dashur, se para më të moshuarve duhet të jetë i kujdesshëm duke i përshendetur, në anën tjetër del prindi arogant i vogëlushit pa fije kulture arsimonjëse, kombëtare, fetare e familjare i kërcënohet edukatorit duke i thënë: "S'ke punë me fëmijët e mi".
Për fatin e keq të prindërve të sotëm, në vend që fëmijët e tyre t'i edukojnë e mësojnë të dashurojnë, respektojnë të tjerët, ata ju japin edukatë djallëzore, jo vetëm të mos i respektojnë të mëdhenjtë, por edhe i mësojnë të rrinë hidhëruar për t'ua ushtruar hasmërinë edhe më ndaj të tjerëve.
Të mjerët prind të fëmijëve modern në vend që të mbjellin në shpirtin e engjëjve të vegjël dashurinë respektin familjar, farefisnor, kombëtar e fetar të Zotit, ata te fëmijet e vet mbjellin hidherimin, mosrespektin e armiqësinë djallëzore.
Pajtohemi me poetin e madh Lasgush Poradecin që thotë se: "Fëmijët deri më 6 vjet janë engjëll, sapo i mbushin 7 vjet në shpirt ju hynë djalli i prindërve të paedukuar e nga engjëj bëhen djallëzor.
Një ditë një i urtë e sheh fqiun arrogant duke e qortuar fëmijën e vet dhe e pyet:
-Se pse i bërtet fëmijut tënd?
-I jap këshilla e nuk më dëgjon, ia ktheu prindi arrogant.
Ti nuk je për t'i dhënë këshilla vogëlushit tënd pasi ti vetë nuk je i edukuar, keshillat tua janë arroganca ndaj prindërve, familjes, farefisit miqve dhe do krijoni fëmijë arrogant sikurse që je ti, iu pergjegj i urti.