Papa Françesku synon që së shpejti të realizojë një vizitë në Kosovë. Kështu ka thënë vet ai në një intervistë për revistën spanjolle Vida Nueva. Ky është një lajm shumë i mirë dhe me rëndësi të madhe për shqiptarët, në veçanti për Kosovën. Kjo vizitë e Papës vjen me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti. Kujtojmë se, ky i fundit gjatë takimit në Vatikan më 22 qershor, njoftonte se e kishte ftuar atë në Prishtinë. Raportet e shqiptarëve me Vatikanin, historikisht ka qenë specifike dhe speciale, daton qysh herët.
Historia e marrëdhënieve midis vendeve, filloi në mesjetë, kur Skënderbeu u bë kryekomandanti i forcave kryqtarë të Papa Piut II, do të ndalem vetëm tek raportet e Vatikanit me Koosvën nga vitet e 1990 e deri sot. Në atë periudhë Kosova ishte e izoluar, shumë edhe nuk e dinin as ku gjendet, ishte pikërisht Vatikani që mundësoi Presidentit Rugova t'i hapnin dyert e diplomacisë botërore.
Jo më kot Rugova e mbante në muri fotografinë me Papa Gjon Palin II, për angazhimin e tij për Kosovë. Lidhjet e Rugovës me Papën ishin shumë të forta. Kur në prill të 200t, Ati i Shenjtë ndërroi jetë, presidenti Rugova shprehu pikëllimin e yij duke kujtuar rolin e tij historik për Kosovë.. Në letrën ngushëlluese, ndër të tjerat Rugova shkruante: "Papa Gjon Pali II ishte një mik dhe Atë i madh për Kosovën dhe ka bërë shumë për lirinë e saj".
Andaj, ardhja për herë të parë e një Pape në Kosovë është historike, dhe një sinjal i fortë për njohjen e Kosovës nga Vatikani. Natyrisht, një vizitë e tillë do të ishte goditje për Kishën Ortodokse serbe që propagandon kundër shqiptarëve, duke frenuar njohjen e Vatikanit, si dhe ri konfirmon orientim pro perëndimor të shqiptarëve, Kosovës për vlerat evropiane.