Në Gjermani është arrestuar një officer ushtrie me akuzën për tradhti dhe spiunim të dyshuar për Rusinë. Në janar të këtij viti ishte arrestuar gjithashtu edhe një shtetas tjetër gjerman, pjëstar i Bundes-Nachrisht, po me të njëjtën akuzë. Kjo do të thotë se Gjermania rrezikohet nga shërbimet sekrete ruse, ndaj dhe shteti e shoqëria janë në veprim të vazhdueshëm për mbrojtjen e vendit e të qytetarëve gjermanë. Në fakt nuk është hera e parë që ndodhin arrestime të tilla në Gjermani. Një eksponent këshillues i qeverisë gjermane ishte arrestuar para pak muajsh për të njëjtën arsye.
Ndërsa në Shqipëri po të flasësh për spiunë dhe tradhti të konsiderojnë “arkaik, i prapambetur, ekstremist, nacionalist dhe të rrezikshëm për shtetin dhe për interesat e kombit”! Shqipëria është vendi i çudirave! Tradhtari hiqet e vlerësohet si patriot! Spiunimi si aftësi e veçantë dhe unike për spiunin!
Grabitja si zotësi! Vjedhja si guxim! Droga si shprehi e trimërisë së pashoqe! Prostitucioni si modernitet! Madje jo vetëm kaq! Spiuni, hajduti dhe intriganti flasin për ndershmëri! I ligu flet për sinqeritet dhe patriotizëm! Mafiozi po ashtu për zhvillim! Perversët flasin për modernitet! Tradhtarët akuzojnë patriotët për tradhti!
Po e kthejmë moralin politik e shoqëror në invers, në të kundërtën e vet, derisa vetë djallin e dekorojmë me tituj si “Nderi I Kombit” ose deri te Dekorata e Pavarësisë!
Pra, i japim dekoratën e pavarësisë edhe spiunit serb e rus, që gjithë ditën e gjithë natën punon për zhbërjen e shtetit të Kosovës, duke reklamuar publikisht ndarjen e saj, harresën për viktimat që shkaktoi me genocidin e vet kundër shqiptarëve, amnistinë e krimeve kundër njerëzimit!
Deri kur?!