Lufta në Kosovë nuk ka përfunduar

Opinione

Lufta në Kosovë nuk ka përfunduar

Nga: Skënder Kapiti Më: 9 korrik 2023 Në ora: 10:04
Skënder Kapiti

Akoma në Shqipëri nuk e dinë dhe nuk e kanë kuptuar rëndësinë jetike dhe rolin e madh e vendimtar të Kosovës për mbijetesën e substancës shqiptare  dhe për Shtetin shqiptar. Serbia e din këtë më mirë se sa Shqipëria dhe se shqiptarët e Shqipërisë.

Dhe prandaj Serbia shtetin e Kosovës e shikon si kërcënim për botën serbe në Ballkan, dhe e shikon Kosovën si forcim dhe konsolidim të Botës shqiptare në Ballkan.

Tani pas formimit të shtetit shqiptar të Kosovës, Serbia dhe e gjithë bota e dinë se shqiptarët tani po bëhen faktor kyc në Ballkan.

Dhe Serbia kurrë nuk do të heqë dorë kundër Kosovës, për destabilizimin e saj dhe me që tashmë nuk mundet që Kosovën ta sulmojë direkt nga Bogradi e Prishtina, por tashmë Kosovën Serbia përpiqet dhe  e sulmon nga Tirana.

Gjithcka se cfarë Serbia bën projekte e ide ajo përpiqet që ato platforma dhe ide antiKosovë të gjejnë mbështetje në Tiranë,sic edhe gjetën   ideja dhe projekti për coptimin e Kosovës dhe ai i Open Ballkanit, që fatkeqësisht Shqipëria  ishte mbështetja më e zëshme dhe më zellshme e tyre.

Serbia kurrë nuk do të pajtohet me shtetin e Kosovës derisa ajo mendon se do të marrë nga Kosova ato që ajo synon.

Prandaj beteja dhe lufta në Kosovë vazhdon.

Shqiptarët në Shqipëri, shumica e tyre nuk e dinë mire atë që e dinë serbët, rusët e grekët; shqiptarët në Shqipëri nuk e dinë mirë se gjatë gjithë shekujve të Mesjetës ishin iliro-dardanët që nuk u asimiluan dhe që përballuan barbarët serbo-sllavë dhe mbrojtën Ilirikun Perendimor nga dyndjet slavo-barbare. Shqiptarët në Shqipëri duhet ta mësojnë se Kosova për 35 vite, 1878-1912 ishte fushëbeteja ku u zhvillua  lufta më madhore në historinë kombëtare të shqiptarëve; është periudha vendimtare historike e luftës kundër Perandorisë Osmane për pavarësi, por edhe e luftës e qëndresës mbinjerëzore kundër serbeve,malazezëvë, bullgarëve, rusëve dhe europianëve për të mos lejuar asgjesimin, asimilimin  dhe coptimin e trojeve shqiptare. Në vitet 1878-1912 shqiptarët kishin kundra jo vetëm Perandorinë e dobët osmane që po shëmbej, por armiqt më të mëdhej të kësaj periudhe ishin shtetet shovinise sllavo-helene dhe Rusia e Europa.

Dhe prandaj lufta në Kosovë vazhdon sepse akoma Europa nuk ua ka kthyer borxhin shqiptarëve,dhe akoma në Europë ka shqiptarofobi  sic edhe aktualisht që kjo po duket e shihet.

Kosova është akoma në Luftë, sepse kundër Kosovës janë Serbia dhe të gjithë serbët kudo;  pro Serbisë dhe besnikë ndaj saj janë Rusia dhe aleatët e saj. Kurse Kosova edhe Shqipërinë nuk e ka as sot në krah sa dhe si duhet, por cuditërisht kundër Kosovës në Shqipëri ka shumë politikanë,intelektualë,analistë e media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat