Para disa ditësh unë u shpreha se ndjehem mirë për atë se kryenministri shqiptar ka emruar ministra shqiptarë të Kosovës ne qeverinë e tij,kur ai ka qenë nismëtar për mbldhje të përbashkëta të qeverive shqiptare;se ka propozuar që edhe drejtuesja e shërbimit informativ të ishte një nga Kosova , e po kështu edhe për dekorimet e gradimet edhe për sportistët shqiptarë të Kosovës.
Dhe mirë kam bërë.
Por kjo nuk do të thotë që ne të mbyllim sytë e veshët kur ekspozohen gjëra dhe aspekte të tilla të papërgjegjshme dhe shumë të dëmshme kunder Kosovës si rastet kur në Tiranë ekpozohen në aktivitete qeveritare e ndërkombëtare harta ku Kosova është në hartën brënda kufijve të Serbisë.
Kjo të shtyn të mendosh se a e njeh Kryeministri i Shqipërisë shtetin e Kosovës?!
Pak ditë më parë në Tiranë u mbajt Konventa Ndërkombëtare e Turizmit bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmi. Ajo që u vu re në atë takim ishte se u shfaq një hartë ku Kosova si shtet i pavarur ishte përfshirë brënda hartës së Serbisë.pra në një aktivitet ndërkombëtarë në Tiranë shfaqet një hartë pa kufijtë e shtetit të Kosovës.
Por kjo nuk mund të justifikohet nga Edi Rama pasi dhe me parë ai ka postuar vetë një hartë ku Kosova perfshihej në hartën e Serbisë.
A mos qenka ky vizioni i Edi Ramës për Ballkanin e Hapur, pa Kosovën shtet të pavarur?!