Kosova po lufton për mbijetesë, kurse opozita e akuzon qeverinë si populiste!

Opinione

Kosova po lufton për mbijetesë, kurse opozita e akuzon qeverinë si populiste!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:16
Sherif Ramabaja

Derisa Kurti ishte në opozitë dhe angazhohej kundër Asociacionit të Thaçit dhe Mustafës, por edhe kundër njohjes së Gjykatës së Hagës, ku sot aty po gjykohet edhe Thaçi me të tjerët, Kurtin e akuzonin si populist.

Po ashtu edhe sot derisa Kurti ndodhet nën presion të tmershëm nga Serbia, bashkësia ndërkombëtare dhe opozita, njësoj sikurse atëherë, prap atë dhe qeverinë e tij po i quajnë popoliste.

Shtrohet pyetja: çfarë zgjidhje do të ofronin ata sot? Asociacion me kompetenca ekzekutive. Dorëzimin e veriut në bandat e Vuçiqit, apo do ta pranonin versionin e ndarjes së Kosovës, për të cilin po lufton Vuçiqi dhe Rama.

A po flet opozita po me gjuhën e Vuçiqit? A po flet opozita me gjuhën e Lajcakut, Borrellit, Grenellit dhe Eskobarit, që Kosova t´ia dhuroi Serbisë veriun.

Duhet ta kuptojmë se nën presion në këtë rast nuk është vetëm Kosova, po edhe EU dhe SHBA, derisa ende nuk është sqaruar lufta Ukrainë – Rusi.

Gjithkund udhëheq një eufori që askush nuk din se nga t´ia mbaj. Pasiguria është e madhe, prandaj edhe insistohet në këtë rast që të dëmtohet Kosova, të largohet Serbia nga Putini, vetëm të shihet që u arrit një hap, sado i vogël qoftë.

Në anën tjetër situatën po e shfrytëzon Vuçiqi i cili për ta ruajtur pushtetin krijon vatra krizash, sa në Bosnje, sa në Mal të Zi dhe sa në Kosovë.

Ai po vepron njësoj sipas taktikës së Putinit, përndryshe nuk mund të qëndroi në pushtet. Një ndihmesë të madhe në këtë drejtim po ia afron edhe Rama, i cili njësoj lufton dhe për mbijetesën e vetë.

Opozita nëse dëshiron që t´i fitoi zgjedhësit duhet të paraqet alternativë për zgjidhjen e problemeve, e jo t´i përsëris akuzat e Vuçiqit, Lajçakut, Borrellit, Escobarit, Grenellit e Ramës.

Më e mira për ta do të ishte që t´i bashkoheshin qeverisë dhe të tregonin unitet përball presioneve të padrejta ndaj atdheut. Me unitet të përbashkët do t´i kthenin edhe votuesit të cilët i kanë humbur. Përndryshe ashtu siç po veprojnë, vetëm sa po e forcojnë pozitën e Kurtit edhe më shumë. Populli është i bindur se Kurti po lufton për mbrojtjen territoriale të Kosovës, e nuk po lufton që të mbetet në pushtet.

Kurtit nuk i duhet kurrfarë konflikti në ruajtjen e pushtetit, sepse nga askush nuk i është rrezikuar. Nuk i duhet të tregohet populist apo nacionalist, kur nuk po e sulmon askënd, por vetëm po e mbron Kosovën nga sfidat e bosnjëzimit dhe ndarjes. Opozita nëse mendon të mbijetoi, duhet të shfaq ide me të cilat e sfidon Kurtin, përndryshe do të vetëshuhen.

Sipas disa parashikimeve Ukraina deri në tetor do t´i kthej territoret e veta (supozime), por Putini për mbijetesë konfliktin shumë lehtë mund ta bart në Gjeorgji, kurse Vuçiqi po ashtu do të thur plane për mbijetesën e vetë. Mbijetesa e tij nuk do të ishte Kosova nëse nuk dorëzohet Kurti, por pyetja do të ishte: ku do të mbetet opozita e Kosovës pastaj? Ku do t´i gjej votuesit? Kush do të votoi për ta? Kush do tu besoi që t´ua japin votën? Këto janë dilema me të cilat duhet të merren, ose t´i kthehen realitetit dhe popullit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat