Siç dihet, nesër në gjithë Shqipërinë mbahen zgjedhjet lokale për kryetarë të 61 bashkive, në të cilat marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare, të udhëhequra nga dy rivalët kryesorë, nga Blloku socialist-majtist, PS-në në pushtet, dhe Koalicioni i djathtë i 25 partive, në krye me PD-në, pas një fushate një mujore, e zhvilluar kryesisht në një atmosferë të qetë garuese, të cilën duhet vlerësuar si hap pozitiv drejtë zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Mirëpo, me këtë rast dëshiroj të potencoj faktin, gjithnjë nga këndvështrimi im si shqiptar dhe qytetar i Republikës së Kosovës, se shqetësimi ynë më i madh, duke u bazuar mbi rrjedhën e zhvillimeve politike në Shqipëri në dhjetë vjetshin e fundit, është se çfarë do vendosin nesër miliona votues shqiptarë, anë e kënd Shqipërisë, me votën e tyre. Do t’ia japin votën PRAPË të njëjtës parti, PS-së dhe E. Ramës, apo nesër, me 14 maj, do vendosin për Ndryshime rrënjësore të diskursit të deritanishëm politik dhe kombëtar në Shqipëri, duke ia dhënë votën koalicionit, “Bashkë fitojmë”..!?
Madje, nuk ka asnjë dyshim, se që kur në pushtet ka ardhur Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama në vitin 2013 e deri më sot, politika zyrtare e qeverisë së Shqipërisë, ka qenë fund e krye, anti-kosovare me premisa të qarta të mashtrimit, tradhtisë dhe paternalizmit ndaj Kosovës dhe 2 milion shqiptarëve të saj. Ngase, filluar nga A deri në Zh, politika e socialistëve në pushtet me kryeministrin Edi Rama në krye të saj, gati çdo veprim të tyre e kanë bërë dhe matur, sesa kanë arritur ta forcojnë miqësinë me Beogradin zyrtar, alias me Aleksandar Vuçiqin, me neo-kriminelin e luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, i cili e ka mbështetur fuqishëm S. Millosheviçin që të vret sa më shumë shqiptarë në Kosovë. Pra, duke shkelur kështu mbi gjakun e 15 mijë dëshmorëve të Kosovës të vrarë nga ushtria dhe policia kriminale e Serbisë në luftën e fundit, 1998/99..!?
këtë akt tradhtie dhe të mashtrimit kombëtar që E. Rama ua ka bërë 2 milion shqiptarëve të Kosovës, duke bërë krushqi dhe vëllazëri pas shpinës së tyre me armikun më të përbetuar të kombit shqiptar, me pinjollin e kasapit të Ballkanit, A. Vuçiqin, nuk do t’ia falin kurrë. I cili, pra ER, bashkë me A. Vupiqin gati sa nuk e realizuan ndarjen e Kosovës sipas marrëveshjes së tyre në Nish, e bërë në vitin 2018, për ta realizuar në vepër planin e akad. Dobrica Qosiqit, për gjoja ndarje historike mes serbëve dhe shqiptarëve..!?
Pra, miqësia e ngushtë e E. Ramës me antishqiptarin më të madh në Serbi, A. Vuçiqin, i ka bërë pa asnjë dyshim, dëmin më të pariparueshëm lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës, sidomos në planin politik, diplomatik, ekonomik, kulturor, sportiv, etj., dhe duke përfunduar me tentimin për amnistimin e krimeve, masakrave dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë, si gjoja krime të vjetruara..!?
Por, po të ndodhte e kundërta, pra sikur Tirana zyrtare dhe shefi i saj ER, të qëndronin pranë Kosovës dhe kërkesave të saja ndaj Serbisë, po të koordinohej me udhëheqësit politikë dhe shtetërorë të Kosovës, kudo dhe për çdo veprim të përbashkët në realizimin e interesave të Kosovës, qoftë në kuadër të raporteve brenda vendeve të Ballkanit perëndimor, qoftë në raportet me kërkesat e Kosovës ndaj BE-së, etj., jam tejet i sigurt se sot Kosova do ishte shumë më afër anëtarësimit në BE, se ndërsa numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e saj do ishte mbi 150 vende, si dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ishte sot në nivel shumë më të lartë, por edhe vet zhvillimi i Shqipërisë do ishte disa herë më i madh, dhe kështu me radhë..!?
Prandaj, fitorja nesër e krahut demokratik në Shqipëri, me votën e lirë të mijëra votuesve shqiptarë, do ishte një ndër fitoret më historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj properëndimore, ndërsa për Kosovën do ishte më shumë se sa një ditë historike, që njëherë e përgjithmonë të vritet ideologjia komuniste në Shqipëri, e cila disa herë e ka shitur Kosovën tek Serbia fashiste, që të zhduket njëherë mirë edhe ai “kufiri” ndarës në “kosovarë” dhe “shqiptarë”, pa thyerjen e të cilit nuk mund të ketë as bashkim kombëtar..!
Shqipërisë i dëshirojmë zgjedhje të mbara nesër, ndërsa krahut nacional-indipendent (koalicionit demokratik) fitore historike mbi të keqen dhe antishqiptarizmën !