Ketë artikull, përmes rrjetit elektronik, do ua dërgoi institucioneve dhe individëve të BE, SHBA dhe OKB.
Serbia, historikisht, u përpoq për zhdukjen e shqiptarve dhe, nuk e heqë nga agjenda as sot e kësaj dite. Në anen tjetër, populli shqiptar, falë krimeve të Serbisë dhe padrejtësirave të Europes, si asnji popull tjeter në botë, është totalisht I shpartalluar – Shqipri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Greqi, Mal të Zi……
Në favor të drejtave dhe mprojtjes së poopullit shqiptar, në të kaluaren, mund të dallohen vetem dy momente.
Shkenctari dhe politikani anglez – HUGH SETON -WATSON, në librin e botuar me 1977 – kombet dhe shtetet (Nations and states) flet edhe për padrejtësirat ndaj popullit shqiptar, në trevat e ish Yugosllavis, dhe e shpreh mendimin për të drejten e bashkimit me Shqiprin…. Dhe
Në vitin 1999, pasi që Serbia gjenocidiale e kriminelit Millosheviq, në kabinetin e të cilit, Kryetari actual I Serbis – Vuçiq ishte ne postin e ministrit ndërsa, kryeparlamentari actual Daçiq ishte zëdhënës I Millosheviqit, bëri qmos për zhdukjen e kosovarve – vrasje, dhunime masovike të femrave madje edhe shpërnguljen nën presion të mbi 1 milion të kosovarve nga shtepijat apo treva shqiptare, fal SHBA-S dhe përkrahjes së plotë të Mbretrisë së Bashkuar, ndërhyri NATO dhe, shkurtazi, e largoi Serbin nga Kosova.
Me kalimin e kohes por edhe falë përkrahjes së SHBA-ve dhe shteteve te civilizuara dhe objective, Kosova edhe e shpalli pavarsinë në vitin 2008. Përputhëshmerin e procesit të shpalljes së pavarsisë me të Drejten ndërkombëtare e verifikoi edhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë.
Të nderuar ndërmjetsues, më duhet të potencoi dhe, juve duhet ta kuptoni se, Kosova është shtet multietnik. Me Kushtetutë, përveq tjerash, janë definuar edhe pozicionet dhe të drejtat e komuniteteve. Ndonse është e padrejtë (ndikimi I Ahtisarit), Kushtetuta e Kosoves e favorizon komunitetin serb. Përse e largoni nga vemendja se, serbët në Veri, u vetizoluan, madje edhe shpërngulen shum shqiptar, nuk e rrespektojn Kushtetuten dhe as shtetin e Kosoves. Kushtetuta e Kosoves, përveq tjerash, gjuhen serbe e shpalli edhe gjuhë zyrtare të Kosoves. Ndërmjetsues, në se lëvizni neper Kosovë, në çdo tabelë të institucioneve shtetërore, emri është I shkruar në gjuhë shqipe, serbe dhe anglishte. Por, në se levizni në Veri të Kosoves, ato tabela do I shifni vetem në gjuhen serbe, nuk shifet asnji symbol - flamur I Kosoves.
Vite me radhë, shteti I Kosoves, nuk e gëzon sovranitetin në Veri. Serbët, veprojnë ekskluzivisht, sipas udhëzimeve të Beogradit, konkretisht Kryetarit Vuçiq. Fundja, shtresa politike, ajo e juristprudences dhe e policies, u tërhoqen nga pozitat. Kuptohet, ishte obligim I shtetit për shpalljen e zgjedhjeve. Te dorhequrit, ndikuan dhe serbët I bojkotuan zgjedhjet por, edhe në kushte te tilla, në baza ligjore, u zhvillua procesi zgjedhor, te cilin, edhe juve ndermjetësues e konsideroni në forma te ndryshme. Nji vepim I till është I turpshëm.
Dialogu Kosovë-Serbi, u inicua me kërkesen e Serbisë. Në histori nuk ka ndodhë që, nji dialog ndërshtetror, te inicohet nga ana e shtetit agresor, shtetit gjenocidial. Insistimi për formimin eAssociacionit, çfare e kërkojn serbët dhe Vuçiqi, e ka të vetmin qellim që edhe formalisht ti shmangen shtetit të Kosoves ndërsa hapin e radhes e konsiderojn që Asociacioni të merr vendim edhe për shkëputje nga Kosova..
Në dialogun Kosovë-Serbi, vazhdimisht ndërmjetsonin përfaqsuesit e BE dhe kohpaskohe edhe SHBA. Mjerisht, gjatë tër kohes, mungonin drejtësia, profesionalizmi dhe objektiviteti. Për tu përmbushë keto elemente, kërkohet që ndermjetsuesi, I cili faktikisht, e luan rrolin e gjykates, të shprehë njohuri të duhura dhe objektivizem. Që të përmbushen elementet e përmendura, ndërmjetsuesi, duhet të hulumton dhe vlerson edhe personalitetin e palëve, shteteve në dialog, nga se fjalë bëhet për shtetin agresor dhe shtetin viktimë. Në se shiqohet e kaluara historike, në mes Serbisë dhe shqiptarve, nuk ka dilemë se, Serbia është shtet gjenocidial recidivist, që don të thot I papërmirsueshem.
Në vazhdim do I prezentoi disa nga krimet serbe ndaj popullit shqiptarë
BE, SHBA dhe te tjerët, kuptone se populli shqiptar e ka prejardhjen dhe është më I vjetri, sepaku në Europë. Serbët, si pjesë e popullit sllav jugor, erdhen në Ballkan gjat sh. 6 dhe 7. Ishin koncentruar rreth Beogradit te sotëm. Në Sh. 11, shkuan gjurmave të Rusisë dhe e akceptuan religjionin orthodoksist. Më pas filluan t’ia shtrojn zullumin popullit shqiptar – dardan.
Nji enciklopedi serbe, flet për Dardanin, paraardhse e Kosoves, dhe thot se tri qytetet më të mëdha të Dardanis ishin Nishi, sot qyteti I dyt I Serbisë, Shkupi dhe Lipjani në Kosovë. Ndaj, që në Sh. 11 Serbia filloi okupimin e Dardanisë. Ndodh që më von vjen Imperia otomane dhe, përveq tjerash I okupon te gjitha trevat shqiptare.
Me 1912 Serbia e riokupon Kosoven dhe, në vazhdimsi bën krime gjenocidiale. Ja vetem disa detalje.
Gjat riokupimit, në vitin 1912, egzistojn argumente se si raportonin mjetet europiane te informimit, për krimet serbe. Përveq tjerash, raportonin Daily Cronicle, Pariss Humananite, Riget, Daily Telegraph dhe te tjera. Raportimet ishin:
Afër Shkupit, me 12 nëntor 1912, Serbia kishte vrar 2000 ndërsa afër Prizrenit 5000 shqiptar. Shum fshatrave ua kishte vur zjarrin ndërsa fshatarët I kishte vrar. Serbia kishte vazhduar dhe, në mes Kumanoves dhe Shkupit vret 3000 ndersa afer Prishtines 5000 shqiptar. Vrasja e shqiptarve ishte permanente dhe më pas fillon edhe largimi me dhunë – shpërngulja e shqiptarve nga treva. Ai që largonte më së shumti shqiptar, konsiderohej serbi më I suksesëshem. Kështu, Qeveria serbe, e kishte larguar nga pozita Kryeshefin e Zveqanit te viteve 1924-1927. Kryeshefi ishte ankuar dhe deklaron se, nga ky regjion kishte larguar 32.000 arnauta. Qeveria e kishte këthy në pozitë dhe dekoruar.
Me 1937, Vasa Qubrilloviqi, antar I akademive tshkencave të Serbisë dhe Rusisë, e kishte çortu qeverin serbe për moslargimin e shqiptarve nga trevat. Kishte deklaruar se, në se Gjermania I largonte,panderprer jevrejt, në se Rusia shpërngul miliona njerz nga nji pjesë në pjesen tjeter të kontinentit, nuk do ndodh donji luftë botrore në se Serbia largon nga trevat e veta disa qindar mij shqiptar. Ndaj, Serbia, bën marrveshje me Turqin dhe e kompenzon Turqin për pranimin e shqiptarve. Ky process ndërpritet me fillimin e Luftes II botrore.
Pas Luftes II, në qeverin e par të ish Jugosllavis, Qubrilloviqi emrohet Minister I agrokultures dhe, me gjoja të ashtuquajturat refora agrare, vazhdimisht sjellte familje serbe dhe malazeze në Kosovë me qellim që shqiptarë të shpërngulen dhe të ndryshohet struktura e populates.
Në vazhdim, është e njohur periudha e Rankoviqit. Rankoviqi ishte në rrethin e bashkpuntorve më të ngushtë të diktatorit jugosllav – Titos, dhe përveq pozitave tjera, kishte marr edhe poziten e eprorit të sherbimit të UDB-s. Gjat viteve të 1950-ave, dhe deri në vitin 1966, përmes policies dhe UDB-s, kishte bër kërdi në Kosovë dhe trevat shqiptare të ish Jugosllavis. Kishte inicuar akcioni, gjoja për grumbullimin e armëve, në mënyrë që policia dhe UDB-ja, ne mënyrë të paskrupullt, malltretonin fizikisht shqiptarët por, qellimi ishte që ata të shpërngulen në Turqi dhe gjetiu. Pasi u zbulua bashkpunimi I tij secret me Rusinë, u largua nga tegjitha pozotat.
Fundja, udhëheqjen e Serbisë e mori krimineli Millosheviq. Ai u përpoq që tër Jugosllavinë ta zbërthen në nji Serbi të madhe. Zhvilloi luftat në Kroaci, Bosnje dhe gjetiu. Fundja iu vërsul Kosoves. Besoi se edhe ju ndërmjetsues, nuk duhet ta keni harruar. Serbia vrau +- 13.000 shqiptar, ishin kryer rreth 20.000 vepra të dhunimeve, nen presion ishin shpërngul gjysma e shqiptarve Kosovar, madje as sot e kësaj dite, Serbia nuk tregon se ku përfunduan kufomat e mbi 1.600 shqiptarve, te cilët I kishte rremby ushtria dhe egzekutuar ushtria serbe.
Po e perseriti se, Kryetari actual I Serbis – Vuçiq, në qeverin e Millosheviqit, mbante postin e Ministrit, ndërsa Kryetari I parlamentit serb – Daçiqi ishte zëdhënës I Millosheviqit, ndërsa juve ndërmjetsues, sot komunikoni me ta.
Iu lutem, shiqone të kaluaren e tmerrshme të shqiptarve. Vrasjet, dhunimet dhe shpërngulja e banorve janë elemente të krimit të gjenocidit. Ndaj, krimi serb I gjenocidit, ndaj shqiptarve, ka ndodhë në vazhdimsi, sëpaku që nga viti 1912.
Tani, nji grusht serb gjinden në shtetin e Kosoves. I gëzoin te gjitha të drejtat dhe, pa kurrëfar arsyeje, Serbija politizon me qellime te ndryshme. Në se ka serb në Kosovë, ata gjinden Brenda shtetit te Kosoves dhe duhet me e rrespektuar shtetin e Kosoves.
Mos harroni se, edhe në Serbi, gjindet regjioni I banuar me shqiptar. Çfar të drejtash gëzin?!!! Informcionet flasin se, në Serbi, qoftë edhe nji tekst shkollor, në gjuhen shqipe, nuk mund të botohet pa lejen e Qeverisë serbe. Krahasoni te drejtat e shqiptarve në Serbi me të drejtat e serbëve në Kosovë.
Po e potencoi se edhe ne proceset politike, ndërshtetërore, sidomos në këtë nivel të civilizimit, në shprehje duhet të vij drejtësia, profesionalizmi, objektivizmi…..