Pse ia kam thënë një të vërtetë, znj. Vjollca Berishës, se nuk i ngjan posti i Zëvendësministres së Bujqësisë, përveç Ministrisë së Arsimit e Kulturës më është hidhëruar fort, si mendon Vjollca të ketë post të lartë shtetëror e ne ta marrim me të mirë duke ia bërë qejfin?, jo, jo ministre Vjollca ne nuk jemi miklues të pushtetarëve, i kemi kritikuar edhe do t'i kritikojmë deri në vdekje.
Kur nuk keni fuqi intelektuale, politike e shpirtërore t'i duroni kritikat largohuni prej këtij posti të lartë, pasi ju vjen këndshëm duhet t'i duroni kritikat, ofendimet e sharjet. Kurrë nuk ju kemi kritikuar si poete dhe për profesionin tuaj të shenjtë të arsimit, përkundrazi ju kemi çmuar.
Nëse e vyer profesoreshë dhe poete, Vjollca Berisha, nuk e dini se pse Taravari të ka nënçmuar e të ka hudhur në Ministrinë e Bujqësisë e jo në atë të Arsimit ju tregojmë se BDI-ja e Ali Ahmetit sundon absolutisht në të gjitha sektoret e Ministrisë së Arsimit, ja t'i numërojmë një nga një:
Ministri Jeton Shasivari
Zv. Ministri Agim Nuhiu
Kryetari i Konferences ndëruniversitare, Abdilmenaf B.
Këshilltari special i ministrit për arsim të lartë, Shpëtim L.
Këshilltari shtetëror për arsim të lartë, Agim R.
Udhëheqësi i sektorit për arsim të lartë, Ahmed Q.
Udheheqësi i sektorit për shkencë, Elvane H.
Drejtori i Agjencionit për cilësi të arsimit të lartë, Agim Rushiti
Udhëheqësi i bordit per evaulim, Jetmire Alimani
Nënkryetari i Këshillit kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari kërkimore-shkencore, Nderim Z
Nënkryetari i bordit për akreditim Qufli O.
Udhëheqësi i sektorit për inspektim të arsimit të larte, Afrim S.
I vogël është Taravari për t'ia marrë Ministrinë e Arsimit Ali Ahmetit.