Fqinji ynë verior, Serbia, akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes tonë nga faqja e dheut!

Opinione

Fqinji ynë verior, Serbia, akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes tonë nga faqja e dheut!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:57
Rexhep Elezaj

Kështu tha presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në konferencën me gazetarë të mbajtur dje në Tiranë bashkë me presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj, ku ndër të tjera theksoi, po citojmë:

“Derisa politika shtetërore e Serbisë po e cenon integritetin territorial të Kosovës, dhe po angazhohet me agresion institucional kundër Kosovës, ne kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë dhe aleatëve tanë Veri-atlantik. Kosova sot përballët me sfidën më të madhe në aspektin e sigurisë në 25 vitet e fundit, kur për çdo ditë përballemi me agresion institucional nga fqinji ynë verior, Serbia, i cili akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes tonë nga faqja e dheut, atëherë është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare t’i vëmë para gjitha interesave tjera, të koordinohemi në baza ditore, të flasim me një zë e të unifikuar, dhe unë nuk kam asnjë dyshim, se qëllimin e kemi të përbashkët...”!

Pra, konstatimi i saj përveç se ishte shumë i sakët, ishte madje edhe shumë prekës për shqiptarët si popull dhe si qenie njerëzore, siç ishte pa dyshim, dhe pika kulmore e zbrazjes së mllefit të saj dhe ndjenjës kolektive për rrezikun permanent që shqiptarëve dhe Kosovës iu kanoset nga hegjemonizmi vrastar serb si dhe synimi barbarë i regjimit të Serbisë për zhdukjen e shqiptarëve nga faqja e dheut, si dhe ripushtimi fashist i Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas 25 viteve nga gjenocidi serb në Kosovë, 1990/99, dhe nga fakti se as regjimi aktual i Serbisë nuk po heq dorë nga Programi fashizoid i Vasa Çubrilloviçit për zhdukje e shqiptarëve nga faqja e dheut, është detyruar që këtë rrezik ta përsëris, kuptohet pse në Tiranë, se regjimi aktual i Serbisë, pranë disa ndryshimeve vizuale në politikën shtetërore, përveç se nuk ka ndryshuar asgjë në përmbajtje nga programi në fjalë, është në fakt vazhdimësi tipike e politikës serbomadhe dhe antishqiptare në Ballkan, e cila në asnjë mënyrë nuk po pranon të heq dorë nga ripushtimi i Kosovës si dhe synimi djallëzor për zhbërjen nga faqja e dheut të 2 milion shqiptarëve, siç tentoi ta bënte këtë krim regjimi fashist i S. Millosheviçit në vitet 1989 - 1999..!?

Pra, njëjtë, edhe politika e regjimit aktual në Serbi ndaj Kosovës, Program dhe platformë bazë të sjelljeve dhe veprimeve të përditshme ndaj shqiptarëve ka “Memorandumin” e Vasa Çubrilloviçit (1937), në të cilin, ndër të tjera thuhet edhe kjo:

“Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët, nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duam të ndjehemi gjerë në territore, duhet t’i ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota t’i urrejë ata. Qe shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet që me çdo kusht dhe mënyrë t’ua nxijmë jetën. Që të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire, epiriote dhe dardane, t’u vrasim krenarinë ilire, t’u shkatërrojmë vatrat dhe t’u ngatërrojmë emrat, t’iu njollosim emblemat dhe t’iu fshijmë simbolet e lashta ilire. Duhet domosdo t’i bëjmë që të bjerrim (zhdukim) gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohësisht t’u rrëmbejmë dhe përvetësojmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE, t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ta urrejnë dhe mos durojnë njëri-tjetrin, dhe përfundimisht ta mohojnë vetveten. Që të finalizohet kjo platformë duhet domosdo, që anti-shqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë. Mos harroni, se mosqenia e shqiptarëve, është vetë ekzistenca jonë..”!?

Nëse dikush sot e gjen vetëm një ndryshim në politikën serbe që e kanë bërë ndaj shqiptarëve nga ajo çfarë thuhet në Programin famëkeq të V. Çubrilloviçit, do bënte mirë që të na njoftojë se cilat janë ato ndryshime !

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat