Gazeta kombëtare “ Bota sot”, u bë mjeti më i sigurt i informimit në gjithë botën shqiptare në vendlindje e posaçërisht në diasporë, si një urë lidhese me atdheun, duke ua paraqitur atyre të vërtetat dhe sukseset në ecjen përpara drejt formimit të shtetit sovran, demokratik e ligjor.
Me ketë rast, dua ta përgëzoj Botuesin zotin Xhevdet Mazrekaj, Kryeredaktorin dhe Stafin Redaktues si dhe të gjithë gazetarët e vyer e të pa lodhur në kryerjen e detyrave aspak të lehta dhe me jo pak rreziqe që i përcjellin gjatë hulumtimit të së vërtetës.
Ata, kurrë nuk u ndalën duke kërkuar lajmin e parë të drejt e te saktë duke ua dërguar lexueseve brenda dhe jashtë atdheut, duke i mbajtur të informuar për t’u ndier sa më afër vendlindjes.
“Bota sot”, do të ekzistoj derisa të ketë ujë e ajër, si gjeja elementare për të jetuar e shijuar të vërtetën për vendin dhe shoqërinë dardane.
Te jetoni e veproni përjetësisht.
Hafiz Shala
New York
26 qershor 2023