Oreksi serb nuk ndalet duke i dhënë për ngrënë dhe as duke i premtuar për ushqime shtesë. Këtë SHBA e kuptoj dhe ka prova të mjaftueshme. Nga viti 1989 dhe deri në vitin 1998 Serbinë e kanë lutë dhe i kanë ofruar variante më të ndryshe demokratike për një marrëveshje me Kosovën, me Slloveninë, me Kroacinë me Bosnjën por nuk kanë pranuar. Mësuesi i Vuçiqit kriminel Sllobodan Millosheviq bënte fizkultura pothuaj të njëjta sikur tani Aleksander Viçiqi. Përfundimi ishte luftë në rajon, djegie, dhunime, vrasje masive, plaçkitje masive dhe gjenocid.
Për këto të gjitha; Serbia në vend që të thirrej në bankën e të akuzuarit u thirr në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me viktimat e saj dhe këtu nuk pranon as tregimin e varrezave masive me shqiptar si pjesë e dialogut. Për këtë Borrell dhe Laçajçak jo vetëm që nuk i bëjnë presion apo të i tregojnë së BE dhe SHBA i tregon rrugën e paqes por se ka edhe rrugën të cilën kjo e provoj 73 ditë para se të dorëzohej. Të gjithë e kanë të çartë, se Serbia po përgatit dhe po kërcënon me luftë Gadishullin Ilirik. Nuk nënshkruan marrëveshjen por e “pranon” edhe për këtë hipokrizi serbe ndërmjetësuesit e lavdërojnë Vuçiqin për këtë “pranim” ai tani zgjedhë driblingun politik, të pranoj ato që i pëlqejnë ose të mos i pranoj atë që nuk i pëlqejnë. Serbia është ngulfatur nga Rusia e Putinit. Putini në Serbi është Presidenti me i preferuar. Para pak ditësh, një fshat i banuar më shqiptarë në Komunën e Medvegjës të banuar me shqiptarë që ka mbetur pa drejtësisht nën Serbi u emërua më emrin Putinovo. Ndërrimi i toponimeve është pjesë e rusizmit të trojeve tona. Ndërsa çregjistrimi i shqiptarëve nga këto tre komuna vazhdon pa ndërpre.
Pse kërkohet largimi i njësisë speciale nga Veriu u Kosovës. Çfarë do të vendos Serbia në ven të tyre? Çdo rast i tejkalimit të kompetencave u dënua nga IP në Kosovë. Serbia kërkon policinë që mund të i arrestoj kur të dojë dhe pastaj të luan rolin e bashkëpunuesit kur të i liroj. Serbet në Kosovë janë të torturuar nga klika e Vuçiqit, jo nga shqiptaret, janë të vrarë, janë të persekutuar dhe të linçuar nga Lista kriminale Serbe dhe formacionet tjera; falanga të Vuçiqit. Njësia speciale e Kosovës nuk i lejon këto tortura. Mbron të gjithë qytetaret por prish planet e Serbisë për agresion në Kosovë. Në prezencë të KFOR-it dhe të EULEX-it u rrahën qytetarë shqiptarë që po kalonin rrugës të qetë; pa asnjë arsye. Ata u rrahën vetëm për të u treguar se aty është “tokë serbe” dhe nuk lejohet të kalojnë shqiptarët. Këtë tokë e shëndërruan në tokë të djegur në lutën e vitit 1998/99.
Kjo dhunë dhe rrahja e thyerja e eshtrave të gazetarëve shqiptarë kaloj në një heshtje shumë dëshpëruese dhe të pa kuptueshme. Madje lëndimet e rënda të ushtarëve të KVOR-it. Nuk reaguan as Borrell, Llajçak, Eskobar, Grenell,Palmer tej. Kjo u heshtë sikur ndnjë gjë e vogël dhe që duhet të akuzohet Kosova. Serbia kjo krijesë kancerrogjene ruse e krijuar në Gadishullin Ilirik shumë padrejtësisht dhe në dëme të paqes në këtë rajon dhe me gjerë ka dhënë prova agresive për realizimin e projekteve ruse sa e sa herë deri tani. Në vend të shërimit të kësaj vatre të rrezikshme e cila po jep metastaza të ashpra në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi, me synime të gllabërimit të Maqedonisë e pastaj të Kroacisë për ta ri bërë fantazmën (Jugosllavia, ose Ballkania, Mini Shengen, apo me një emër tjetër Open Ballkan).
Kjo provë nuk pati sukses tani sheh mundësinë e agresionit në Kosovës apo shtetet e cekura më lartë. Mos reagimi i NATO-s pas sulmeve të dhunshme ndaj NATO-s të dhe mos ndëshkimi i shtetit kriminel serb inkurajoj Serbinë që të jetë edhe më e vrazhdë ndaj SHBA- diplomatëve dhe të BE dhe fqinjëve. Qetësia në BE dhe veçanërisht në Gadishullin Ilirik me këtë Serbi kështu si është nuk arrihet.
Serbia duhet të jetë një shtet i cili nuk mund ta rrezikoj askënd. Për këtë ka dhënë prova të mjaftueshme. Kosova duhet të armatoset aq sa ka nevojë për të u mbrojtur nga Serbia. Përderisa Serbia nuk sheh humbjen në Kosovë qoftë edhe me luftë, Gadishulli Ilirik dhe BE nuk do të ketë paqe. Serbia do të përdoret pa ndërpre si instrument rus për destabilizim kur asaj i duhet sikur tani me rastin e Luftës së pa drejt kundër Ukrainës. Bazuar në këtë që po ndodhë pas lufte Asociacioni i komunave me shumicë serbe pas pastrimit të shqiptarëve në prezencë të KFOR-it do të jetë një çerdhe shoviniste serbe, metastazë në Kosovë për të prodhuar trazira sipas terezisë së Rusisë.