Sipas ligjeve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë njerëzore, Serbia duhet të shpallet kriminale dhe një ndër vendet fashiste të përmasave monstruoze, e cila i ka shkel dhe i ka përgjakur të drejtat njerëzore në Ballkanin përëndimor, dhe e cila duhet të dënohet për krimet e tilla nga drejtësia ndërkombëtare.
Në një mënyrë, Serbia dhe shteti serb po fshihet dhe po i anashkalon të bëmat e veta ndaj popujve jo serb, prandaj edhe Evropa, është duke e zvarritur këtë çështje, e cila si çështje problematike po merr kohë dhe nuk po trajtohet si duhet, për të krijuar kushte të ardhmës më të mirë evropiane dhe për të mos e lënë jehonën e dhimbshme të viteve të kaluara të mos sqarohet dhe të merr trajtimin e saj të nevojshëm për të shuar këtë lojë të rrezikshme të krimineleve dhe kohës së tyre, që të fillojë një jetë më e bagatë dhe më e qetë në rajon dhe Ballkan.
Çka po bëhët me këtë politikë, sikur janë quar peshë të gjitha vendet e Quintit në Kosovë, se formimi i Asociacionit të komunave serbe, do të krijonte një klimë të re dhe të frytshme të marrëveshjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, a thua se, e kanë të gjithë mirë, apo edhe keq, duke filluar nga SHBA-të, e deri të më i fundit, të cilët e kanë për të mirën tonë, apo nuk e di si ta quajmë…
Asociacioni i komunave serbe, sipas Beogradit dhe Viçiqit, e ka qëllimin e formimit të një Republike serbe në zemër të Kosovës, atëherë si e shohin SHBA-të, dhe vendet tjera një situatë të tillë, kur edhe vetë këto vende kanë investuar dhe sakrifikuar, që ide të tilla të mos përllogariten në Ballkanin përëdimor, duke marrë edhe shembullin e Bosnjës, i cili është shembulli më i rrezikshëm në rajon.
Prandaj, këtu nuk po sqarohet as BE-ja, dhe as SHBA-të, që Serbia, ta ketë të qartë për formimin e Asiciacionit të komunave serbe në Kosovë, që në një rast të tillë, të ketë edhe rregullat e veta në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, por jo një Asociacion me kopetenca të tepruara dhe të kompremitura, siq e pareaqet Beogradi dhe Vuçiqi, për të minimizuar dhe zhvlerësuar fuqinë e shtetit të Kosovës.
Nëse pretendohet të përputhen linjat e Beogradit dhe Vuçiqit, për formimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, kjo nënkupton se jo vetëm rryma serbe si sponrinizuese, por edhe ndërkombëtarët po bien në një grackë të tillë të rrezikshme, që po dyshohet se nuk po e kuptojnë një politikë të tillë, apo sikur nuk po u bënë përshtypje se Kosova, po bie në një nivel të Bosnjës, e cila sot po i vuan pasojat e një politike të tillë.
Është për të ardhur keq, kur edhe vetë SHBA-të, janë të pajtuara para se gjithash të formohet Asociacioni i Komunave serbe, me çrast është i zëshëm edhe ambasadori i SHBA-ve, në Beograd, ambasadori Hill, i cili si kurrë ndonjëherë e merr edhe rrolin e zëdhënësit të Vuçiqit, që për SHBA-të, është një mëkat i rëndë, të bëhët një përfaqësues i saj, edhe zëdhënës i një shteti gjenocidial, që ka famë fashiste dhe gjenocidiale në Ballkan.
Prandaj, mos të fajësohet kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, dhe presidentja zonja Vjosa Osmani, që nuk bien në ujdi me një rrethanë të tillë, të cilët u referohen Kushtetutës së Kosovës, e cila nuk e lejon një Asociacion të tillë me kopetenca në baza etnike, sepse dikush duhet ta merr përgjegjësinë ndaj këtij shteti dhe ndaj këtij vendi.
Sikur krejt janë quar peshë, se Asosiacioni do të krijonte kushte për përmirësimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë është në total e pa mundshme, sepse rroli i Serbisë, historikisht është labil dhe i pa besueshëm, i cili kurrnjëherë nuk ka qenë i saktë dhe korekt në asnjë marrëveshje dhe rrethanë në veçanti ndaj Kosovës.
Prej kësaj ndjenje themelore Kosova, dhe shteti i saj duhet ta ketë një parim dhe qëndrim konkret kundrejt kësaj çështje me Serbinë, edhe pse duket e hidhur, apo e ashpër me vendet e Quintit, por në realitet është shumë i drejtë dhe korekte, që me Serbinë, të mos lëshojë pe në asnjë mënyrë, për një çështje të tillë, për formimin e Asociacionit të komunave serbe me kopetenca të tepruara, por vetëm të lejohet një Asociacion, që respektohet nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, dhe asnjë milimetër më shumë dhe më pak.