Vrasjet e fundit ndodhin pasi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar i lirojnë kriminelët

Opinione

Vrasjet e fundit ndodhin pasi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar i lirojnë kriminelët

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 gusht 2023 Në ora: 22:40
Faton Mehmeti

Së fundi në Kosovë janë shpeshtuar vrasjet, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e përgjithshme. Vetëm gjatë javës së fundit kanë ndodhur tri vrasje duke ngjallur pasiguri tek qytetarët e vendit tonë.

Së fundi një 39-vjeçar ka vdekur në Runik të Skenderajt si pasojë e të shënave me armë zjarri në vazhdën e vrasjeve tjera. Ndër faktorët që nxisin vrasjet është numri i madh i armëve ilegale.

Në Kosovë pas përfundimit të luftës konsiderohet se në duart e qytetarëve janë rreth 350 mijë armë, duke filluara nga armët e zjarrit deri tek ato të gjuetisë.

Andaj, duhet gjendur një zgjidhje të largohen armët nga duart e qytetarëve, deri më tani institucionet e Kosovës nuk kanë gjetur zgjidhje, që së paku armët luftarake të largohen nga duart e qytetarëve, dhe të iu dorëzohen institucioneve kompetente.

Në gjykimin tim ndër fajtorët kryesor është drejtësia. Nuk mund të akuzohet policia aq sa drejtësia. Në vrasjen e ndodhur në Prishtinë tek "Bon Vivant" të gjithë të përfshirët, rreth 20 persona, ishin me dosje kriminale dhe në liri.

Policia i arreston, këtu mbaron misioni dhe detyra e saj, është drejtësia e kapur, e shitur që i liron kriminelët, sikur të ishte sistemi i drejtësisë i drejtë dhe i fortë në ndëshkimin e kriminelëve, vendi sot do të kishte më pak vrasje.

Emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politikanët, me mënyra korruptive dhe favore të tjera ka ndikuar që puna e tyre të jetë e diktuar nga ata që i kanë emëruar, e rrjedhimisht edhe lirimin e atyre që janë pjesë e klanit të tyre.

Gjithësesi duhet forcuar ligji kundër atyre që mbajnë armë, pastaj të ketë kontrolle në vetura dhe tek ata që hyn në lokale, dhe në fund por më kryesorja Vettingu në drejtësi.

Pa çrrënjim të sistemit të kalbur të drejtësisë, nuk mund të ketë siguri dhe as rënie të kriminalitetit. Andaj, është koha e fundit që drejtësia të bëj punën e saj, si hapi i parë drejt sigurisë së përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat