Në vend të apelit: Ju lutem, deputetë të nderuar!

Opinione

Në vend të apelit: Ju lutem, deputetë të nderuar!

Nga: Milazim Maraj Më: 18 korrik 2023 Në ora: 07:04
Milazim Maraj

Po ju quaj të nderuar sepse pa marrë parasysh, si silleni ju keni nderin dhe respektin e votuesve tuaj. Andaj duke respektuar tuaj me këtë të nderuar i respektoj ata që ju votuan me vetëdije apo pa te. Pra neve ju keni dhënë një pamje që ta plasë zemrën ne vend që të kemi një krenari dhe respekt për ju. Për juve të zgjedhurit e popullit tonë shqiptarë . Popullit që ruajti dhe kultivojë kulturë të lashtë dhe humanizëm për krejt botën . Ju nuk përfaqësoni vetëm ndjenjat tuaja, vetëm interesa tuaja personale apo grupore, por interesat e këtij populli të urtë e human me vlera të larta dhe te trashëguara njerëzore. Kuptoni ju lutëm që në Kosovë askush nuk vdes nga uria. Të gjithë jetojnë por a do të jetojnë me nderë apo pa nderë është në dorën e secilit nga ju pra është në dorën tuaj. Skena e dhunës në kuvendin e Kosovës tregojë një gjendje jo reale të moralit shqiptarë në Kosovë dhe kudo që ka shqiptarë. Tregoj shfryrje inatesh dhe hakmarrje që shqiptarët i kanë anuluar në shekullin e kalua.

Pushteti me çdo kusht shqiptarët i ka sjellë në një grusht Atdhe dhe një grusht popull. Botën e bë shtëpi e shtet kurse ne mbetëm lypsarë nëpër dyert e Evropës dhe Botës. Mbetëm të na trajtojnë KMLDNJ-të. Kurë nga Krimeja , Ukraina, Armenia, Kostandinopoja , Greqia flisnin shqip, flisnin shqip edhe Egjipti dhe Aleksandria por pikërisht për këto inate pa kuptim dhe me efekt të rëndë për ne sollën fatkeqësi për këtë komb dhe këto vlera njerëzore që në Botë nuk funksionojnë pa ne. Ju lutë para se ta merrni fjalën, para se të paraqitni qëndrimet tuaj keni respekt për kolegët tuaj, merrni diskutimet e tyre dhe trajtoni në prizmin pozitiv. Pamja e parlamentit të dhunshëm nuk përfaqëson kulturën tonë, dhe as vlerat tona kombëtare. Nuk jeni ju në ring për të treguar shkatësitë tuaja fizike për nivelin tuaj intelektual. Dalja e Ganimete Musliut për të vendosur at pllakate me shkrimin “Zdravo” nuk i respekton shqiptarët; njësoj sikur nuk i respektonte kur këtë e bënte LVV dhe AAK me sloganin “Zajednica”.

Shihni secila parti çka keni brenda partisë. Nëse në një foto me parë del se Kryetari i AAK, ishte me Radojqiqin, një tjetër i PDK ishte me Jabllanoviqin, një tjetër i nivelit të lartë të PDK putheshin me kriminelet të tjerët ushtrojeni këtë dhunë në partitë tuaja deri në pastrim të domosdoshëm para së të dilni në Parlament. Pastaj do të keni reputacion që aty të dilni me opsione dhe përcaktime të çarta të rëndësishme, ku do të përkraheshit, nga këtu do të vlerësoheshit për zgjedhje te reja. Kështu ju nuk ju pëlqen i gjithë elektoratit tuaj. Kështu këta nuk do përcaktohen për votën e tyre. Opinioni po vetëdijesohet, nuk shitën me kërkesat e votave e rrejshme dhe pompoze në emër të UÇK, LDK, DR. Ibrahim Rugovës. Etj. Populli tani është i lodhur më këto slogane të keqpërdorura pa fund. Kosova kërkon projekte të studiuara mirë, të përputhshme me interesin tonë në planin gjeostrategjik të aleancës tonë, të SHBA dhe BE. Kjo nuk behet nën presonin e emocioneve të luftës për pushtet dhe hakmarrjes ndaj oponentëve politik, ndaj vëllezërve tuaj nga një parti tjetër politike. Ju keni përgjegjësi dhe kjo do të u përcjell jo vetë tani sa jeni në parlament, por edhe pas vdekjes tuaj. Do të jeni krenari a apo turpi i atyre të që të votuan dhe atyre që të kanë rritur, edukuar dhe mësimdhënësve që ju kanë arsimuar. Në këtë situatë të vështirë për Kosovën, madje më të vështirën që nga pas lufta ju keni komeditë të silleni hasretgjinjë për gabimet që i bënë pozita dhe të i fërkoni duart për të ardhur në pushtet mbi këto gabime.

A po mendoni ku do të vini, a mund të vini në pushtet kur e keni rrezikuar shtetin? A do të kënaqeni në pushtet kur që nga viti 2004 jeni ju ata që Kosovën e kthyet pas për së paku 10 vite dhe merreni me menaxhimin e krizave duke numëruar në vend pa asnjë hap përpara? Jeni ju ata që fajësoni pozitën për të njëjtat gabime që i keni bërë ju bashkë më këtë pozitë që është tani. Mos harroni: Ndërrimin e territoreve, amnistinë e kriminelëve, injorimin e vrasjeve të 10 shqiptarëve të pa fajshëm në veriun e Mitrovicës nga shteti serb dhe largimin e 13000 shqiptarëve nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Jeni ju ata që aprovuat komunat më shumicë serbe para se të i ktheni shqiptarët në shtëpitë dhe pronat e tyre. Ku ishit ju atëherë që këtë nuk e kontestuat? U jeni ata që heshtët dhe aprovuat planin për” komuna me shumicë serbe”. Në këtë realitet thirrët sot shteti kriminel serb dhe kërkon autonomi për serbet në tokat tona. Andaj kush është tani patrioti e kush është shërbëtori?

Ju bashkëpunuat me Edi Ramën. Me këtë pati bashkëpunuar edhe Albin Kurti deri sa erdhi në pushtet, madje rrugëtimin e parë nga shteti i Kosovës ai e bëri në Shqipëri, po ja që situata ndërroj në dëm të Kosovës sikur në kohën e Fatos Nanos më të cilin ju kishit marrëdhënie shumë të mira edhe pse në dëme të Kosovës dhe pavarësisë ton. Andaj ju lutëm thirrni ndihmë arsyen! Veproni mençur dhe më përgjegjësi. Te jesh deputet nuk është zgjedhje e juaj por të jesh i ndershëm, shembull dhe i pavdekshëm apo tradhtar në historinë e popullit tënd është vetëm në dorën tuaj. Zgjidhni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat