Kam disa pyeje për antiKurtët.
Ju antiKurtët e Shqipërisë dhe të Kosovës: A jeni për zbatimin e ligjit, të Kushtetutës dhe të demokracisë në Kosovë,
A jeni për funksionimin e shtetit ligjor.
Ju pyes edhe se:
A është i korruptuar apo jo Albin Kurti?
A është antiamerikan Albin Kurti që rezulton i pastër dhe i pakorruptuar, shërbëtor i shtetit dhe i shoqërisë në Kosovë , kur SHBA prioritet të prioriteve kanë luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë e shtetit ligjoir, dhe këto po i kryen e zbaton Kurti.
A po e mbron Albin Kurti dhe a po vepron Kurti sipas Ligjit e Kushtetutës së Kosovës?
A po e mbron shtetin dhe territorin e Kosovës Kryeministri Albin Kurti?
Ju antiKurtët a jeni dakord me “Open Ballkanin” dhe me formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, kundër të cilave është Kurti.
Ju antiKurtët , a jeni dakord me politikën e Kurtit i cili të parën ka Kosovën dhe interesin kombëtar?
A jeni dakord me politikën e reciprocitetit të Kurtit?
A jeni dakord me Kurtin që po i qëndron besnik vizionit të Rugovës dhe misionit clirimtar të UÇK-së që sollën pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës?
A jeni dakord me Kurtin ,që Serbia për herë të parë u sfidua edhe intelektualisht, edhe demokratikisht, politikisht e diplomatikisht nga Kurti, Osmani e Gërvalla?
A jeni dakord me Kurtin i cili nuk pranon që për interesa të ngushta personale pushteti e përfitimi personal, ai nuk bën kompromise e as pazare antiligjore e antikushtetuese në dëm të Kosovës?
JU ANTIKURTËT NË KOSOVË ,MENDONI PËR NJË MOMENT PA EGOIZËM ,PA INATE E PA XHELOZI, MENDONI ME ARSYETIM TË PASTËR E TË PANDIKUAR NGA EGOIZMI E INTERESI, MENDONI SE OPINIONI SHUMICE A ËSHTË ME JU ANTIKURTËT APO ME KURTIN?