Në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 nuk humbi Partia Demoktratike as Shqipëria pasi demokratët nuk shkuan në votime sepse ata nuk mund të votonin kandidaturat e Foltores dhe të LSI-së, nuk mund të votonin kualicionin e “Bashkë Humbësve” Berisha-Meta.
Votuesit demokratë nuk kishin më besim te Elita e Vjetër politike e korrupsionit dhe e komunisto-ishspiunëve të regjimit komunist, të Aleancës antiSHBA.
Nuk humbi PD-ja, por ajo mbijetoi dhe sfidoi “Trekëndëshin e Bermudës”, përballoi gjithfarë presionesh, intrigash, hipokrizish dhe kurthesh të politikës së vjetër; PD nuk humbi sepse ajo ka mbështetjen e SHBA-ve.
Humbës dhe që priten të ndëshkohen ashpër janë autokracia, korrupsioni, antidemokracia, non grata-t dhe antiamerikanizmi, pra Trekëndëshi i Bermudës.
Basha duhet të rikthet, mungesa e tij ka krijuar vakum; Basha duhet të rikthehet sepse tashmë dihet se ai ka mbështetjen dhe është politikani më properendimor dhe është partneri më i besueshëm te SHBA-të. Atë që bëri Basha me guxim duke sakrifikuar aq shumë për çlirimin e PD-së nga e vjetra dhe për ndëshkimin politik të non gratës zor se do ta kishte bërë ndokush tjetër në PD.
Duhet që patriotët, nacionalistë dhe ata që thonë se janë proamerikanë; duhet që demokratët e rinj të cilët duan ndryshimin, duhet që ata të kërkojnë rikthimin e Bashës, përderisa demokratët duan që Partia Demokratike të jetë partnere dhe proSHBA, dhe përderisa Basha është partneri politik më i besueshëm te SHBA-të.
Elita e re demokratike me mbështetjen e SHBA-ve do vijë së shpejti në pushtet. Ata të cilët deklarohen me shumë të drejtë si në Shqipëri e Kosovë se duhet sahat e më pare qe regjimi i korrupsionit dhe regjimi anti-publik i Edi Ramës duhet të ndëshkohet, tashmë duhet të jenë ndërgjegjsuar dhe duhet ta dinë tashmë se ai nuk largohet nga të shpallurit non grata, nga antiamerikanët, nga ish-spiunët, nga ata që i përkasin të së shkuarës dhe as nga të korruptuarit.Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion.