Fitoi “shtriga” - shëmtia artistike!

Opinione

Fitoi “shtriga” - shëmtia artistike!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:12
Zejnullah Jakupi

Vitin e kaluar përfaqësuesja jonë ju përshtat "vlerave moderne", u zdesh lakuriq. Tërë kohë e rrehte ´z....´por kot, nuk të don Evropa me vlera kulturore të vjedhura- të duhen ato origjinale. Na mbeti hatri. E sivjet, ishim shumë serioz- me kulturë dhe me prezantim tradicional e familjar. Nuk bëri punë. Fitoi "shtriga".

Mesazhi i këngës ishte "m´je mbërthyer në mua si një tatuazh". Teksti i këngës nuk ishte shumë i dobët por pamja dhe defilimi artistik vizual. Këngëtarja i këndonte dashurisë dhe aty këtu viheshin në shprehje zjarri, dhembja. Po pse pikërisht e lidhi dashurinë me tautazh? (Lexo komentin lidhur me tautazhet dhe simbolikën më poshtë). Fahri Musliu, doajeni i gazetarisë në Kosovë shprehet për Eurovisionin duke thënë se ishte "deformim dhe degradim i artit muzikorë dhe qenies njerëzore". Me të drejt edhe Prof. Blerim Latifi ka nënvizuar për shumëtinë e paraqitjes artistike në Eurovision: ai ka shkruar se si disa vite më parë filozofi britanik Roger Scruton shkruante se arti bashkëkohor e ka braktisur kategorinë e të bukurës dhe e ka bërë të shëmtuarën kult. Përmes eksplorimit të trajtave të së shëmtuarës ky art kërkon të marrë vëmendjen e publikut.

"Përformancat muzikore që pamë në Eurovizionin e këtij viti e konfirmojnë vëzhgimin e Scruton. Shumica e tyre ishin përformanca të së shëmtuarës. Kulmi ishte me përfaqësuesin e Gjermanisë. Një gjysëm kloun dhe gjysmë zombi, që qirrej në skenë. Dhe kur e mendon se ai vjen nga një kulturë që ka dhënë kompozitorë gjenialë, si Bach, Beethoven, Brahms, Mendelssohn, Handel, Strauss, Wagner e Zimmer- njeriu s'ka si të mos dëshpërohet dhe irritohet".

Si ishte impresioni tek shikonim këngën e fitueses, pa e ditur se do fitoje? Shikuesi, me të vërtetën do e kish frikë fiksimin tek kthetrat e saj. Ato ngjallnin disi një ndjenjë frike të pashpjegueshme, pasonte largimi i shikimit larg tyre. Ashtu ishte prezantimi i Gjermanisë, Finlandës etj. Këngëtarja suedeze Loreen këndoi anglisht por asnjë fjalë nuk mirrej vesh. Dominoi pamja e saj. E pra, njerëzia e dëshiron botën iluzore,mistike, fantazinë, ambientin e konstruktuar me ngjyra dhe vizëllima, fiksionin, ekstarvaganditetin, perverzitetin që të largojnë nga natyra. Skena që ngjallin epshe seksuale, frikësim, deprimim. E këto elemente obsesioniste shihen edhe në videospote të repistëve tanë- e fundit Mozzik & Geasy - Shtrejt. Njeriu është qenie sociale por ai vazhdimisht parapëlqen ambientin artificial, i dëshiron maskat, makiazhet, nënshtrimin, skllavërimin, përjargien...Sporti më pervers i të gjitha kohrave është: „Lil Nas X – MONTERO“ i cili e shejtëron dajllin tek i nënshtrohet dhe bënë marrdhënie intime me djallin Gay.

Nëse këndon si shtrigë, si demon, të adhurojnë, sepse thonë, ky është art!!! Këtë pohim e vërteton teoria shkencore se njeriu vazhdimisht largohet (nuk e dëshiron) të qenurit normal. Ai dëshiron ambient -pamje jonormale, prandaj dukja si njeri reduktohet në pamje si demon dhe mesazhi i këngës transmetohet dhe arrinë shtrirje në publik duke na u paraqitur në formën e një kreature jonjerëzore. Kërkohet unjësim me dukjen si xhuxh apo përbindësh, sepse edhe emitimi u dedikohet atyre...E kënga shqip DUJE- paraqitja me familje nuk u pëlqye fare, sepse ishte tepër e zakonshme, ishte shumë normale dhe "primitive" ...për shijet e publikut evropian.

Nuk i këndohet më prindit, nënës, babait, vëllaut, motrës, familjes, dashurisë, por ju thurret elozhe me pamje dhe mesazhe,përbindshave, shtrigave, lakuriqve, nëntokës, ferrit. E ne e përqafuam Evropën, por disa vlera ne nuk i harrojmë, nuk bëjmë kompromis se jemi popull i lashtë dhe nuk duhet t‘ i harrojmë as tu përshtatemi në vallen histerike për t´ua bërë qejfin, për të shenjëtruar jonjerëzoren. Edhe ne dijmë të këndojmë dhe kemi këngë të bukur, që ta kënaqin zemrën. Kujtohej elegjinë- ´O i bukuri Elbasan i bukuri Elbasan´-popullore. Ose e fundit ndoshta më rebeluese nga Soni Malaj, Fatmira Brecani dhe Gezim Nika - e kombinuar etno-folk e cila nuk lë jashta as ritme të muzikës pop). E më e mira do ishte një si ajo nga Anjeza Shahini. pavrësisht se për cilë këngë përcaktohemi ajo do jetë vetëm shije. Ashtu kështu nuk dihet se a do fitojmë, por s’ paku e bëjmë qejfin tonë.

Këngëtarja suedeze Loreen: Tautazhet dhe simbolika

Tatuazhet të cilave ju këndon fituesja e Eurovisionit 2023 ( në mënyrë indirekte), madje ajo me kthetrat e saja sikur kërkonte të çlirohet - nuk dihet nga djalli apo nga ajo vetë ose mos ishte ajo e mbërthyera në kafaz e që na paraqitej si një manifestim i djallit që dëshiron të çlirohet, për të dalur mbi sipërfaqe. Tautazhet kanë qenë dhe janë pjesë e kulturave dhe shoqërive të ndryshme nëpër histori dhe kanë mbajtur simbolikën e tyre të veçantë. Nëpërmjet tatuazheve, njerëzit shprehin identitetin, personalitetin, historinë, besimet, vlerat dhe emocionet e tyre. Simbolika e tatuazheve mund të ndryshojë në varësi të kulturës dhe traditave të një vendi, por ka disa simbole të përdorura gjerësisht nëpër botë:

Zogu Feniks: Një simbol i ringjalljes, forcës dhe rilindjes. Tatuazhi i zogut feniks përfaqëson përmbushjen e një sfide, transformimin personal dhe ringjalljen nga e kaluara.

Trëndafili: Simbolizon dashurinë, pasionin dhe bukurinë. Tatuazhet e trëndafilave janë shpesh të asociuara me romantizmin dhe ngjyrosjen e jetës.

Mandala: Një simbol i përdorur në kulturat e ndryshme, mandala përfaqëson harmoninë, ndërgjegjen dhe qetësinë. Tatuazhet me mandala janë shpesh të rrumbullakta dhe të rregullta në formë dhe përmbajnë motive të detajuara.

Lule Lotus: Një simbol i pastërtisë, rritjes dhe transcendencës. Lulja lotus është e lidhur me spiritualitetin dhe arritjen e kuptimit të thellë.

Gjarprinja: Simbolizon forcën, inteligjencën dhe rezistencën. Tatuazhet me gjarprinja shpesh janë të lidhura me fuqinë dhe vendosmërinë.

Tatuazhet tribale: Përfshijnë motive dhe simbole të përdorura nga kulturat aborigjine dhe prehistorike. Këto tatuazhe kanë ndryshuar në kohë dhe kanë një gamë të gjerë të formave dhe kuptimeve.

Tatuazhet e zjarrit dhe Demonit: Janë tatuazhe që përmbajnë imazhe ose simbole të lidhura me figurën e demonit në mitologji ose fantazi. Këto tatuazhe janë të përdorura nga njerëzit që shprehin një lidhje ose interesim për botën e misterit, të errësirës, ose përforcimin e ndjenjave të fuqisë, rebelimit, apo të aspektit të zi të personalitetit.

Tatuazhet e demonit janë subjektive dhe kanë interpretime të ndryshme në kulturat dhe traditat e ndryshme. Disa tatuazhe të demonit mund të përfaqësojnë forcat negative, rrënimin ose të dëmshmen, ndërsa për të tjerët mund të jenë më shumë për t'shprehur vetveten, të ndryshme nga normat dhe për t'i japur fuqi dhe ndjenja të caktuara.

Është e rëndësishme të përmendet se simbolika dhe tatuazhet kanë interpretime të ndryshme dhe kuptime të subjektive për individët. Cdo person mund të zgjedhë simbolet dhe tatuazhet që i përkojnë më mirë identitetit dhe përvojës së tyre personale.

Dhe përfund: Rreziku nga tautazhet është evident: Higjiena e dobët në studio ku kryhen tautazhet mund të çojë në infeksione serioze si HIV ose hepatiti. Pigmentet e ngjyrave nuk qëndrojnë vetëm në lëkurë. Ato gjithashtu janë zbuluar, për shembull, në nyjet limfatike. Efektet shëndetësore të ngjyrave të tatuazheve në trup janë kryesisht të panjohura ose bëhet propagandë që të mos

bëhen publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat