Rrena më e re, më e madhe e më qesharake e Rama- parti- qeverisë, kryesisht nëpërmjet Mero Bazes, Frok Çupit, Carlo Bolinos e ca të tjerëve papagajve proqeveritarë si këta, është ajo që po qarkullon këto ditët e fundit në Shqipëri e në diasporë, sidomos mes enveristëve, edramisto-patronazhistëve dhe sigurimsave të vjetër, ikur ndër të parët në vendet kapitaliste, që i kishin bërë ferr dhe burgje për popujt e tyre!? Sipas këtyre sajuesve të moçëm të rrenave me shumë krerë e bishta, edhe kulla më e lartë në Tiranë në Lulishten pas Bibliotekës Kombëtare dhe Teatrit të Operas dhe Baletit si dhe mbi "gropën e Ajdin Sejdisë" është e djalit të Saliut, Shkelzen Berishës. Kjo është një maskaradë e re, në vijim apo pasurim të një tradite mbi 78 vjeçare apo 32 vjeçare, për t'ia lënë në derë të gjithë kopilët e kurvërisë partiake dhe qeverisëse enveristo- ramiziste- edramiste...,
Sali Berishës me familje! Kjo përrallë të kujton edhe sajimet e grupeve armiqsore dhe të akuzave të fantazura ndaj tyre nga mendja perverse e Enverit; edhe intrigën e Gërdecit; edhe skenarin e 21 janarit 2011; edhe atë të "dështimit të shtatzanisë së sajuar të Griseldës, "të fejuarës" sa për skenar të Elvis Rroshit, më 1 qershor 2011...e plot maskarada të tjera! Megjithatë, le të lejojmë veten të biem aq poshtë, deri në nivelin e naivitetit dhe të lehtësisë së mashtrimit të shumë enveristo- edramistëve ndaj çdo sajese, shpifjeje, interpretimi, "njoftimi për shtyp"..., të partisë dhe kryetarit të zemrës. Pra, le ta pranojmë si të vërtetë këtë rrenë me shumë bishta e krerë, nga jashtë e nga brenda! Natyrshëm kushdo ka arsye e të drejtë të shtrojë pyetjet apo akuzën: Edi Rama dhe Erion Veliaj i japin leje ndërtimi për kullën më të lartë në Tiranë e në qendër të saj, një familjeje "të shpallur non grata" ???!!! Aq më tepër, kur janë po ata që paguan sa qimet e kokës Charles Mcgonigal- in dhe të tjerë në DASH e në Londër për ta shpallur non grata Sali Berishën me familje apo për për t'i "kryqëzuar" si Krishtin, për korrupsion, edhe pas mbi 2 vitesh akoma të pavertetuar dhe të papublikuar...???!!!
Kjo është jo vetëm rrenë e pabesueshme edhe nga fëmijët e çerdheve, por edhe nga pleq me sklerozë të rëndë, si ajo e muajve të fundit të Enverit. Njëherazi është edhe tallja më e madhe, më tallëse, më provoktative, më sfiduese dhe kundërvënëse jo vetëm ndaj shumicës së shqiptarëve, por edhe ndaj Biden˛and Blinken, të cilëve Rama and Veliaj u janë aq shumë mirënjohës për pranimin e shpalljes non grata të Sali Berishës dhe të familjes së tij, deri aty sa mund të mos nguronin t’u puthnin jo vetëm duart, por edhe këmbët dhe më tepër, para e prapa. Në këto kushte, çdo shqiptar me mend në kokën e vet e jo të të dy kryetarëve, tek tesera dhe selia e partisë dhe e kryetarit; edhe SPAK, edhe Biden, Blinken dhe DASH..., duhet të kërkojnë urgjentisht të hapen hetime ndaj Rama- Veliajt vetëm për këtë “fakt”!!!
Logjikshëm mund të shtrojnë pyetjen: Si kanë menduar dhe guxuar t'u japin leje ndërtimi një apo disa non gratave...sikur t'i kenë jo armiq të vjetër, që nuk kënaqen as sikur “t’i pjekin në hell”, por...ortakë...???!!! Cilido që e beson, mbron dhe përhap këtë rrenë me shumë krena e bishta, nuk e ka aspak të vështirë për të kuptuar se është sajuar për shpërqendrim vëmendje nga firmosës- vulosësit dhe investitorë- pronarët e vërtetë tek Sali dhe Shkelzen Berisha e nëpërmjet tyre, tek PD dhe opozita, për t’i mbajtur sa më gjatë të përçara e në luftë absurde për vula, seli, kryetarllëk, brenda veteve! Njëkohësisht, edhe që të dalin jashtë sa më shpejt vëmendjes mediatike dhe masive popullore skandali Arben Ahmetaj, skandali i inceneratorëve, apo vendimet e këtyre ditëve për vendosje e rritje taksash, sidomos në fushën e gjërë të banesave si dhe plot skandale dhe vkm të tjera, njeri më skandaloz, më antiqytetar, më antisocial, më abuziv, më korruptiv...se tjetri. Përfshirja dhe mbajtja iso në korin që beson dhe përhap këtë rrenë apo përrallë të trashë, tregon jo vetëm dëshirë për t'u mashtruar si fëmijë, si dikur nga Enveri e Ramizi! Kjo shpreh njëkohësisht edhe cinizëm e ligësi, edhe bashkautorësi apo bashkortakëri me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, me kone, korba, sorra, papagaj, që i mbajnë pranë vetes duke u hedhur "kocka" e "kokrriza gruri, tagjie, elbi apo ..."krimba"!
Prandaj, apeli i parë është për Rama- Veliaj - Baze- Çupi- Bolinon: ju lutemi, kini më shumë respekt për veten, institucionet dhe mediat që drejtoni, përfaqësoni, shfrytëzoni, shpërdoroni, turpëroni...! Por, edhe për turmat "e shurdhëta" që ju dëgjojnë e ato "të verbëra" që ju lexojnë! Mendoni më shumë për emrat dhe dinjitetin tuaj, për të sotmen dhe të ardhmen tuaj, që të mos mbeteni në histori si ata palaçot e moçëm të pallateve mbretërore...! Mos u bëni krejt të pabesueshëm e qesharakë, duke menduar e sajuar përralla si kjo, se edhe për kullën tuaj të re, qeveritare- bashkiake, si për gjithçka në këta mbi 78 vjet, "fajin e ka Saliu"! Apeli i dytë është për edramisto- erionistët e hapur, patronazhistë apo të mbuluar me gjethe fiqsh Terpani apo Roshniku! Duajini, edhe më shumë se veten, familjet, Shqipërinë, Kombin...dhe votojini allasocialisto-rilindasçe, alladibrançe, allashkodrançe, allaelbasançe, allatirançe, allakuksiançe, allarrogozhinase... Edi Ramën dhe Erion Veliajn, por, të shtyrë nga militantizmi apo fanatizmi partiak, mos ua merrni si të vërteta të gjitha sajesat, përrallat, pallavrat, premtimet, deklarimet, "dokumentet", shifrat..., të lëshuara më së shumti, si ato të ëmës së Zeqos në majë të thanës, thjeshtë për propagandë dhe demagogji...!
Apo popullorçe: për t'iu hedhur hi në sy dhe "pluhur dogrash" në gotat me birrë, verë, raki...! Prisni, gjykoni e deklarohuni me bindje e mburrje, ose me pendesë, turpërim dhe zhgënjim...,vetëm pasi Edi Rama dhe Erion Veliaj t'u përgjigjen kërkesave të Sali dhe Shkelzen Berishës! Domethënë, për të bërë publike listën e plotë, të vërtetë, zyrtare të atyre që kanë kërkuar dhe përfituar lejen e ndërtimit; që do të jenë financuesit apo investitorët e asaj kulle; pronarët e saj, me më shumë kate të tërë apo më me shumë apartamente. Nëse në këtë listë mund të jenë emrat Shkelzen dhe Sali Berisha apo Argita dhe Abi Malltezi, atëherë mund të keni të drejtë të mburreni se nuk ia keni fut kot apo si kali pelës e kau lopës...!Bashkë me ju, ashtu siç kam bërë prej rreth 32 vitesh, edhe në RD, nuk do t’ia kursej kritikat mediatike Sali Berishës, se “na paska mashtruar gjatë”, duke luftuar me Edi Ramën dhe Erion Veliaj nëpër ekrane dhe tribuna protestash dhe “duke fjetur me ata” nëpër dosje lejesh ndërtimi dhe privilegjimesh të tjerë.
Por, nëqoftëse nuk gjenden emrat e "non gratave" amerikano-sorosiane-mcgonigaliane-surreliane..., kini burrërrinë të pranoni se keni besuar dhe përhapur, sipas një vesi e tradite të vjetër, një rrenë të madhe me shumë krerë e bishta, siç është prej afro 82 vitesh partia juaj e zemrës, e sajuar nga Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, më 8 nëntor 1941!