Kush thotë se Edi Rama nuk është i “suksesshëm”?!

Opinione

Kush thotë se Edi Rama nuk është i “suksesshëm”?!

Prof. Enver Bytyçi Nga Prof. Enver Bytyçi Më 9 maj 2023 Në ora: 11:57
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Opozita, përveç asaj të vulës, vazhdimisht e kritikon kryeministrin e Shqipërisë për dështimet e tij. Po kështu edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Velinë.

Në fakt suksesi i Edi Ramës dhe Veliajt është përtej përceptimit të opozitës dhe publikut shqiptar. Nëse lexojmë me vëmendje raportet ndërkombëtare dhe vëzhgimet e hulumtimet politike të instituteve prestigjioze në rajon, Europë e SHBA, atëherë gjithësesili prej nesh do të kuptojë se suksesi i Rilindjes së Edi Ramës, pra i kryeministrit dhe kabinetit të tij, është përtej imagjinatës! Po rendisim disa prej tyre:

1. Edi Rama është kryeministri më i sukseshëm në kontinentin Europian, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, për eleminimin e opozitës si dhe të qëndrimeve e aksioneve opozitare. Ai është i aftë të mbajë në xhep vulën e opozitës e të mos e lejojë të hyjë në zgjedhje të lira e të drejta. Eshtë i suksesshëm kur opozitës së vulës I jep miliona dhe opozitës reale ia ndalon financimet. Eshtë gjithashtu i aftë t’u imponohet të gjithë instrumenteve institucionale, kryesisht gjyqësore për të eleiminuar opozitën shqiptare. Askush nuk ka qenë më i suksesshëm se ai për të diktuar gjykatat, KAS-in, Kolegjin Zgjedhor e këdo tjetër që ato të marrin vendime anti-opozitare dhe pro mazhorancës! (K) analistët që kanë argumente kundër këtyre fakteve le t’i shprehin liriisht! Ata nuk munden kurrësesi ta përgenjështrojnë këtë sukses të paparë të Edi Ramës.

2. Kryeministri i Shqipërisë në rankingun rajonal e mori Shqipërinë në vitin 2013 në renditje mbi-mesatare e në disa tregues në krye të vendeve të Ballkanit. Por pas dhjetë vitesh, me sukses të plotë ai e realizoi misionin e tij të përkeqësimit të treguesve ekonomikë, soacialë e të ushtrimit të lirisë, duke e çuar vendin në fundin e listës, me distancë të madhe madje edhe me shtetin më të ri, Kosovën! E bëri Shqipërinë vendin më të varfër në Europë. Në standardin e edi Ramës ky mbetet një sukses i jashtëzakonshëm, sepse më këtë ai realizon objektivin e ideologjisë së tij të braktisjes së vendit, të shpopullimit e emigrimit, me synim të qartë ndryshimin e strukturës së popullsisë shqiptare në favor të indianëve, pakistanezëve, afganëve, filipinasve etj. Askush tjëtër në historinë shqiptare e atë të Europës nuk ka mundur ta arrijë këtë objektiv madhor ideologjik të Sorosit dhe soorosistëve në kushtet e paqes, si Edi Rama në Shqipërinë tonë të braktisur nga njerëzit e saj.

3. Sukesesi më spektakolar i kryeministrit shqiptar dhe regjimit të tij është shndërrimi i vendit nga një republikë parlamentare në republikën e kartelit të drogës. Përmendet Kolumbia si vend i sukseshëm në këtë drejtim. Por të keqen e Kolumbisë! Shqipëria e tejkalon statusin dhe pozitën e saj si republikë e tillë. Shqipëria nuk është vetëm vend prodhues i drogës, kryesisht kanabisit. Ajo është edhe përpunues i saj, sidomoos kokainës, në laboratorë, për të cilët kujdeset policia e qeveria. Eshtë vend tranzit dhe konsumator i I të gjitha llojeve të drogës! Eshtë gjithashtu vendi ku paratë e drogës e kartellit të saj pastrohen dhe ruhen më pas në bankat e Shqipërisë. Sikur të mblidheshin bashkë të gjithë kryeministrat e ministrat mafiozë të botës, nuk do të kishin mundur që ta arrinin këtë sukses spektakolar, që ka arritur me shumë dinakëri kryeministri ynë i tallavasë, Edi Rama! Tashmë Shqipëria, edhe pse vend anëtar i NATO-s, mund të thirret lehtësisht e pa drojë në emërtimin real të saj, Republika e Kartelit të Drogës. E gjitha kjo falë aftësive të paimagjinueshme të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

4. Arritjet e mësipërme e kanë bërë kryeministrin e vendit tim më të aftin në botë për të korruptuar personalitetet ndërkombëtare, europiane e sidomos ato amerikane, ku Sorosi është më i pranishëm. Ai korruptoi pa asnjë vështirësi një nga eksponentët e FBI-së amerikane, një nga shefat e saj, Mc Gonigal. Të mërkurën, më 10 maj, në Uashington do të zhvillohet sërishmi seanca gjyqësore ndaj tij. Do të presim edhe dy ditë e do të shohim në praktikë suksesin e jashtëzakonshëm të kryeministrit Rama për ta korruptuar Mc Gonigal. Por edhe ato që dimë, na bëjnë me dije se suksesi është shumë i madh. Aftësia e Edi Ramës për të korruptuar diplomatë dhe politikanë amerikanë e europianë në forma e me mjete të ndryshme është e dëshmuar dhe faktuar që kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ambasadori Limpreht ishte shembulli më klasik.

Ndërsa në zyrën kryeministrore ai joshi gjithkënd që kishte dobësi për kërkesat dhe nevojat e Edi Ramës. Aty, para pikturave të tij zhgarravina, nisi gjithnjë ngjizja me diplomatë e politikanë të korruptuar. Aq sa një ish- deputet i Parlamentit Europian mbeti në shkallët e parlamentit shqiptar edhe pasi humbi mundësinë të rizgjidhej në atë parlament.

Mund të rendisim edhe 40 ose 400 suksese të tjera si këto të Edi Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar në këto dhjetë vite në pushtet. Por këto do të mjaftonin që shqiptarët t’i thonë më në fund se ka një kohë kur thuhet “Mjaft është mjaft”! Më 14 maj e kemi një shans! Një shans kur do të nisin përgatitjet për zgjedhje të parakoshshme, për ta shpëtuar Shqipërinë nga sukseset katastrofike të kryeministrit më anti-shqiptar e më anti-kombëtar që vendi ka parë në historinë e tij!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat