Vetëm lufta Kosovë-Serbi zgjidh konfliktin e bën paqen midis të dy vendeve!

Opinione

Vetëm lufta Kosovë-Serbi zgjidh konfliktin e bën paqen midis të dy vendeve!

Prof. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi Më 15 maj 2023 Në ora: 16:31
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ndërsa Miroslav Lajçak erdhi në Kosovë dhe përçoi ndarjen e saj, ndërsa shefja e USAID-t amerikan, Samantha Poëer, u përpoq të ulë tensionet që Lajçak i krijoi. I ngarkuari për dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë të përsëritur po e trajton Kosovën si shtet të ndarë. Po ndjek të njëjtën linjë si në Boasnjë-Hercegovinë, kur diplomatët ndërkombëtarë që udhëtojnë drejt Sarajevës e përfundojnë këtë udhëtim në Banja-Luka, kryeqytetin e Republikës Srpska. Edhe Lajçak për të disatën herë niset drejt Prishtinës dhe përfundon diku në Leposaviç, për t’u takuar me krerët e Listës Srpska.

Në pamjen e parë kjo duket si normale, pasi Lajçak, thonë disa, duhet të bisedojë me të gjitha palët për ruajtjen e paqes. Ndërkohë atij do t’i mjaftonte takimi me Vuçiç për të ezauruar edhe takimet me serbët e Kosovës. Sepse është e njëjta gjë: - Nëse takon Vuçiç, ke takuar gjithashtu Listën Srpska. Këtë fakt e njeh edhe zoti Lajçak. Atëherë çfarë nevoje ka që ai sa herë vjen në Prishtinë të kalojë Urën e Ibrit në këmbë e të demonstrojë partneritet me Listën Srpska?! Kjo në gjuhën diplomatike do të thotë se kjo parti politike ekstremiste e serbëve në Kosovë, po promovohet si partnere e barabartë me shtetin e Kosovës.

Mesazhet e Lajçak janë krejt të lexueshme. Ai po na thotë se “po ndërton partneritetin e Brukselit me një subjekt politik të inkriminuar e destabilizues dhe këtë do të jeni të dëtyruar ta bëni edhe ju në Kosovë”! Ndryshe po na kërcënon me luftë. Thotë: “Nëse nuk e pranoni paqen, pranoni luftën”! Ndërkaq zonja Poëer i hodhi pak ujë zjarrit, duke vepruar ndryshe e më së shumti, duke vlerësuar maksimalisht arritjet e shtet-ndërtimit në Kosovë. Kurse serbët shkojnë në ekstrem për të arritur realizimin e projekteve të tyre. Pak më shumë se 30 mijë serbë në katër komunat e veriut të Kosovës bëjnë zhurmë aq sa topat, murtajat e raketat ruse që hidhen mbi Ukrainë, me qëllim që të kërcënojnë paqen.

Por në emër të kësaj paqeje Kosova nuk është e nuk duhet të jetë e gatshme ta sakrifikojë territorin e saj. Refuzimi i paqes me çmimin e territoreve është më e pakta që mund të bëjë Kosova. Ndaj dhe Lajçak-ut e Borrellit u duhet bërë e qartë se qeveria dhe institucionet e Kosovës janë të gatshme ta udhëheqin edhe luftën në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit, nëse kjo luftë imponohet. Duhet t’ia bëjnë me dije Brukselit që të mos dyshojë në ndonjë skenar kompromisi me territorin, federalizimin ose kantonizimin e Kosovës. Ndryshe Lajçak, Borrel e ndonjë tjetër do të vazhdojnë ta trajtojnë si palë një parti politike serbe në Kosovë, e cila në vend të katër-pesë deputetëve që do kishte me votim të drejtpërdrejtë, ka trefishin e këtij numri, për shkak të vendeve të rezervuara me kushtetutë. Ka madje edhe të drejtën e bllokimit të kushtetiutës.

Lufta do t’i zgjidhte përfundimisht edhe këto ngërçe me të drejta të priveligjuara për serbët në Kosovë, edhe pse ata, ose shteti i tyre në Serbi është përgjegjës për genocidin që kreu kundër shqiptarëve. Asosacioni dhe konflikti i Kosovës me Serbinë nuk zgjidhet në Bruksel, as në Uashington. Ky konflikt zgjidhet në Prishtinë, nga institucionet e saj. Madje nuk zgjidhet as në Beograd apo Leposaviç e Zubin Potok. E drejta është kriteri themelor i kësaj zgjidhjeje. Ndryshe duhet përgatitur për luftën e ardhshme. Në këto kushte qeveria e Kosovës së paku gjysmën e fondit të pashpenzuar prej kati një miliard eurosh mund ta planifikojë e miratojë në parlament si fond për armatosjen e Kosovës.

Me 24 shkurt 2008, vetëm një javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Ennepetal të Gjermanisë u zhvillua një takim me pjesmarrjen e gati 1000 shqiptarëve dhe autoriteteve gjermane. Në fjalën time në atë tubim kam kërkuar që „Kosova të formonte dhe ta forconte sa më parë ushtrinë e saj“! E dija se paqja me Serbinë nuk do të ishte e lehtë. Por kryetari i Partisë Socialdemokrate për Landin e Ëestfalisë në fjalën e tij e kundërshtoi kërkesën time, duke thënë se „Na duhet paqja e jo lufta“! Ndërkaq agresori dhe mizorët e Beogradit u përgatitën për luftë dhe qeveritë e kaluara në Kosovë „pinin verën më të shtrenjtë në botë“! Koha provoi se pa u përgatitur për luftë, nuk mund ta ruash paqen.

Ndaj kemi ardhur deri në këtë pikë, kur Lajçak hapur luan kartat e tjetërsimit të territorit të Kosovës. Këto karta i luajtën për nja katër vite radhazi edhe Edi Rama e Hashim Thaçi në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiç. „Fitorja“ e grabitur e Edi Ramës në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri është liçencë për Lajçak, Borrell e Vuçiç.

Gradualisht me ose pa asosacionin disa ndërkombëtarë në kombinim me Beogradin duan ta çojnë Kosovën te ndarja e territorit. Kjo do të thotë luftë midis dy vendeve e dy popujve. Këtë luftë nuk mund ta marrë më barrë Perendimi. Te Shqipëria mos keni as më të voglën shpresë për ndihmë. Prandaj duhet mobilizim e frymë për ta fituar betejën e fundit me Serbinë. Rrugë tjetër ndershmërie e barazie, bazuar në kriteret e së drejtës për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, nuk shoh! Por edhe liria nuk shijohet pa sakrifica edhe më të mëdha!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat