Nga Durrësi: Mbështetje intelektuale për Albin Kurtin

Opinione

Nga Durrësi: Mbështetje intelektuale për Albin Kurtin

Nga: Skënder S. Kapiti, Hasa M. Shahinaj & Xhevahir Cirongu Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:19
Albin Kurti

Kryeministri Kurti me mënyrën e mirëqeverisjes së tij ku prioritet është interesi kombëtar. Vizioni i Kurtit: Shqiptarizmi e Kosova janë të parat e mbi të gjitha, realisht ai dhe i mbështetur edhe nga Presidentja znj. Osmani po vendosin standarde bazë mbi të cilat nuk do të mund të devijojnë as politikanet e pushtetarët që do vijnë pas Kurtit, si: pëgjegjsia dhe llogaridhënia para ligjit, kushtetutës, shtetit dhe kombit; interesi i përgjithshëm dhe ai kombëtar mbi cdo lloj interesi personal,grupal, politik e pasuror.

Qeveria dhe ministrat të jenë shërbëtorë të popullit dhe të shtetit. Tani edhe nëse p.sh. nuk do jetë nesër Kurti Kryeministër ,pasaardhësit e tij nuk do të guxojnë të shkelin standardin e shërbesës me besnikëri shtetit dhe shoqërisë,mbrojtjes së territorit , dhe nuk do të guxojnë të ndërmarrin e as të nënshkruajnë më marrëveshje të tilla me pasoja të dëmshme për shqiptarët dhe Kosovën si ato të Demarkacionit me Malin e Zi, as Bashkësi të Komunave serbe dhe as plane për coptimin Kosovës.

Standardi që në Kosovë të zotët e shtëpisë janë shqiptarët.

Jo më pandëshkueshmërisë së tradhtisë që fatkeqësisht te shqiptarët kurrë nuk është ndëshkuar tradhtia sidomos në Shqipëri nuk është ndëshkuar as penalisht por as demokratikisht, pra akoma as me votë por janë ricikluar e rizgjedhur në politikë e pushtet individë të papërgjegjshëm e ,me rekorde krimi e korrupsioni, ku përditë dalin e shpërthejne superskandale nga më korruptive e deri dhe nga me të turpshme e banalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat