Reagimi i KFOR-it dhe i Policisë së Kosovës në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, është përgjigja më adekuate ndaj grupeve të armatosura kriminale serbe dhe ruse në Veri të Kosovës që po i organizojnë Beogradi dhe Moska.
Ky është edhe udhëzim për SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, se si duket të sillen ndaj Serbisë dhe Rusisë gjenocidale dhe hegjemoniste.
Deklaratat e ambasadorëve të QUINT-it, të NATO-s dhe të OSBE-së janë uniformed dhe naive, si me ua shkruar Serbia dhe Rusia gjenocidale dhe kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin.
Paradita e 29 majit 2023 filloi me masat parandaluese të KFOR-it dhe të policisë së Kosovës për të krijuar një hapësirë të lirë para ambasadave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në mënyrë që grupet e armatosura kriminale serbe të mund të protestojnë qetësisht.
Igor Saviq-nënkryetar i Listës serbë dhe Zoran Todiq-ish kryetar i Leposaviqit në zyrë iu afruan ushtarakut të KFOR-it amerikan për të negocuarlidhur me kushtet që i ofronte Lista Serbe. Ushtaraku i KFOR-it amerikan në mënyrë të prerë u ishte përgjigjur. ”Ne jemi këtu për të siguruar ambient të qetë e të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negocuar. Unë po i zbatoj urdhrat”.
Ndërkaq në Zveçan KFORI, gjatë paradites u mundua t’i bindën protestuesit serbë që të shpërndahen, ndërsa protestues të maskuar provokonin duke vendosur grafite me simbole serbe e rusë në automjetet e KFOR-it, duke vendosur flamuj serbë në automjetet e policisë së Kosovës dhe simbole serbe në automjetin e TOP CHANNELIT, ndërsa e gjuajnë me plumba edhe veturën e TV SYRI të Tiranës.
Në orët e pasdites pas audio paralajmërimit të KFOR-it drejtuar protestuesve serbë, ku thuhej, “Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi-në të kundërtën KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë.
Grupet kriminale serbe që protestonin nuk e përfillën farë ultimatumin paralajmërues të KFOR-it dhe filluan përplasjet mes protestuesve që filluan t’i gjuanin ushtarët e KFOR-rit më shishe molotovi, me armë dhe sende të forta.
KFOR-i u përgjigj me gaz lotsjellës, kështu që flakë she shllunga tymi e përfshinë zonën dhe u dëgjuan edhe sirena të ndihmës së shpejtë.
Nga sulmet e dhunshme të protestuesve të grupeve të armatosura kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi e Moska mbetën të plagosur 25ushtarë të KFOR-it.
Xhemajl Rexha- kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, informoi se, Serbt e maskuar po hedhin bomba shishe molotovi në drejtim të ushtarëve të KFOPR-it.
Ne 30 gazetarë shqiptarë e serbë kemi mbetur në një lokal afër ndërtesës së komunës se Zveçanit. Në këto momente i është vënë flaka edhe një veture të policisë së Kosovës. Pas 3 orë ngujimi më ndihmën e pronarit serb të lokalit të gjithë gazetarët jemi larguar në në vend të sigurt.
Grupet e armatosura kriminale serbë që protestuan i shkaktuan dëme të mëdha edhe ndërtesës së komunës në Zveçan.
Kryeministrit Albin Kurti, pas dite organizoi edhe një takim me ambasadorët e QUINT-it lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Pas këtij takimi në ora 18 për media u paraqit Jefrey Hovenier-ambasadori i SHBA-ve, dhe në emër të ambasadorëve të QUINT-it deklaroi se, “Ne kërkojmë që 4 kryetarët e komunave veriore të porsa zgjedhur nuk kanë nëvojë të punojnë në zyrat e tyre çdo ditë. E rekomandojmë këtë për një kohë afatshkurtër për shtensionimin e situatës”, tha Jefrey Hovenier.
NATO, pas incidenteve në Veri të Kosovës, deklaroi se, “Dënojmë fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër forcave të KFOR-it në Veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve shumëkombësh. Sulmet e tyre janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. NATO do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e saj”
Misioni i OSBE në Kosovë, deklaroi se, “Ne dënojmë sulmet e fundit ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-it dhe gazetarëve në komunat e Veriut të vendit, dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë në procesin e dialogut si çështja urgjente”.
Në deklaratën e ambasadorëve të QUINT-it, në deklaratën e NATO-s dhe në deklaratën e OSBE-së, askund nuk theksohen bandat e armatosura kriminale serbe, të dirigjuara dhe të armatosura nga Beogradi dhe Mosoka. Askund nuk kritikohet Serbia gjenocidale hegjemoniste si organizatore e këtyre protestave të dhunshme.
Por edhe ambasadorët e QUINT-it, edhe NATO edhe OSBE, në mënyrë të uniformuar, e dënojnë dhunën, pa e theksuar se kush e filloi dhe e përdori dhunën ndaj KFOR-it, ndaj policisë së Kosovës dhe ndaj gazetarëve, edhe pse provokimet dhe sulmet vinin nga protestuesit serbë.
Ambasadorët e QUINT-it, NATO dhe OSBE, në mënyrë uniforme thonë se, ”U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga shuma dhe t’i drejtohen dialogut”, pa e theksuar se nxitësit e dhunës janë grupet e armatosura kriminale serbe dhe pa i kritikuar këto grup kriminale.
Deklaratat e ambasadorëve të QUINT-it, NATO-s dhe të OSBE-së të lanë përshtypjen se i kanë shkruar Serbia dhe Rusia gjenocidale dhe kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin.
Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të ketë kurrë sukses pa u zhbërë këto grupe kriminale të armatosura serbe në Veri të Kosovës.
Sulmet e kësaj dite ndaj KFOR-it, ndaj policisë së Kosovës dhe ndaj gazetarëve, dëshmuan qartë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojë asfarë Asociacioni serb në Kosovë, pa marrë parasysh presionet nga ndërkombëtarët.