Kosova do të jetë shtet funksional ligjor vetëm atëherë kur faktori shqiptar për çështje kombëtare është unik në vendim-marrëje, para se gjithash faktori shqiptar brenda RK-së, posaçërisht një pjesë e opozitës mos të çojnë ujtë më mulli të Serbisë dhe mos t’i nërsejnë ndërkombëtarët që me informatat dëmëtuese të tyre ta bëjnë jo funksional shtetin e RK-së.
Është për keqardhje që një pjesë e opozitës më lehtë pranon dhënjen e territorit të Kosovës, për t’i dhënë pjesën veriore Serbisë se sa kryeministër Albin Kurtin, duke mos e ditur t’i ndaj vendimet e çështjesë së sovranitetit kombëtar prej fushatës zgjedhore...
Kur faktor shqiptar është unik në mbrojtjen e të drejtës legjitimie të popullit të tij duke kuptuar edhe pozitën strategjike që ka populli ynë në mesin e popujve sllavë, posaçërisht me Serbinë, ndërkombëtarët për shkak territorit strategjik që ka poppulli ynë për t’i ruajt interesat e tyre kundrejt Rusisë gjenocidiale në këtë pjesë të Evropës, patjetër, do ta mbështesin faktorin shqiptar, në këtë rast RK-së...
Me grupet kriminale serbe në veri të Kosovës s’ka se si të zbatohet ligji ndryshe përpos me forcën ligjore të shtetit të RK-së të zbatuar përmes policisë së shtetit që është siguri e brendshme e rendit kushtetues në vendin tonë...
Uroj që pozita dhe opozita e shtetit, për hirë të rënëve nëpër kohë për lirinë e atdheut, të jenë unik për funksionimin e forcsë ligjore në tërë territorin e RK-së...