Sa më afër të jetë 23 prilli, dita kur pritet të mbahen zgjedhjet në veri të vendit, aq më shumë do të shtohen tensionet atje. Plagosja e një serbi në fillim të kësaj jave është prelude për të tjera ngjarje, të tjera inskenime nga vet serbët për të fuqizuar sa më shumë thirrjet për formimin e asociacionit.
Në bazë të reagimeve të Vuçiqit kuptohet më së miri qëllimi i Serbisë, mos pjesëmarrja e tyre në zgjedhje për të quar në dështim e tyre do të nënkuptonte treguesin e fuqisë që ka Beogradi në atë pjesë të vendit. Lufta psikologjike që Serbia në krye me Vuçiqin po përdor ndaj qytetarëvë të veriut deri tani ka dështuar në raport me institucionet e vendit, së paku deri tani.
Në mungesë të rezultateve nga instiucionet e vendit, Vuçiqi po e zhvendos presionin tek BE. Presidenti serb ka kërkuar reagim urgjent nga BE-ja që ta ndalin “menjëherë shkeljen e marrëveshjes nga ana e Kosovës, për targa dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të automjeteve me targa legale Serbia”.
Narracionin e presionit nuk e ndali me kaq, pas takimit me Listën Serbe, Vuçiqi nuk la pa kërcënuar në rast të refuzimit nga ana e Kosovës që të heq dorë nga ushtrimi i sovranitetit se “pala serbe do të kundërpërgjigjet me “masa të forta dhe adekuate politike për të mbrojtur rendin kushtetues”.
Narracioni i Vuçiqit nuk ndryshon aspak nga ai i Millosheviqit, me pasojat e prodhura nga ajo të luftërave me të përgjakshme që pas Luftës së Dyte Botërore. Duhet të di presidenti serb se Kosova është shtet, ka institucione të veta, dhe askush smund ta ndal për të ushtruar sovranitetin e vendit në çdo hap të territorit të saj.
Qëllimi i vërtetë është Asociacioni, të cilin tanimë po e thotë hapur Vuçiqi dhe të gjithë politikanët në Serbi. Derisa Serbia bën presin tek BE duke u thirr në marrëveshjen e Ohrit, Kosova duhet t’i rikujtojë Serbisë për prishjen e kësja marrëveshje nga vet ajo derisa bën thirrje për mos njohje, që është në kundërshtim me Pikën 4 të kësaj marrëveshje, për më tepër, Kosova s’po bën asgje përveç se po ushtron sovranitetin e vet, gjithnjë në përputhje edhe me vet marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit.