Zmbrapsja e Albin Kurtit!

Opinione

Zmbrapsja e Albin Kurtit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 4 gusht 2023 Në ora: 20:30
Sherif Ramabaja

Shpatat mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit u mprehën aq fort, sa pritej vetëm dyluftimi. Gjyqtarët e BE Borrell dhe Lajcak iu kërcënuan Albinit, sepse Vuçiqit nuk kishin guxim. Albini përpos Vuçiqit dhe Serbisë, filloi t´i kërcënohej edhe EU. Si duket vetë nuk ia mbante, po zëvendësja e tij Donika Gërvalla EU e lëndoi keq, duke e quajtur Tigër prej Letre.

Nga ky ofendim Borrell dhe Lajcak nuk mbetën indiferent dhe Kosovës, i vunë sanksione. Pas këtij akti, opozita e ngriti zërin kundër Kurtit, duke e harruar Serbinë dhe Vuçiqin.

Albin Kurti jo që nuk u zmbraps, po e aktivizoi ushtrinë, policinë dhe fshatarësinë. Populli u frikësua, kur e shikonin Albinin ashtu tërësisht të çartur. Mendonin se as Beogradi nuk e ndal. E lutën me të gjitha mënyrat që të mos na fuste edhe një herë në luftë. Nuk po nisemi nga ajo se po frikësohemi, po nuk dimë pastaj se ku do të ndalemi, i thanë qytetarët.

Kurti i trimëruar nga vendosmëria e partisë së tij, si gjithmonë të gatshëm për luftë, e dërgoi njësinë speciale, policinë dhe ushtrinë në Veriun e Kosovës.

Vuçiqi siç njihet i çmendur, u çmend tërësisht. Albinin e kërcënoi me Dodikun, me Vulin, me sheshelin, me Listën Serbe, me Gjuriqin, me Draskovicin, me Ramën, me Abazoviçin, me ushti e milici, me paraushtarakët Wagner, me Putinin, me Lavrovin me Lukasenkon, me Baton Haxhiun me Klan Kosovën etj.

Kurti nga këto kërcënime nuk u frikësua, po i forcoi radhët, u furnizua edhe me dronë luftarake nga Turqia. Po ashtu mendoi që në rast lufte, ta zbatoi taktikën e Zelenskyt. Ta sulmoi edhe Beogradin ashtu, siç po e sulmon Zelensky Moskën.

Sharjet, fyerjet, pështymat, britmat, provokimet dhe kërcënimet mes Kurtit dhe Vuçiqit, janë bërë përditshmëri.

Një duel i haptë, si duket nën patronazhin e Vuçiqit, si një turnir boksi në mes mazhorancës dhe opozitës u organizua edhe në Kuvendin e Kosovës. Aty u matën forcat, po fitues nuk kishte. Kjo e pengoi Vuçiqin, ku priste që të rrëzohej Kurti.

Nga e gjithë kjo rrëmujë EU nuk priti më gjatë dhe përsëri e kërcënoi Kurtin. I vuri sanksione dhe e solli para dilemave të fuqishme. Kundër Kurtit u pozicionuan edhe SHBA. Ne jemi në luftë me Rusinë, e ti po insiston të na futësh në luftë edhe me Serbinë, i thanë.

Rama po ashtu me gjithë Abaz (0) viç - in iu kundërvunë Kurtit. Rama ia anuloi mbledhjen e qeverisë. Ia hartoi draft statutin për veriun dhe para tërë globit ia mori fytyrën duke, i thënë se ky jeton në një botë tjetër.

Kurti kur i vërejti se ka mbetur i vetmuar dhe i pa rrugëdalje u zmbraps. E caktoi afatin e tërheqjes së policisë. U pajtua për shpalljen e zgjedhjeve të lira. I liroi të burgosurit serb, të cilët e kishin sulmuar KFOR - in. Me siguri se do ta pranoi edhe draft statutin e Ramës.

 Do t´i plotësoi të gjitha kërkesat me kusht që EU t´ia tërheq sanksionet. Për fat të keq EU është mjaft e komplikuar.

 Lëviz me vështirësi. Merr vendime me vështirësi. I ndërron qëndrimet me vështirësi. I anulon vendimet me vështirësi. Për çdo vendim të ri, i duhet pëlqimi i të 27 shteteve. EU është e njohur në botë për burokracinë e saj. Një vendim i ri dhe pëlqim i tillë, mund të zgjas me vite e decenie. Këtë e kanë provuar në kurrizin e tyre shumë shtete. Këtë e ka provuar dhe ende po e provon edhe Kosova me vizat.

Kosova edhe nëse i plotëson të gjitha kërkesat e parashtruara nga EU, prapë do të jetë i vështirë pëlqimi i numrit 27. Pra Kosovë, mbahu e fortë. Përgatitu për dimër të gjatë dhe mos u dorëzo me asnjë çmim. Dhëmb për dhëmb me Serbinë, Borrellin, Lajcakun dhe Escobarin. /Mars – Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat