Ngjarjet brenda Dardanisë dhe Serbisë, në vlugun e kundërofensivës së Ukrainës kundër Rusisë, po bëhen gjithnjë e më dramatike.
Forcat e armatosura të Serbisë, në gjendje gatishmërie luftarake të dislokuara në kufirin e Dardanisë, kanë hyrë brenda territorit dardan dhe i kanë kidnapuar tre policë të saj.
Ende pa i kidnapuar Serbia ua kishte thur aktakuzën: kishin plane për aksione terroriste (si duket në pyll, planifikonin luftë me drunjtë dhe erën “Servantes”).
Kurti është bërë tym, nuk po e ndalin as alpet shqiptare. Rama t´ia punoi kështu Dardanisë dhe popullit shqiptar. Obligimet ndërkombëtare, më të vlefshme se ato kombëtare. O tempora, o mores. (hapu tokë, të hyj brenda).
Rama pas çmendurisë së tij, tash i penduar se çfarë bëri, po mendon që të kërkoi azil në Serbi, sepse nuk ka fytyrë t´u dal shqiptarëve përpara. Sot as njëqind vjet.
Po ta kishte bërë këtë Enver Hoxha s´do ia zinte askush për të madhe, sepse do të thoshte: të tërë janë imperialista dhe revizionista.
Po ai i cili veten e quan piktor, gazetar, basketbollist, autor i Kurbanave, vizionar, surrealist, intrigant, përçarës, diplomat, shallvarist, nudist, islamist, ortodoksist, budist, vehabist, atletist, ateist, etj. të veproi ashtu, që pas një shekulli t´ia kaloi edhe vetë Esad Pashës e Haxhi Qamilit: bo, bo ruana o zot, do të thërrisnin plakat.
Marri do të thërrisnin amerikanët, gjermanët, anglezët, austriakët, turqit, mongolezët, australianët, arbëreshët, arvanitasit, por do t´u bashkoheshin edhe shqiptarët e të gjitha brezave.
Të vetmit serbët do t´ia rrihnin supet, por do t´u bashkohen edhe rusët, kubanezët, venezuelët, kinezët, arabët, bjellorusët e Lukashenkos, disa nga afrikanët dhe paramilitarët Wagner etj.
Nga personalitetet do t’ia rrihnin supet duke filluar nga Dodik, Bërnabiç – ka, Vulin, Gjuriq, Sheshel, Daçiq, Kadirov, Putini etj.
Por urimin më të mirë dhe të veçantë do t´ia thurte politikani, nacionalisti, shkrimtari, nihilisti dhe publicisti Vuk Drashkoviq.
Ai kur flet për marrëdhëniet shqiptaro – SSerbe, tregon se Esad Pashës njëherë në vit, shkon dhe ia viziton varrin në Paris, duke e konsideruar dhe çmuar si personalitet dhe burrështetas, i cili më së shumti ka kontribuar në marrëdhëniet shqiptaro – serbe.
Drashkoviqi pas kësaj ndodhie tash i betohet edhe Ramës : nëse edhe në Australi, Afrikë, Arktik apo Antarktik të varrosin, dy herë në vit kam për ta vizituar varrin.
Ti je i veçantë, prandaj Serbia dhe populli serb, për jetë të jetëve do të përkulen dhe nuk do ta harrojnë këtë. Ti do të mbetesh një hero, deri në serbin e fundit të kësaj bote.
Vjosa dhe Albini nuk duruan dot tutje. Nuk shqetësohemi nga askush. Shqiptarët askujt nuk i kanë rënë dhe nuk do ti bien në qafë.
Serbisë po i shpallim sanksione duke i vënë reciprocitet. Sanksionet do t´i zgjerojmë edhe ndaj Ramës : atij po ia ndalojmë hyrjen në Dardani.
Për këtë do ta njoftojmë Rilindjen, patronazhistët, SPAK, Patrinë e tij – PS, Borrellin, Lajcak, EU, SHBA dhe Interpolin.
Mars – Rover (satirë)