Vuçiqi në rolin e kalit, Lista serbe në rolin e (sh)piunave për ta ndarë Kosovën

Opinione

Vuçiqi në rolin e kalit, Lista serbe në rolin e (sh)piunave për ta ndarë Kosovën

Nga: Dedë Preqi Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:23
Dedë Preqi

Kali është figura më dinake në shah, sepse me lëvizjen e tij i kapërcen figurat tjera për të sulmuar në fushën e huaj, mirëpo për fat të mirë ekzistojnë rregullat ndërkombëtare të kësaj loje, që bazohen në fakte që kanë gjykim të shëndoshë dhe janë absolutisht objektive.

Ashtu edhe Vuçiqi, po e luan rrolin e tillë, duke e bërë sulm të tërthort ndaj Kosovës, bashkë me Listen serbe që e luan rrolin e (sh)piunave, duke e luajtë si një lojë shahu me Kosovën, edhe pse nuk është lojë shahu në të vërtetë, por është një lojë e pistë, kuptimi i sëcilës po lakuriqohet përditë e më shumë.

Formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, është një kushtëzim por edhe nënçmim për shtetin e Kosovës, dhe Lista serbe, që derigjohet nga Beogradi, lirshëm hynë e del në Kuvendin e këtij shteti dhe përgjon çdo rrjedhë politike brenda Kosovës, duke ia përcjell Vuçiqit, çdo informacion dhe frymë politike në kuadër të këtij shteti.

Formimi i Asociacionit nuk varet nga vullneti i popullit të Kosovës si shumicë, që u bë kurban për lirinë dhe demokracinë e këti vendi, por në një mënyrë po i imponohet një gjë e tillë, dhe ashtu rrezikun e diçkaje të keqe që mund ta pret ky shtet, që rritet në përpjestim me masën e kompetencave dhe edhe me ndonjë befasi të frikshme, me ndarjen e veriut nga Kosova.

Lista serbe është pjellë e Vuçiqit dhe shpiune e Beogradit, e cila po hanë me dy lugë, me njërën nga Kosova dhe tjetren nga Serbia, dhe në këto rrethana po hapet një kapitull dhe faqe e re e historisë, dhe me plot të drejtë mund të thëmi se me formimin e Asociacionit të komunave serbe, edhe pse shqiptarët janë shumicë, prapë se prapë do të jetojnë të kërcënuar në shtetin e tyre.

Vuçiqi, këta njerëz i përdor si vegla politike, të cilët i mashtron sa herë që i tekët për ta destabilizuar Kosovën, por një ditë do ti quan edhe tradhëtarë, sepse ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës , dhe në situata të tilla sëcili mund të dështojë, sepse ky shfrytëzim është një industri e vjetër e politikës serbe, që do ti skadojë afati.

Ndërtimi i marrëdhënieve me Serbinë, do të merr edhe shumë kohë, sepse ky popull dhe ky vend e ka vështirë të pajtohet me marrëveshje paqësore e ndërnjerëzore, sepse është mësuar gjatë gjithë historisë së vet, se gjuhën e forcës e ka pikërisht mjet të marrëveshjes, por Kosova, e ka të kundërtën, ashtu sikur çdo vend i botës demokratike.

Problemet që paraqiten si probleme ndërnacionale, kanë ekzistuar gjithherë në çdo mes shoqëror, poashtu edhe në Kosovë, të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë dhe në favor të shqiptarëve asnjëherë, për derisa ky vend ishte nën okopimin serbo-sllav.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, këto ditë në Rashkë, në takim me serbët e Kosovës, në vend që të i inkurajojë serbët të mbajnë zgjedhje, sepse është edhe në të mirën e tyre, ky e bënë të kundërtën, duke i nxitur serbët që të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit në 4 komunat veriore.

Pothuaj se, për çdo ditë po shtohen incidente të ndryshme për të penguar zgjedhjet me pretekstin se më parë duhet të bëhët Asociacioni, pastaj zgjedhjet, që nënkupton se të gjitha iniciativat e kësaj loje të pistë derigjohen nga Lista serbe, përmes njerëzve të saj dhe militantëve të Vuçiqit, me qëllim për ta prishur rendin dhe qetësinë, duke vendosur edhe pllakata sikur ajo afër urës Bistrica, ku shkruan, «Policia Speciale e Kurtit, po qëllon ndaj serbëve»

Mirëpo, sot Kosova si shtet i pavarur, në bazë të Kushtetutës së vet, respekton dhe përfill të gjitha të drejtat e çdo minoriteti pa dallim nacioni dhe religjioni dhe duhet cekur se, në veqanti populli serb mbas pavarësisë së Kosovës, është minoriteti më i priveligjuar në vend, ndërsa në anën tjetër shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, përkundrazi radhitën ndër popuj të dorës së fundit në shtetin e Serbisë.

Përkundrazi, mbyllja e syve edhe nga ana e ndërkombëtarëve para këtyre çështjeve shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës, ka shumë domethënje, sikur që është pengimi me qëllim i zgjedhjeve në teritorin e këtij vendi, nga një vend tjetër, sikur që është Serbia dhe Vuçiqi, që nënkupton se ky lloj njerëzimi na jep shumë prova dhe po na tregon se nuk ka qëllime paqësore, prandaj Vuçiqi, sikur po e luan rrolin e kalit në dy variante, edhe në shah edhe në politikë, por në mënyrë pasive, nëse bëhët fjalë për marrëveshje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili me llojin e tij dinak dhe «hujnik», nuk ngreh asnjë hap para, duke stagnuar në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat